10 ngjarje dhe personazhe qe historia i ka harruar

10 ngjarje dhe personazhe qe historia i ka harruar
1.Cahokia, Roma e harruar e Amerikës

Cahokia është një nga qytetet e lashtë të indigjenëve (600-1400 pas Krishtit) afër Collinsville, Illionois. Është vendi më i madh arkeologjik në kulturën e Misisipit, në të cilin u zhvilluan shoqëri të përparuara në Amerikën qendrore dhe verilindore, 5 shekuj para mbërritjes së evropianëve atje. Ky vend është një nga 20 vendet e trashëgimisë botërore në territorin e SHBA-ve. Është gjithashtu shtëpia e një strukture druri, që duket identike sa i takon funksionit me Stonehedge. Në kulmin e lulëzimit të saj, Cahokia ishte qendra më e madhe urbane në qytetet meso-amerikane në Meksiko. Ndonëse është banuar nga vetëm 1000 njerëz para vitit 1050, popullsia e saj u zhvillua me ritëm të jashtëzakonshëm pas këtij viti. Arkeologët llogarisin se popullsia e qytetit, në kulmin e lulëzimit të tij, ka qenë midis 8000 dhe 40000, me shumicën e njerëzve të përqendruar në bujqësi, sektor që ushqente edhe qendrën më të rëndësishme urbane. Në vitin 1250, popullsia e saj ishte më e madhe sesa ajo e Londrës. Nëse llogaritjet janë të sakta, Cahokia ka qenë qyteti më i madh i Amerikës, deri në vitin 1800, kur popullsia e Filadelfias kaloi 40000 banorët.

2. Sultana, katastrofa e harruar

Anija me avull Sultana u shkatërrua në lumin Misisipi më 27 prill 1865. Kjo solli një nga shkatërrimet më të mëdha bregdetare në historinë e SHBA-ve. 1800 nga 2400 pasagjerët u vranë, kur një nga 4 bojlerët shpërthyen dhe Sultana u fundos jo larg nga Memfisi, Tenes. Arsyeja pse katastrofa u harrua nga historia lidhet me faktin se ajo ndodhi pak kohë pas vrasjes së Presidentit Abraham Lincoln dhe gjatë javëve të fundit të Luftës Civile. Shumica e pasagjerëve të rinj ishin ushtarë të SHBA-ve, kryesisht të sapoliruar nga kampet e burgjet e Konfederatës, si për shembull Cahawba dhe Andersonville. Qeveria amerikane kishte kontraktuar anijen Sultana për të transportuar këta ish të burgosur nga lufta në shtëpi. Shkaku i shpërthimit ishte rrjedhja e ujit nga bojleri, i cili nuk ishte riparuar mirë. Shpërthimi ndodhi 7 ose 9 milje në veri të Memfisit, në orën 14:00.

3. Ziryab, skllavi që ndryshoi shoqërinë

Ziryab (789-857 pas Krishtit) ishte një poliglot persian: poet, muzikant, këngëtar, kozmetolog, dizenjues, astronom, botanist, gjeograf dhe ish-skllav. Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar asnjëherë për Ziryabin, e megjithatë njohin dy prej shpikjeve të tij: ai paraqiti idenë e kursit prej tre vaktesh (mëngjes, drekë, darkë) dhe përdorimin e kristalit për gotat (më parë, metali ishte materiali kryesor). Ai paraqiti gjithashtu përdorimin e asparagut dhe perimeve të tjera, si dhe realizoi ndryshime dhe shtime domethënëse në botën e muzikës. Ai kishte shumë fëmijë dhe ata të gjithë ishin muzikantë dhe u angazhuan me shpërndarjen e figurës së tij në Evropë. Ai mund të konsiderohet si Bahu i lashtë. Lista e ndryshimeve sociale që erdhën falë punës së Ziryabit është shumë e gjerë: ai popullarizoi flokët e shkurtër dhe ruajtjen e mjekrës për meshkujt, si dhe veshjen e rrobave të ndryshme, varësisht stinëve. Ai krijoi një pastë dhëmbësh që kishte shije të këndshme, e cila ndihmoi në higjienën personale të rajonit, si dhe shpiku deodorantin. Po ashtu promovoi larjen dy herë në ditë.

4. Peshtigo, zjarr në pyll

Shumë njerëz mund të jenë në dijeni të zjarrit të madh në Çikago, për shkak të të cilit u vranë qindra njerëz dhe u shkatërruan 4 milje katror tokë. Megjithatë, shumëkush nuk e di që në po të njëjtën ditë, ndodhi një zjarr shumë më shkatërrues, në Peshtigo, Wisconsin. Më 8 tetor 1871, zjarri i Peshtigos shkaktoi më shumë vdekje se në çdo rast tjetër në SHBA, sa i takon vdekjeve nga zjarri. Në të njëjtën ditë, qytetet e Holandës dhe Manistee, afër liqenit Miçigan, u dogjën dhe i njëjti fat ndoqi edhe portin Huron, në jugun e liqenit Huron. Kur e gjithë kjo përfundoi, u konsumuan 1875 milje katrorë pyje dhe u shkatërruan 12 komunitete. Mendohet se kanë vdekur midis 1200 dhe në 2500 njerëz. Të mbijetuarit rrëfejnë se zjarri gjeneroi një tornado që hodhi tej hekurudhat, makinat dhe shtëpitë. Shumë nga të mbijetuarit i shpëtuan flakëve, duke u zhytur në lumin Peshtigo, ose në vende të tjera me ujë. Disa u mbytën, ndërsa të tjerë pësuan hiperterminë për shkak të akullit.

5. Gil Eanes, kalimi i pikës pa kthim

Emri i Gil Eannes nuk njihet thuajse fare; as nuk lidhet me eksploruesin portugez, Cape Bojador. Në fakt, nuk ishte Eannes ai që zbuloi kepin, pasi vendi njihej prej shumë vitesh. Për udhëtarët e kohës së Eannes, Bojador paraqiste një barrierë, një pikë pa kthim dhe ishte arritja e një heroi amator. Në këtë mënyrë, ai hapi një territor të ri, jo vetëm në tokë, por edhe në mendje dhe kështu mundësoi periudhën e artë të eksplorimit portugez, bashkë me lavditë dhe tmerret e saj. Në atë kohë, njohuritë konvencionale të fjalës tregonin se Dielli ishte shumë i nxehtë në Ekuator, aq sa edhe nëse një anije do të kalonte Kepin Bojador, dielli ekuatorial eventualisht do ta digjte atë. Për më tepër, nëse ndonjë mjet do t’ia dilte në ndonjë mënyre të kalonte rreziqet, ekipi do të përballej me monstra të papërshkrueshme në rajonin sub-ekuatorial, të njohur si Antipodet. Duke marrë guximin për të vënë në rrezik jetën, e për të hapur botë të reja, Eannes ishte sigurisht mbrapa epokës së zbulimeve evropiane. Ai gjithashtu, ka një pjesë të fajit për tregtinë e skllevërve që do të vazhdonte për disa shekuj me radhë.

6. Joseph Warren, babai i Revolucionit

Joseph Warrenit (1741-1775) i njihet nga shumë bashkëkohës të tij merita e të qenit arkitekti i vërtetë e Revolucionit Amerikan. Ai ishte një figurë kyçe, pasi shkroi një sërë zgjidhjes që shërbyen si projekt për qeverinë e parë autonome amerikane. Ai shpërndau një fjalim që ndezi betejat e para të Luftës Revolucionare. Ai ishte lideri i vetëm patriot, para Deklaratës së Pavarësisë dhe rrezikoi jetën e tij në fushën e betejës kundër britanikëve. Natyrshëm, lind pyetja: si mund të ketë harruar historia emrin e tij? Ai rrethohej nga emra, të cilët janë familjarë për ne dhe megjithatë emri i tij zor se dëgjohet në këto ditë. Vëllai i tij është themelues i shkollës së mjekësisë Harvard dhe 14 shtete në Amerikë kanë emërtime që përmbajnë mbiemrin e tij, Warren.

7. George de La Tour, mjeshtri i harruar

Georges de La Tour (1593-1652) ishte piktor dhe shpenzoi shumicën e kohës së tij të punës për Duch of Lorraine. Ai pikturoi përgjithësisht skena religjioze. Pas shumë vitesh anonimiteti dhe errësire, gjatë shekullit XX, ai u bë një nga më të vlerësuarit e artistëve të barokut në Francën e shekullit XVII. Gjatë jetës së tij, ai njihej si Piktori i Mbretit (Francës) dhe u vlerësua shumë, si një nga artistët më të mëdhenj. Pak prej punës së tij mbetën dhe arsyeja e anonimitetit të tij është e panjohur, pro falë përpjekjeve të Hermann Voss, një skolastik gjerman, në vitin 1916 punët e tij u rizbuluan.

8. Ushtrimi Tiger, testimi i ditës D

Ushtrimi Tiger, ose Operacioni Tiger, ishte kodi për një provë të plotë të pushtimit të Norvegjisë në ditën D, në vitin 1944. Gjatë ushtrimit, aleatët u sulmuan dhe nga sulmi rezultuan 749 të vrarë nga shërbimi amerikan. Mungesa e përhapjes të këtij fakti lidhej me përpjekjet ndërkombëtare. Si pasojë e shqetësimit të zyrtarëve se si do të rridhnin ngjarjet, të mbijetuarit iu betuan eprorëve të tyre për ruajtjen e sekretit. 10 oficerë që mungonin u përfshinë në ushtrimin Bigot, një nivel më i lartë i ushtrimit Tiger, që do të thotë se ata i dinin planet e pushtimit dhe mund të kishin bërë kompromis. Si pasojë, pushtimi pothuajse nuk u përmend më, derisa trupat e munguar u gjetën. Me pak ose aspak mbështetje nga forcat e armatosura amerikane dhe britanike, civili Ken Small, mori përsipër detyrën e kërkimit të përkujtimit të ngjarjes.

9. Metroja e parë amerikane, metroja sekrete e Nju Jorkut

Në vitin 1904 në Nju Jork u hap një sistem modern metrosh, gjë që ndryshoi pamjen e qytetit për gjithmonë. Ajo që njerëzit nuk dinë është që kjo nuk ishte metroja e parë. Për shkak të kongjestionit të tmerrshëm në Broadway, Alfred Ely Beach, pronari i ri i një reviste shkencore amerikane, pati idenë e ndërtimit të një hekurudhe nëntokësore. Për shkak të korruptimit të komisionarit të punëve publike, William Tweed, Beach u detyrua të marrë miratimin e ndërtimit të tunelit, duke thënë se ai do të ishte një sistem për të shpërndarë letrat. Beach dhe një grup i vogël njerëzisht filluan të gërmonin një tunel në Broadway gjatë natës. Ndërmarrja u mbajt sekrete, puna shkoi mirë, por pak para se ata të përfundonin linjën e parë, shtypi e zbuloi dhe çështja u bë publike. Skuadra e punës punoi shumë për ta përfunduar metronë dhe ata e hapën atë për publikun më 1 mars të vitit 1870. Pagesa për pasagjer, për të shkuar nga rruga “Warren” në rrugën “Murray” ishte vetëm 25 cent. Ishte një sukses i madh – vetëm në vitin e parë, metroja u përdor nga 400000 pasagjerë. Tweed vendosi veton për vazhdimin dhe zgjatjen e metrosë, por pas burgimit të tij për korrupsion, Beach-it iu dha leja për të vazhduar punën. Për fat të keq investitorët privatë filluan të zhdukeshin njëri pas tjetrit për shkak të krizës ekonomike. Metroja nuk u përfundua dhe mbeti e fshehur nën qytet, derisa u shndërrua në stacionin kryesor të qytetit.

10. Shtëpia e Dijes, e humbur me kohën

Shtëpia e Dijes ishte bibliotekë dhe institut përkthimi në Bagdad, Irak. Ishte një institut çelës në Lëvizjen e Përkthimeve dhe konsiderohet si një qendrat kryesore intelektuale të Periudhës së Artë Islamike. Shtëpia ishte një qendër e parivalizueshme për studimet e shkencës islamike, duke përfshirë matematikën, astronominë, mjekësinë, alkiminë, kiminë, zoologjinë dhe gjeografinë. Skolastikët grumbulluan një koleksion të madh të njohurive persiane, indiane dhe greke, duke përfshirë Pitagorën, Platonin, Aristotelin, Hipokratin, Euklidin, Plotinin, Galenin, Charakën etj., dhe pastaj ndërtuan përmes tyre zbulimet e tyre. Së bashku me bibliotekat e tjera të Bagdadit, Shtëpia e Dijes u shkatërrua gjatë pushtimit mongol, në vitin 1258. Sasia e teksteve të humbura është e pallogaritshme. Gjëja më surprizuese është që, ndërsa shumë njerëz janë në dijeni të shkatërrimit të bibliotekës së Aleksandrisë, pak e dinë për humbjen e Shtëpisë së Dijes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama