Ja dhjetëshja e "teorive popullore" mbi ujin dhe përgjigjet e ekspertit.
1- Të gjithë duhet të pimë dy litra ujë në ditë. (E gabuar)
Sasia mesatare është nga 1.5 - 2 litra (për t‘u kuptuar, shishja e zakonshme). Është mjaftueshme, sepse një sasi e konsiderueshme uji gjendet edhe tek ushqimet që konsumojmë (kryesisht te frutat dhe zarzavatet). Kështu, nëse jeni shumë të zënë me punë dhe harroni të pini ujë, konsumoni të paktën 4-5 racione fruta dhe zarzavate në ditë për të arritur nivelin e duhur, ose ndiqni këtë shembull: mbani mbi tavolinën e punës apo në çantë një shishe uji dhe pini shpesh. Kjo është një mënyrë e mirë edhe për të shmangur urinë e pakontrolluar.
2- Uji i gazuar të dobëson. (E gabuar)
Sa mirë do të ishte sikur thjesht duke pirë ujë të gazuar t‘i harronim menjëherë patatet e skuqura që hëngrëm për drekë! Në të vërtetë, dyoksidi i karbonit, me të cilin është shtuar uji i gazuar, nuk ka asnjë veti tretëse. Bulëzat, duke u përhapur në stomak, favorizojnë nxjerrjen e gazit, por ky nuk është sinonim i tretjes. Kështu, pas një vakti të rënduar, është e kotë që të kërkoni "shpëtim" tek uji i gazuar, sepse vetëm do të gufoni.
3- Të pish sa më shumë ujë të ndihmon që të nxjerrësh jashtë lëndët toksike. (E vërtetë)
Për të kryer funksionet primare (tretja, qarkullimi, lëvizja), organizmi ynë prodhon lëngje, që në gjuhën mjekësore janë quajtur toksina. Një hidratim i mjaftueshëm i lehtëson punën veshkave dhe mëlçisë "laboratorit të trupit" dhe thjeshtëson eliminim e skorieve. Natyrisht, duhen eliminuar edhe ushqimet e përpunuara, të rënda dhe me shumë kalori. Kështu edhe raporti ynë me peshoren do të ishte më i mirë!
4- Të pish ujë gjatë vakteve të bën mirë. (E vërtetë)
Është e nevojshme që ushqimi, veçanërisht nëse është i thatë, si buka dhe makaronat, të shoqërohet me ujë për të lehtësuar çlirimin e lëngjeve gastrite. Mos harroni që nuk duhet tepruar: uji i tepërt mund të hollojë lëngjet gastrite, duke i bërë më pak efikasë. Sasia e duhur? Tre gota ujë në vakt.
5- Uji i ftohtë akull të ndihmon të dobësohesh. (E gabuar)
Diçka është e sigurt: që pasi ta keni pirë iu fut të dridhurat! Kush e shpiku këtë teori, mbështet tezën e tij duke deklaruar se trupi djeg më shumë kalori, për të rigjetur temperaturën e duhur. Kjo është një bindje tërësisht e gabuar. Pini ujë me temperaturë ambienti, ose, nëse keni shumë vapë, konsumoni ujë të ftohtë, por asnjëherë të ftohtë akull.
6- Uji ka kalori. (E gabuar)
Uji, si ai i gazuar dhe ai natyror, nuk ka kalori. Kjo gjë nuk mund të konfirmohet për llojet e ndryshme të ujit të aromatizuar që gjendet në treg, që përmbajnë 60 kalori për 100 ml. Ndaj, kini kujdes, lexojini mirë etiketat, sepse edhe një lëng transparent mund të fshehë shumë kalori.
7- Uji i çezmës nuk është i shëndetshëm (E gabuar)
Si nga pikëpamja ekologjike, ashtu dhe nga ajo financiare, do të ishte më mirë që të gjithë të përdornin ujin e çezmës, duke shmangur kështu shumë enë ambalazhimi dhe kryesorja është më ekonomik. Ndër të tjera, uji i çezmës kontrollohet herë pas here nga uniteti shëndetësor dhe laboratorë biologjikë. Nëse më pas keni nevojë për ujëra të veçantë (ato që blihen në ushqimore), bëni kujdes me datën e skandencës (që zakonisht gjendet mbi tapën e shishes) dhe zgjidhni gjithnjë ato që janë në shishe plastike të errët, sepse nuk janë shumë të ekspozuara ndaj dëmeve të rrezeve diellore.
8- Të pish shumë ujë dhe herë pas here zgjidh problemin e ruajtjes (E gabuar)
Uji shkon e vjen, ajo që shkakton ruajtjen është sasia e kripërave dhe sheqerit që gërshetohen me ushqimet. Në fakt janë këto dy elementë që e tërheqin dhe e mbajnë ujin, duke i dhënë fund fenomenit "lëkurë portokalli" (celulitit).
9- Të pish ujë të ngrohtë në mëngjes ndihmon kujtesën (E vërtetë)
Të pish ujë të ngrohtë esëll, lehtëson peristaltikën e zorrëve. Bëni një provë në mëngjes, para kafesë, duke pirë një gotë ujë të vakët me gjysmë limoni të shtrydhur brenda. Do të shihni që rezultatet do t‘iu pëlqejnë menjëherë. Kjo është një mënyrë çhelmuese natyrore.
10- Në avion duhet pirë më shpesh ujë. (E vërtetë)
Për të kompensuar efektin dehidratues për shkak të ajrit të kondicionuar dhe pakësimit të presionit, është e nevojshme që njerëzit të hidratohen, duke pirë vazhdimisht ujë ose lëngje të pagazuara. Mbani gjithmonë me vete një shishe uji termal në formën e sprajit dhe freskojeni shpesh fytyrën e trupin. Efekti hidratues është i menjëhershëm dhe shumë efikas.
Marre nga : Gazeta Shqip