Rrjeti më i madh social Facebook është bërë pjesë e sulmeve të ndryshme nga viruset. Mashtrimet janë të shumëllojshme. Hacker-at bëjnë çmos që të arrijnë të vjedhin të dhënat e përdoruesve të Facebook-ut.
Duke ju bërë thirrje të bëni kujdes, ne po ju sjellim 10 viruset më të përdorura në Facebook, të cilat nuk duhet t’i klikoni nëse i shihni.
1. Shikoni në total numrin e shikimeve të profilit tuaj.
2. Ndryshoni ngjyrën e Facebook-ut.
3. Seksi video të Rihannas.
4. Kontrolloni statusin e dikujt për të marrë një bluzë falas.
5. Lamtumirë Facebook blu.
6. Produkte pa pagesë.
7. Kontrolloni nëse dikush ju ka fshirë nga lista e kontaktit.
8. Shikoni dhjetë personat të cilët kanë parë profilin tuaj.
9. Mësoni se kush e sheh profilin tuaj.
10. E ndryshova temën në Facebook, duket bukur.