10 keshilla te nevojshme per shendetin

10 keshilla te nevojshme per shendetin
1- Kujdesuni per zemren

Nese doni te shmangni semundjet e zemres filloni nga kujdesi per dhembet. Eksperti amerikan i dhembeve, Dr. Kenneth Bueltmann, thote se femrat qe bejne "floos" ne dhembet e tyre me shume se dy here ne dite, kane nje buzeqeshje te bukur por "floosing" shkaterron bakteret e dhembeve te cilat shkaktojne semundje kronike. Nje infeksion i gojes, nenkupton bakterin i cili futet ne gjak, kontribuon jashtezakonisht ne semundjet e zemres, diabetin dhe ne rruget e frymemarrjes. Nje rrezik perben edhe kur je shtatzene. Kohet e fundit eshte konstatuar se problemet me zemren zene vendin kryesor te semundjeve me te shfaqura ne popullsine shqiptare. Nuk eshte i paket numri i pacienteve drejtuar qendrave spitalore per te diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemren. Nuk jane te pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientet qe kane probleme me zemren. Me te prekur jane te moshuarit, por nuk jane te rralla rastet kur edhe persona ne moshe te re paraqiten me probleme te tilla.

2- Shmangni semundjet nervore

Nese doni te mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nese nuk keni nje nivel normal te acidit folik ne dieten tuaj, jeni te rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencetari amerikan Judi Adams. "Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteines, nje aminoacid qe lufton semundjet e zemres dhe e forcon ate. Agrumet jane nje ushqim po aq i dobishem sa dhe buka apo brumerat. Semundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetesime psikologjike, por ne disa raste edhe nervore. Disa nga keto semundje neurologjike jane me te shpeshta me fillimin e stines se nxehte, por nuk mungojne edhe rastet te cilat shfaqen vetem ne kohen e lagesht ose ne stinen e ftohte. Nje nga faktoret me te rendesishem qe eshte shkaktar i kesaj semundjeje eshte edhe stresi dhe sipas specialisteve, nga studimet me te fundit ky eshte faktori per te cilin nuk mund te kete nje mjekim specifik, por vetem trajtime me shume psikologjike.

3- Variçet venoze

Nese doni te shmangni variçet venoze, beni kontrolle mjekesore. Shume gra, mbi moshen 30 vjeç vuajne nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetem duke mbajtur sistemin digjestiv ne levizje, mund te gjeni çelesin e shmangies se ketij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro keshillon: Grate mund te parandalojne shfaqjen e varikozes duke zgjedhur ushqime te pasura me produkte te bimeve me kercell, gruri, orizi, etj, te cilat ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e poshtme. Evitoni dhe qendrimin ulur me kembet kryqezuar.

4- Problemet me syte

Nese doni te shmangni problemet me syte, kontrollojini here pas here Duhet te beni nje vizite te syve çdo 2 vjet, nese nuk deshironi te vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet te kujtohemi per kontrollin e tyre vetem ne ato raste kur pesojme aksident apo kur kemi pamje te turbulluar. Optometristet ngulmojne ne gjendjen shendetesore te njeriut duke filluar qe nga shqetesime te tilla si diabeti, presioni i larte i gjakut, skleroza, si dhe tumoret ne tru. Duhet te keni kujdes pasi ekspozimi i perzgjatur ose jo i duhur nen rrezet e diellit mund te shkaktoje demtim te syve.

5- Beni gjume te rehatshem

Nese doni te rrisni imunitetin e organizmit, beni gjume te rehatshem. Shume nga ne nuk bejne gjume te qete ose flene pak. Profesori amerikan Joan Shaver thote: "Gjumi i pamjaftueshem ndikon ne funksionet fizike, gjendjen shpirterore dhe perqendrimin. Dobeson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokes dhe mund te çoje edhe ne depresion". Njerezit me semundjen e pagjumesise nuk qendrojne dot ne stabilitet social, sapo nisin nje pune, nuk e perballojne dot dhe detyrohen ta lene. Por edhe gjumi me orar te zgjatur mund te jete problematik per shendetin tuaj.

6- Konsumoni fibrat

Nese doni te jeni energjik gjate gjithe dites, filloni me "fibra" qe ne mengjes. eshte provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka nje efekt pozitiv ne funksionimin e organeve. Ju mban ne forme per nje kohe te gjate dhe gjithashtu nuk ndikon ne shtim te peshes. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshme, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres.

7- Shmangni Osteoporozen

Nese doni te shmangni osteoporozen duhet te merrni vitamine K. Osteoporoza shfaqet ne nje ne çdo tre gra te moshes mbi 50 vjeç ne Britani dhe faktoret qe e shkaktojne jane menopauza e hershme, anoreksia si dhe perdorimi per nje kohe te gjate kortikosteroideve.

8- Mos u shendoshni

Nese ju doni te dobesoheni dhe te rrini te dobet konsumoni bajamet, lajthite, arrat sepse ato rrallehere shkaktojne probleme ne shtimin ne peshe. Keta ushqyes permbajne lende, kalori e vitamina, aq sa per te shuar urine per 2 ore. Ato permbajne fitokimikate te cilat reduktojne rrezikun e kancerit ne shume organe te brendshme dhe gjithashtu luftojne artritin.

9- Presioni i gjakut

Kujdesuni qe presioni i gjakut te jete ne nivel normal. Nga presioni i larte i gjakut vuajne nje ne çdo tre te rinj ne Britani si dhe shume gra te moshes 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere ne fushatat per Shoqaten e Presionit te gjakut, kujton: "te shihen me kujdes etiketat e ushqimeve, per sasine e "fshehur" te kripes, sepse kjo eshte rruga kryesore nga e merrni, nepermjet ushqimeve.

10- Dhimbjet e kokes

Nese doni te mos keni dhimbje koke, perdorni peshkun. Japonezet kane nje shkalle te ulet te depresionit sepse ata perdorin ne gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thote se ne akoma nuk arrijme te perceptojme mesazhin kur flitet per kete acid yndyror. Britaniket nuk para e perdorin peshkun, vetem 11 % e tyre mund te marrin nje here ne jave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama