Kur ju dhemb fyti, keni temperaturë të lartë nga ndonjë virus apo ju ka dalë ndonjë njollë e çuditshme në këmbë, gjëja e parë që ju vjen ndër mend është këshillimi me një specialist. Të shkosh te mjeku për t’i treguar shqetësimet që na mundojnë nuk përbën asnjë problem për shumicën prej nesh, përkundrazi të bën të ndihesh më mirë, sepse do të mund të gjesh një zgjidhje për problemin tënd. Por ka raste kur të duhet të ulesh përballë mjekut për t’i rrëfyer gjithçka dhe kjo shndërrohet në një moment të sikletshëm, që jo pak e përjetojnë si një stres më vete. Sido që të jetë, këshilla e vlefshme për të gjithë është: mos heshtni kurrë përballë doktorit.
1. Dieta dhe aktiviteti fizik
Në botë ekzistojnë fanatikët e palestrave, që numërojnë hapat dhe llogarisin kaloritë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm. Por pjesa më e madhe e personave nuk preferon të heqë dorë nga ushqimi apo të nisë të vrapojë si i çmendur për të kompensuar zakonet e këqija. Nëse bëni pjesë te kjo kategori, pranojeni: do të jetë e lehtë për doktorin të gjejë një mënyrë për t’ju penguar të shtoni në peshë dhe të përkeqësoni shëndetin tuaj.
2. Alkool, duhan dhe drogë
Predikimet nuk na pëlqejnë asnjëherë, mbi të gjitha kur nuk është nëna që të na i thotë. Por për të ndaluar së “helmuari” veten, një këshillë profesionale shpesh është decizive.
3. Funksionet e organizimit
Sa herë dilni jashtë, sa shpesh, a keni dhimbje? Janë sekrete që duhet të mbeten të tilla për ju. Por nëse vuani nga koliti dhe sëmundjet e tjera të brendshme nuk duhet të ndiheni fare në siklet për t’i treguar me hollësi këto tema.
4. Kurat alternative
Është mirë t’i tregoni gjithmonë mjekut të gjitha kurat alternative që ju përdorni në shtëpi për të qetësuar dhimbjet, sidomos për shqetësimin që i jeni drejtuar. Mos kini frikë se do ju paragjykojë apo do të qeshë me zgjedhjen tuaj, përkundrazi mund ta ndihmojë të bëjë një kombinim më të mirë për kurën që do i duhet të përshkruajë.
5. Depresioni dhe ankthi
Të gjithëve na ndodh ndonjëherë që papritur të mbulohemi nga trishtimi dhe shqetësimi. Por nëse kjo gjë ju ndodh shumë shpesh, nuk duhet ta lëmë pas dore. Pas këtyre shqetësimeve mund të fshihet diçka që nuk duhet nënvlerësuar. Asnjëherë nuk duhet pasur turp për të folur për probleme kaq të rëndësishme me mjekun. Studimet kanë treguar se pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet mendore nuk diagnostikohen fare, kjo si pasojë e turpit për të ndarë me specialistët këto sekrete. Ky veprim i bën ata që të reduktojnë cilësinë e jetesës.
6. Historia klinike
Nuk keni dëshirë të tregoni patologjitë që kanë prekur familjen tuaj, apo problemet që ju është dashur të përballoni në të kaluarën? Për fat të keq për një kurim efikas duhet të jenë patjetër këto informacione.
7. Zakonet seksuale
Ndoshta të tregosh për atë çka ndodh poshtë çarçafëve është më keq se sa të tregosh për atë që ju ndodh në tualet. Mos nëse keni, apo keni pasur ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, ndryshoni shpesh partnere, apo keni pasur shtatzëni të padëshiruara, më mirë të mos heshtni.
8. Ilaçet
Tregoni menjëherë nëse jeni duke pirë diçka, sa shpesh dhe në çfarë dozash: sikleti për ndonjë sëmundje të caktuar mund t’ju kushtojë rëndë, sepse “ngatërrimi” mes ilaçeve mund të sjellë reaksione dhe dëme që mund të rezultojnë fatale për organizmin.
9. Mosndjekja e këshillave
Nuk keni pasur dëshirë dhe vullnet për të ndjekur këshillat e doktorit për një patologji të caktuar? Nuk duhet t’ia fshihni mjekut nëse riktheheni për diagnostimin e radhës. Është gjithmonë e rëndësishme të tregoni të vërtetën.
10. Kërkoni një konsultë tjetër
Asnjë mjek nuk duhet të mendojë se është absolut dhe i pagabueshëm në fushën e tij. Nëse doni të dini se çfarë mendon për rastin tuaj një tjetër doktor, thojani: do të dijë t’ju këshillojë dhe t’ju japë emrin e ndonjë specialisti, me të cilin mund të shkëmbesh ide dhe mendime që do ju ndihmojnë të shëroheni.