Qytetet e mëkateve në të cilat keni mundur të hasni në ndyrësi të llojllojshme, gjithmonë kanë ekzistuar në histori – nga Roma e vjetër deri te Shangai.
Në shekullin e 21-të qytetet e reja të mëkateve ofrojnë opsione të ndryshme për personat të cilët janë të etshëm për aventura, por që nuk çajnë fort kokën për rregull dhe moral. Po ju paraqesin listën e këtyre qyteteve.
10. Berlin, Gjermani
Viteve të fundit, Berlini ka gëzuar famën e qytetit i cili kultivon fetishe të ndryshme. Për ata të cilët duan aventurat e llojit të këtillë ekzistojnë “burgje” të shumta, “qendra rehabilitimi” klube të ndryshme dhe vende të ngjashme.
Është interesante që Berlini, midis dy luftërave botërore ka themeluar i pari Institutin e shkencave seksuale në të cilin ka ekzistuar një koleksion i madh i pornografisë. Prostitucioni është legal, ndërkaq jeta e natës jashtëzakonisht e pasur dhe diç më pak me përmbajtje jomorale.
9. Macau, Kinë
Ai që është Las Vegasi në Amerikë, në Kinë është Macau (Makao). Ky qytet ka legalizuar bixhozin dhe nga kjo veprimtari fton shuma përrallore parash.
Tashmë ia ka kaluar Las Vegasit me të ardhura më të mëdha dyfish nga bixhozi, mirëpo ka edhe kazinonë më të madhe në botë – Venetian Macau.
Si edhe në pandanin e tij amerikan, edhe në këtë qytet prostitucioni është legal.
8. Manama, Bahrejn
Kujt do t’i shkonte në mend që në Lindjen e Afërt ka vende aq të mira për argëtime. Manama është vend shumë i popullarizuar ku sauditët relaksohen kur u bëhen të mërzitshme ligjet e rrepta në shtetet e tyre.
Këtu ka shumë klube, ndërkaq kohëve të fundit është popullarizuar edhe prostitucioni, mirëpo krejtësisht ilegal.
Edhe pse Manama është qytet me shumicë myslimane, një e treta e banorëve janë të huaj, andaj kultura është dukshëm e liberalizuar.
7. New Orleans, Luizianë
E kaluara “e mëkateve” të këtij qyteti i ka rrënjët në shekullin e 19-të, kur ka qenë vatër e muzikës, e prostitucionit, e ushqimit francez dhe e hedonizmit.
Tani është një përzierje e arkitekturës franceze, dyqaneve pornografike dhe e bareve në të cilat mund t’ju ndodhin shumë gjëra.
Prostitucioni është ilegal, mirëpo ka histori të gjatë në këtë qytet.
6. Moskë, Rusi
Çfarë ndodh kur pas disa deceniesh të pushtetit restriktiv hapen kufijtë e shtetit dhe lirohet energji e madhe ndër njerëzit? Jeta e natës në Moskë është shumë e pasur dhe e llojllojshme.
Këtu mund të gjeni lloje të ndryshme klubesh – nga harkor tekno, deri te roku dhe party trans, të cilat i vizitojnë njerëzit nga e tërë Evropa.
Prostitucioni është ilegal, mirëpo dënimet kryesisht janë gjobitje me para. Prandaj shumicës i përgjigjet që të merren me këtë profesion, por i shfrytëzojnë edhe shërbimet.
5. Rio de Janeiro, Brazil
Bukuritë mitike braziliane janë femrat më të bukura të botës, ndërkaq Rio është vendi më i përshtatshëm për to.
Nga Kopakabana deri te Ipaneme gjatë tërë ditës mund të shihen damat të cilat mendojnë që pjesa e sipërme të bikinit nuk e ka vendin në gardërobën e tyre.
Megjithatë, argëtimi i vërtetë fillon natën, kur shkohet nëpër kube dhe ku dëgjohet “bosa nova”.
4. Las Vegas, Nevadë
Las Vegasi është parajsë e çdo aventurieri. Këtu është e mundshme të luhet bixhoz gjatë tërë ditës dhe pothuajse gjithkund (madje edhe në aeroport). Edhe prostitucioni teknikisht nuk është legal, por ai është i maskuar formën e ashtuquajtur “shërbime shoqërimi”.
Alkooli mund të pihet gjithkund, gjë që në Amerikë nuk është i preferueshëm, ndërkaq janë të popullarizuara klubet e striptizit në kuadër të kazinove të njohura. Në Las Vegas mund të blini edhe ndonjë armë, mirëpo për të blerë armën ju duhet të keni patentë shoferin.
Kush i do “mëkatet” e papërmbajtura në ushqim dhe pije, ka shumë restorante të cilat gëzojnë famën e restoranteve më të mira në Amerikë.
3. Amsterdam, Holandë
Amsterdami është bërë i njohur, pos për lule të ndryshme, edhe për rrugën e fenerëve të kuq në të cilën punojnë prostitutat dhe ka teatro të shumta seksuale. Të gjitha këto aktivitete janë krejtësisht legale.
2. Tihuana, Meksikë
Kur kaloni njërin ndër kufijtë me qarkullimin më të madh ndërkombëtar në notë, mbase do të mendoni që keni arritur në Perëndimin e egër.
Këtu prostitucioni është legal, ndërkaq ekziston bile edhe “rruga e fenerëve të kuq”, e cila quhet “La Coahuila”.
Në klubet e striptizit lejohet madje edhe prekja e valltareve, ndërkaq pija e njohur alkoolike “Tekila” është shumë e lirë.
1. Pattaya, Tajlandë
Nga bordelet, masazhi i njohur tajlandez, baret go-go, deri te kabareja me transseksualët si valltarë – çdo gjë është e lejueshme në këtë pushimore bregdetare.
Seksi është aktiviteti numër një, andaj mos u befasoni nëse ndonjë prostitutë nga rruga ju josh të shkoni në “dyqanin” e saj.
Nëse do të lodheni nga këto, gjithmonë mund të shikoni meçet e boksit të cilat zhvillohen në ambient të hapur.