Volksvagen vazhdon të mbesë makina më popullore në Evropë. Edhe pse Evropa prej disa vitesh është në krizë financiare shitjet e makinave për kompaninë gjermane janë rritur. Në katër mujorin e parë të vitit 2011 Volgsvagen ka shitur 119 409 makina Golf ose 11.3% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.