Liza Minelli e David Gest
Dasma e tyre, ku morën pjesë 500 të ftuar, ka kushtuar plot 3,5 milionë dollarë. Fatkeqësisht, çifti u nda vetëm një vit pas ceremonisë. Para të shkuara dëm, apo jo?
Paul McCartney e Heather Mills
Një ceremoni indiane me 300 të ftuar, meny vegjetariane dhe shpërthime fishekzjarrësh. Të gjitha: 3 milionë dollarë.
Elizabeth Hurley e Arun Nayar
Ceremonia zgjati tetë ditë. U zhvilluan dy rite, një për secilin vend të partnerëve. Kostoja e shpenzimeve: 2,5 milionë dollarë.
Tom Cruise e Katie Holmes
Dasma e dy yjeve të Hollywoodit u zhvillua në një kështjellë në Itali dhe kushtoi 2 milionë dollarë.
Elisabeth Taylor e Larry Fortensky
Një dasmë me 150 të ftuar, në një ceremoni të zhvilluar në Neverlan, shtëpinë e Michael Jackson, me një kosto prej 2 milionë dollarësh.
Cristina Aguilera e Jordan Bratman
Ceremonia 2 milionë dollarëshe me 150 të ftuar, nuk mjaftoi për të mbajtur së bashku çiftin, i cili u nda pas 5 vjetësh.
Elton John e David Furnish
Plot 600 të ftuar morën pjesë në dasmën e zhvilluar në Guildhall të Windsorit, vetëm pak ditë pas legalizimit të martesave civile për çiftet homoseksuale. Ceremonia kushtoi 1,5 milionë dollarë.
Tiger Woods e Elin Nordegren
Qiraja e një resorti të tërë në Barbados dhe helikopterët që sollën 120 të ftuarit, i çuan në 1,5 milionë dollarë shpenzimet e dasmës. Por, kjo nuk është asgjë krahasuar me 750 milionët e divorcit.
Eddie Murphy e Nicole Mitchell
Ceremonia, që i dha udhë martesës 3-vjeçare, priti 500 të ftuar dhe kushtoi 1,5 dollarë.