10 makinat me te pershtatshme per femrat

10 makinat më të përshtatshme për femrat
Focus Ford

Fokus Ford shquhet për karakterin e veçantë dhe ky produkt është shitur maksimalisht në SHBA dhe Kanada. Kohët e fundit kjo makinë ka arritur me sukses edhe tregun europian duke u preferuar si për cilësinë ashtu edhe për pamjen e saj. Kabina e gjatë, pozicioni i timonit, ambjenti i brendshëm dhe gjenerata e re e shpejtësisë vijnë në Ford Focus me një simbol dallues pasi ajo nuk paguhet si një ëndërr europiane.

Honda Civil

Civil gjendet kudo dhe kjo për një arsye të mirë: janë ekonomike, të thjeshta për t’a ngarë dhe fluturojnë me shpejtësinë e erës. Këto lloj makinash mund të gjenden fare lehtë të përdorura me një çmim të ulët, krahasuar me çmimin që kanë realisht. Invovacioni ka të bëjë me gomat e ulta të cilat bëjnë që Civil të konsiderohet i rehatshëm dhe praktik. Versionet e motorit me benzinë janë perfekte dhe me kosto të ulët. Pa asnjë mëdyshje, kjo është makina më elegante e përdorur nga femrat. 10 milion të tilla janë shitur që në vitin 1973 dhe ajo është vlerësuar maksimalisht edhe nga kompanitë e tjera të automjeteve.

Honda Fit

Prodhuesit e saj janë të vetëdijshëm se kanë krijuar një automjet të përmasave të vogla dhe jo shumë të thjeshtë për të ngarë. Gjerësisht ajo është shpërndarë në tregun amerikan dhe atë kanadez. Fit është ideuar për rrugë urbane pasi në sajë të përmasave të vogla ajo mund të çajë lehtësisht trafikun e rënduar dhe të parkohet midis hapësirës së makinave të mëdha. Honda fit është e përbërë nga një motor 1.5 dhe konsiderohet si automjet ekonomik.

Mazda 3

Mazda e re sjell kombinimin e stilit, hapësirës dhe kënaqësisë së komoditetit që nuk gjendet shpesh tek Mazda. Ajo është e përbërë nga 4 dyer dhe fillimisht ka kosto të ulët por ajo që rekomandohet për cilësinë më të lartë është automjeti me 5 dyer. Përveç cilësisë, Mazda me 5 dyer është mjaft praktike, pa përmendur pastaj një shtesë të vogël të kabinës për familjet me numër të madh personash. E paraqitur në vitin 2004, Mazda 3 u njoh si makina më elegante që të jepte kënaqësinë e shpejtësisë. Në vitin 2007 ajo u ridizenjua për t’u paraqitur sërish me satandarte të reja dhe një çmim prej 14,390 dollarë dhe 18,980 dollarë. Mangësia e këtij automjeti është se nuk mund të kthehet menjëherë në kthesa të forta.

 Mazda MX-5 Miata

Miata është makina e përkryer për femrat që nuk kanë familje dhe që kanë njëkohësisht një makinë të dytë. Ato janë ekonomike dhe megjithëse portbagazhi është i ngushtë, Miata ofron hapësirë të mjaftueshme për një fundjavë romantike për dy persona. Për ditët tuaja të zakonshme ajo do t’i jepte pak shkëlqim edhe pamjes suaj. MX-5 Miata është ende e vogël por në krahasime me modelet e vjetra ajo është pak më e madhe. Përsa i përket shpejtësisë, kur ajo nuk ecën shpejt, të jep idenë se po qëndron pa lëvizur pasi nuk dëgjohet asnjë zhurmë bezdisëse.

Mercedes-Benz, E-class

Keni punuar shumë. Tani shijoni gjithçka! Mercedes E-class ofron më shumë prestigj në automjetin me 5 yje. Ajo ka një fomrë perfekte, e madhe për një familje normale, por e vogël kur bëhet fjalë për t’u parkuar një një qytet me trafik të ngarkuar. E-class është mënyra më e mirë për t’i dhënë vetes kënaqësinë maksimale. Mercedes-Benz, E-Class në vite është konsideruar si fortesa e luksit, sigurisë deh imazhit perfekt. Automjeti me të cilin mund të krahasohej me krenari është Audi, Lexus etj. Luksi i pamjes së brendshme nuk ndryshon shumë nga modeli i vitit të kaluar dhe modelet sportive kanë ngjyrë më të errët në ambjentet e brendshme dhe kontrasti i ngjyrave të dyerve me ndenjëset.

Nissan Sentra

Ndonjëherë mendohet se femrat janë më praktike se meshkujt dhe Sentra është një nga automjetet më praktike dhe të bollshme në tregun botëror. Automjeti automatik përcjell në mënyrë perfekte shpejtësinë dhe kursen karburant. E dizenjuar sërish në vitin 2007 Sentra vjen më e bollshme në ambjentin e brendshëm, krahasuar me rivalët e saj. Kur duam të blejmë një automjet shpesh synojmë të gjejmë një me përmasa mesatare pasi mendojmë se nuk do të na hyjë në punë hapësira e brendshme. Kjo do të ishte fatale në rastet kur kemi për të transportuar diçka dhe Sentra në këtë rast do të na kursente mjaft. Në të janë ndërthurur mjaft mirë inovacioni me tradicionalen.

Subaru Forester

Forester vjen natyrshëm si makinë luksi dhe modelit sportiv. Në rrugë ajo dallon për gjallërinë dhe performancën magjike. Ky automjet është përshtatur për ndryshimet e shpeshta të motit si borë dhe shi duke na bërë të ndihemi më të sigurt. Samaru do të ishte perfekt edhe në rrethanat që një makinë e zakonshme nuk mund të rezistonte si në rrigët e ngrira duke shmangur aksidentet. Siguria është pika e fortë e Forester ndërkohë që shumë automjete të vogla sportive janë të rrezikshme në rrugë me probleme dhe shpejtësia e madhe i çon ato në përplasje dhe devijim.

Toyota Camry

Ekziston një arsye pse Camry rezulton makina më e shitur në Amerikë dhe kjo ndodh prej kohësh. Ajo është e gjerë, e qetë, e rehatshme si një shtëpi e ndërtuar me beton. Me modelin e ri të viti 2007, Camry ofron më shumë zgjedhje se kurrë më parë. Shumë blerës do ta zgjidhnin për çmimin e arsyeshëm por edhe për sasinë e pakët të karburantit që harxhon. Toyota Camry e vitit 2007 bën pjesë në gjeneratën e gjashtë të automjeteve Camry. 10 milion të tilla janë shitur që në prezantimin e parë të saj dhe rreth 458,000 janë shitur vetëm në SHBA vetëm në vitin 2005.

Volkswagen Jetta

Pa fat në dashuri, me fat në makina. Automjeti i vogël Volkswagen është i duhuri për një femër të pavarur me një pozitë të veçantë në shoqëri. Por ajo do të ishte perfekte edhe për për një familje të madhe. E gjitha e përshtatur në ngjyrën e zezë dhe gri, e madhe dhe e thjeshtë duket makina që po ndryshon botën. Ndryshe nga llojet e tjera Jetta është automjeti tipik europiane e shpejtësisë por jo vetëm. Volkswagen Jetta shquhet edhe për sigurinë në rrugë ashtu si edhe modelet e tjera të kësaj kompanie.


Gazeta: Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama