10 fakte per trupin qe mund te mos i dini

10 fakte per trupin qe mund te mos i dini
Trupi i njeriut është mrekulli e vërtetë pavarësisht se njerëzit ndahen kur vjen puna për të vlerësuar se kujt i përket kjo mrekulli, Zotit, natyrës apo ndonjë force të mbinatyrshme. Ja 10 fakte për trupin që mund të mos i dini.

1. Njerëzit janë ata që shkëlqejnë në errësirë

Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar me kamera shumë të ndjeshme që trupat tanë emetojnë sasi të vogla të dritës të cilat janë shumë të dobëta për t’i regjistruar syri njerëzor. Edhe pse dihet qëmoti që qeniet njerëzore prodhojnë sasi të vogël të dritës, si pasojë e reaksioneve kimike në qeliza, shkencëtarët japonezë për herë të parë kanë arritur ta regjistrojnë atë dritë.

2. Trupi i njeriut prodhon aspirinë

Konsumimi i pemëve dhe i perimeve mund t’i ndihmojë trupit të njeriut për ta krijuar aspirinën e vet. Një hulumtim ka treguar që trupi ynë nga acidet e pemëve dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirinës i jep vetitë antinflamatore kundër dhimbjeve.

3. Është mirë të bëni një sy gjumë në punë

Një sy gjumë prej 20 minutash mund të përmirësojë vigjilencën e përgjithshme, të forcojë disponimin dhe rrisë produktivitetin. William Anthony, autori i librit “Arti i dremitjes në punë”, – thotë që ndikimi pozitiv i dremitjes së shkurtër mund të zgjas edhe deri disa orë. Kështu që nëse shefi juaj ju gjen duke fjetur në vendin e punës, përmendjani këtë fakt!

4. Në mëngjes jemi më të gjatë

Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por gjatësinë e shtuar na e jep sasia e lëngut në mes disqeve të kurrizit, i cili përtërihet gjatë natës derisa flemë.

5. Orgazma nxit teshtimën

Disa meshkuj pas ejakulimit ndiejnë dhembje koke dhe ndonjëherë edhe teshtijnë. Aktiviteti i rritur në sistemin nervor gjatë orgazmës mund të jetë fajtor për dhimbjen e kokës, ndërsa shpjegimi i mundshëm për teshtimën është afërsia e qendrave në tru për orgazëm, hapje të gojës dhe teshtimë.

6. Edhe gjuha ka gjurmë unike

Ashtu si dhe shenjat e gishtave, edhe gjurma e gjuhës është e ndryshme te secili njeri. Për shkak të veçantisë së formës dhe teksturës fiziologjike të çdo gjuhe, ajo është e dobishme gjatë vërtetimit të identitetit.

7. Lëkura më e trashë është në shputë

Lëkura është më së shumti e trashë në shuplaka dhe në shputa, ndërsa trashësia e saj në këto pjesë të trupit është katër milimetra. Po ashtu, lëkura në këto pjesë ka më së shumti gjëndra të djersitjes.

8.Zorra qorre nuk është krejt e padobishme
Për një kohë të gjatë është konsideruar organ i padobishëm, por zorra qorre në fakt ka funksionin e vet. Ajo në fakt paraqet “shtëpi të sigurt” për bakteret e dobishme të cilat jetojnë në stomakun njerëzor dhe nxisin tretjen.

9. Pozita e trupit ndikon në kujtesë

Nuk mund të kujtoni datën e përvjetorit të fejesës? Provoni të përuleni në gjunjë. Një studim i cili ka studiuar kujtesën, ka zbuluar që njerëzit kujtohen më mirë se kur ka ndodhur diçka, nëse qëndrojnë në pozitën në të cilën kanë qenë në momentin e ngjarjes.

10. Biondet kanë më shumë flokë

Nuk e dimë a janë më shumë argëtuese, por shkenca thotë që kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve, zbulon një hulumtim, përcakton dendësinë e saj. Flokët mesatarë të njeriut kanë 100.000 rrënjë të qimeve ku secila mund të prodhojë 20 fije individuale floku gjatë tërë jetës. Biondet kanë mesatarisht 146.000 folikula, ndërsa njerëzit me flokë të zinj rreth 110.000. Dendësinë më të vogël të flokëve e kanë njerëzit me flokë të kuqe, me më pak se 100.000 folikula.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama