Në fakt, Juventus ishte afër marrëveshjes me Santosin, përfshirë përkrahjen nga FIAT. Kam menduar për të ardhur në Evropë, por në fund preferova të mbetem në klubin tim të zemrës, Santos”, ka deklaruar Pele gjatë një interviste të tij në vitin 2009 dhënë për Eurocalcio. Kalojmë tek një tjetër lojtar i jashtëzakonshëm, tek legjenda bardhezi Alex Del Piero. Për t’i përfunduar karrierën Roberto Baggios tek Juventus duhet të jesh i veçantë dhe Del Piero e demonstroi këtë në raste të shumta, pas transferimit nga Padova më 1993. Shpeshherë spekulohej me kalim në Spanjë ose Angli, por legjenda e Bianconerëve qëndroi në klub edhe në Serie B dhe pritet të përfundojë karrierën në Juventus. Del Piero është lojtari më i adhuruar nga tifozët bardhezinj, por jo vetëm. Ai është edhe rekordmeni i Zonjës së Vjetër. Një tjetër legjendë është kapiteni i Barcelonës.
Është thjesht e paimagjinueshme të flitet për Puyolin e të mos jetë në fanellë të Barcelonës. Titullar për më tepër se një dekadë, qendërmbrojtësi kërkohej nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë Manchester United më 2003, por gjithmonë i qëndroi besnik Barcelonës, ku edhe sot vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Në këtë listë është edhe Lev Yashin. I votuar si portieri më i mirë i shekullit të 20-të, Yashim ka marrë nofkën ‘merimanga e zezë’ për shkak të refleksit të tij të shkëlqyeshëm. Një veteran i tre kampionateve botërore, Yashim është i vetmi portier që ka fitua Topin e Artë. Gjithë karrierën e tij 22 vjeçare si futbollist e kaloi tek Dynamo të Moskës, ndërsa kaloi edhe dy dekada të tjera në klub si zyrtar para vdekjes së tij më 1990. megjithatë, vecc këtyre 10 flamujve, në listë mund të futeshin edhe lojtarë të tjerë. P.sh si Francesko Totti. Kapiteni i Romës, është flamuri i këtij ekipi, ai luan prej vitesh me verdhekuqtë dhe do ta përfundojë karrierën në kryeqytetin italian. Totti ka refuzuar shuam oferta për ti qenë besnik Romës, nhë nga refuzimet e tij ka qenë edhe Reali i Madridit.
E dimë se Pele e përfundoi karrierën e tij në New York Cosnos, por ai i qëndroi besnik Santosit për 18 vite. “Real Madridi më kërkoi së bashku me Manchester United dhe Juventusin. Në fakt, Juventus ishte afër marrëveshjes me Santosin, përfshirë përkrahjen nga FIAT. Kam menduar për të ardhur në Evropë, por në fund preferova të mbetem në klubin tim të zemrës, Santos”, ka deklaruar Pele gjatë një interviste të tij në vitin 2009 dhënë për Eurocalcio.
Një portier i cili i qëndroi besnik një klubi. Sepp Mairer qëndroi në portën e Bayern Munichut për 17 vite, duke fituar tituj të ndryshëm si dhe kampionatin botëror me Kombëtaren gjermane më 1974.
Le Tissier nuk e lëshoi kurrë Southamptonin. Ish partneri i tij Alan Shearer e ftoi t’i bashkojnë forcat në Blacklburn Rovers, ndërsa ai ishte kërkuar edhe nga Manchester United. Por, Le Tissier mbeti në Southampton për gjithë karrierën e tij dhe ishte aq i mirë saqë ylli spanjoll Xavi Hernandez e kishte idhull dhe e lavdëroi talentin e tij si “sensacional”.
I votuar si portieri më i mirë i shekullit të 20-të, Yashim ka marrë nofkën ‘merimanga e zezë’ për shkak të refleksit të tij të shkëlqyeshëm. Një veteran i tre kampionateve botërore, Yashim është i vetmi portier që ka fitua Topin e Artë. Gjithë karrierën e tij 22 vjeçare si futbollist e kaloi tek Dynamo të Moskës, ndërsa kaloi edhe dy dekada të tjera në klub si zyrtar para vdekjes së tij më 1990.
Për t’i përfunduar karrierën Roberto Baggios tek Juventus duhet të jesh i veçantë dhe Del Piero e demonstroi këtë në raste të shumta, pas transferimit nga Padova më 1993. Shpeshherë spekulohej me kalim në Spanjë ose Angli, por legjenda e Bianconerëve qëndroi në klub edhe në Serie B dhe pritet të përfundojë karrierën në Juventus. Del Piero është lojtari më i adhuruar nga tifozët bardhezinj, por jo vetëm. Ai është edhe rekordmeni i Zonjës së Vjetër.
Mesfushori belg Jan Ceulemans gjithë karrierën e tij e kaloi në vendlindje. Ai u transferua nga Lierse në Brucce më 1978 dhe qëndroi aty për 14 vitet e ardhshme, duke refuzuar edhe klube nga Serie A.
Është thjesht e paimagjinueshme të flitet për Puyolin e të mos jetë në fanellë të Barcelonës. Titullar për më tepër se një dekadë, qendërmbrojtësi kërkohej nga klube të ndryshme evropiane, përfshirë Manchester United më 2003, por gjithmonë i qëndroi besnik Barcelonës, ku edhe sot vazhdon të jetë njëri prej futbollistëve kryesorë të ekipit.
Sulmuesi Plata theu rekorde të shumta në Municipal dhe u shndërrua në legjendë të klubit, duke fituar 15 tituj. Atij madje iu kushtua edhe një film dokumentar për jetën dhe karrierën e tij ende pa dalë në pension si futbollist.
Ai e filloi karrierën si i ri në Manchester City, por u shndërrua në legjendë të rivalit Manchester United dhe kurrë nuk shprehu dëshirë për t’u larguar nga Old Trafford gjatë dy dekadave të deritashme të qëndrimit në klub. Me 11 tituj në ligë, me mundësi për të fituar edhe më tepër, Giggs mbetet futbollist i klasit botëror, pavarësisht moshës 37 vjeç.
Debutoi me Milanin që kur ishte 16 vjeç, fitoi shtatë tituj në Serie A dhe pesë Kupa të Evropës. Paolo Maldini ishte gjithmonë pjesëmarrës në suksesin e Milanit në më tepër se 20 vitet e kaluara. Tifozët e klubit ende presin të shohin zhvillimin e dy djemve të tij, të cilët aktualisht paraqiten për ekipin e të rinjve.