10 filmat me te mire te vitit 2011

10 filmat me te mire te vitit 2011
Çfarë e bën një film të mirë – çfarë e bën një film të jetë më i miri i vitit – nuk është vetëm një lëvizje e denjë prej sekondash sa këtu dhe atje, por një vazhdimësi eksperiencash të mbledhura bashkë. Atëherë si është zgjedhur filmi më i mirë i vitit 2011? Si arrijmë të drejtpeshojmë debutimin në regji të Xho Kornishit kundrejt punës së Methju Vaugn? A duhet të favorizojmë aftësinë e Xhorxh Klunit për të buzëqeshur edhe në momentet më tragjike apo të përulemi përpara performancës së mrekullueshme të Runi Mara?

Këto janë pyetje të cilave nuk mundet t’i përgjigjet vetëm një person. Ndaj MTV ka mbledhur një tryezë të rrumbullakët me personat më të aftë në stafin e vet për të diskutuar, debatuar, argumentuar dhe me raste sharë në lidhje me gjithçka që doli në këtë shumëllojshmëri këtë vit. Në fund u zgjodhën 10 filma:

10. “Attack the Block”

Në një vit të mbushur me pushtime alienësh, “Attack the Black” ishte më i miri i të gjithë grupit. Të marrësh fantashkencën për një xhiro përmes bandave, të kalërosh rrugët e Londrës jugore, rezulton të jetë një kthesë e egër krijuese e këtij zhanri, e kompletuar me atë çka duhet të jetë dezanji i krijesës më të mirë të parë në të gjitha filmat e vitit. Kjo suspancë, e pasur me aksion dhe që i mundon një fund të bukur, është filmi i fantashkencës së vitit 2011 – Xhosh Uigler

9. “The Descendants”

“The descedants” do të thotë një ndryshim në tipin e “yllit” Xhorxh Kluni. Personazhi i tij, Met King, nuk mundi të përdorte joshjen e Klunit për të rregulluar familjen e tij të shkatërruar nga një aksident me varkë, ku humbi jetën gruaja e tij dhe nëna e dy vajzave të tij adoleshente. Kluni që pamë nuk ishte ai ylli i filmave, por një person konfuz, duke i kuptuar gjërat ndërsa i përjeton. Rezultati është një film kompleks dhe emocionalisht i ndershëm që do të ishte e trishtë nëse nuk do të ishte kaq zbavitës. –Kevin Salivan

8. “50/50″

Pikëllues, ngazëllues dhe në të njëjtën kohë qesharak, “50/50” është ndoshta portretizimi më i mirë i kancerit në televizion. Dhe ndoshta do të jetë kjo arsyeja pse është tepër i dëshiruar. Filmi ndjek rrjedhën e ngjarjeve lidhur me 27-vjeçarin Adam (Jozef Gordon-Levit), të cilit i është diagnostikuar një tumor i rrallë, lufta kundër kësaj sëmundjeje me ndihmën e miqve Kail (Seth Rogen) dhe terapistes në formim Katerina (Ana Kendrik). Duke u bazuar në eksperiencën e jetës reale së Uill Raiserit (skenografit), mikut të Rogenit, “50/50” nuk kërkon ndjesë për të gjetur argëtimin në një situatë të keqe. Dhe ndaj pëlqehet. – Emi Uillkinson

7. “The Muppets”

Është “The muppets” (një grup kukullash) për mileniumin e ri: Kermit dhe miqtë e tij rikthehen në teatër pas një shkëputjeje prej 12 vitesh, të përditësuar për një gjeneratë të re nga shkrimtari/bashkëprotagonisti Xheizon Segel. Nëse fillimi është disi i trishtë (“Muppets”-t kanë jetuar të ndarë nga njëri-tjetri dhe tashmë studioja e tyre është shkatërruar), nuk ka asgjë që një kërcim koreografik, Emi Adams dhe kori i pulave nuk mund ta ndreqin. –Bruk Tarnof

6. “X-Men: First Class”

Methju Vaugn kishte shumë punë për të bërë me aktorin Brajan Singer i cili ka bërë dy filma të “X-Men” dhe aktorët e tjerë tepër të talentuar, të cilët janë përshtatur më së miri me rolet klasike të mutantëve të Mavelit. Vaugn zgjuarsisht arriti të përdorte këtë gjë si një avantazh duke i dhënë të apasionuarve një ekskluzivitet të ri të bazuar në historitë e karaktereve, të akorduar me të shumëtalentuarit Xhejms MekAvoj si Çarls Havier dhe Majkëll Fasbender si Erik Lansher/Magneto.– Kara Uorner

5. “Hugo”

Me kaq shumë mënyra për të parë një film, magjia e të shkuarit në teatër dhe të ulurit në errësirë duket si një ide e së shkuarës. Martin Skorzese ka tentuar të rigjejë ndjesinë që i bën filmat shumë specialë dhe duke e vendosur këtë në qendër të filmit “Hugo”. Përmes historisë së një jetimi që jeton në stacionin e trenit të Parisit, “Hugo” zhytet në krijimin e filmave dhe na tregon se pse filmat mbeten gjithmonë një vend ku ëndrrat mund të bëhen realitet. – K.S.

4. “Bridesmaids”

“Bridesmaids” (shoqërueset e nuseve) është një nga ata filmat e rrallë komedianë në të cilët gjithçka funksionon për së miri: stafi i talentuar, i drejtuar nga Kristen Uig, Maja Rudolf dhe Melisa MekKethi në një performancë vrasëse; skenat shpesh dukeshin disi jashtë normales dhe raste të tjera tepër të këndshme që sillnin shumë të qeshura., ku skena vendosej në një dyqan nusesh. Këto skena nuk ishin të këndshme vetëm për femrat, por për të gjithë të tjerët. Aq të këndshme sa sollën në arkat e kompanisë një fitim prej 169 milion dollarësh. –K.U.

3. “Harry Potter and the Deathly Hallows, Part 2″

Të gjitha gjërave të bukura do t’i vijë një ditë fundi. Kur erdhi koha që edhe Herri Poteri, një serial shumë i ndjekur të merrte fund, ishte vërtet shumë e mrekullueshme të shihje aktorët e ndryshëm si Daniel Redklif, Ema Uotson dhe Rupert Grint, të rritesh brenda personazheve të tyre heroikë. Një rrugëtim i gjatë i mbushur me tragjedi dhe shpresë, me dëshpërime dhe triumfe, e bëri filmin jo më të mirë të të gjitha serive, por edhe nga më të mirët e vitit. –J.U.

2. “Drive”

Në një vit me filma, një vit i cili mundet të nominohej edhe si viti i Goslingut, me disa djem të mirë kanadezë dhe të spikatur në ngarjen e makinës, me zënka në rrugë. Mundet të jesh si ai apo me të. Nuk ka rëndësi çfarë, nuk duhet t’ia largosh sytë. Ndaj edhe të ardhurat e filmit ishin 34,7 milionë dollarë. Filmi pati një ndikim të fortë kulturor, duke inspiruar parodi të shumta dhe duke dhënë një kolonë zanore e cila nuk kishte si të mos dëgjohej nga të gjithë ata që kishin një iPad në dorë. Do të jetë një film për të cilin nuk do flitet vetëm në 2011-n, por edhe në vitin 2021-shin. – Erik Ditzian

1. “The Girl with the Dragon Tattoo”

Të devotshmit e librave popullor të Stig Larson (apo filmit në gjuhën suedeze), nuk kanë përse frikësohen, pasi filmi është në duar të sigurta, në duart e një mjeshtri si David Finçer. Regjisori ndjek linjën e “Social Network” (Rrjetit Social) me një tjetër “tour de force”, duke injektuar një vrasje misterioze e cila në prezanton me shumë stil hakerin Lisbet Salander (Runi Mara) dhe gazetarin (Daniel Kreig). Mara është një zbulim dhe kohëzgjatja prej 160 minutash dhuron skena të cilat të shkaktojnë drithma nga njëra skenë në tjetrën. E errët dhe e vështirë për t’u parë, por një triumf në çdo këndvështrim. –Kevin Polovi

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama