10 mije euro per kapjen e bashkepunetoreve te vrasesit me pagese

10 mije euro per kapjen e bashkepunetoreve te vrasesit me pagese

Policia e Tiranës ka bërë publike fotot e bashkëpunëtorëve të vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj. Për kapjen e tyre, policia ofron 10 mijë euro shpërblim.

 

Në një njoftim të policisë thuhet se, për çdo person që jep informacion të vlefshëm që çon në kapjen e Andon dhe Genis Mëhillajt, të akuzuar si grupi i ‘tritolit’ përveç shpërblimit monetar do t`i ruhet edhe anonimati.

 

Shtetasit Genis Mëhillaj dhe Andon Mëhillaj janë shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për veprën penale “vepra me qëndrime terroriste”.

 

Dyshohet se, ata janë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale. Edhe pse në sistemin TIMS dy të superkërkuarit nuk rezultojnë të kenë lëvizur jashtë vendit.

 

Por, porositësit e krimeve, sipas policisë mund të jenë të pajisur edhe me dokumente të tjera identifikimi ose mund të kenë kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Dy kushërinjtë kanë kryer rolin e "ndërmjetësve" mes vrasësit me pagesë dhe porositësve të vrasjeve.

 

Organi i akuzës ka bërë me ‘faj’ policinë për dekonspirimin e operacionit, çka iu dha mundësi dy kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj t'i shmangeshin arrestimit. Prokuroria ka nisur hetimet për dy oficerë policie, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar dy kushërinjtë. Bëhet fjalë për një efektiv në Rinas dhe për një tjetër në qytetin e Vlorës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama