1. Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha
-16 orë për të sapolindurit
- 10 orë për 3-18-vjecarët
-8 orë për 19-55-vjecarët
- 6 orë për mbi 56-vjecarët
2. Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton 'gjumin e përjetshëm'.
3. Sa flenë kafshët? Më gjumashët janë koalat që flenë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flenë 20 orë, milingonat e mëdha që flenë 18 orë, ndërsa më pak fle xhirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe elefanti aziatik me 3 orë në ditë.
4. Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive për të rregulluar ciklin e frymëmarrjes.
5.Të shohësh ëndrra është po aq e domosdoshme sa edhe të marrësh frymë. Personat që nuk shohin ëndrra tregojnë se kanë probleme me personalitetin.
6. 12 përqind e njerëzve shohin ëndrrat bardhezi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.
7.Endërrojmë fytyrat e personave që i kemi parë më parë, pavarësisht nëse i kujtojmë apo jo.
8. Vetem 5 minuta pas zgjimit 50 përqind e ëndrrave harrohen dhe brenda 10 minutave, 90 përqind e tyre zhduken njëherë e përgjithmonë nga kujtesa.
9. Një cift në katër fle në krevate të ndarë. Sipas disa testeve meshkujt, pas zgjimit nga një natë të cilën e ndanë shtratin me një grua, e kishin nivelin e stresit më të lartë krahasuar me meshkujt që flinin vetëm.
10.Crregullimet, somnambulizmi janë anomali gjatë procesit të gjumit. Krime të ndryshme janë kryer gjatë gjendjes së gjumit të thellë.