Shpesh ankohemi për punët e lodhshme e të mërzitshme, por harrojmë që ka edhe profesione të cilat na e bëjnë edhe më të bukur jetën. Një kombinim i tillë, rrogë e mirë me arritjen profesionale është zgjidhja ideale dhe që do ta dëshironte çdonjëri prej nesh. Një shoqëri amerikane që merret me përcaktimin e pagesës ideale, në bazë të disa karakteristikave individuale, ka bërë një klasifikim që bazohet te katërmijë punonjës. Në bazë të sondazhit janë klasifikuar dhjetë profesionet që nxisin lumturinë (tre të katërtat e këtyre punëve karakterizohen nga pagesa mesatare 68,000 dollarë në vit) dhe ato janë:
1. Infermiere në kirurgji
Me një rrogë relativisht të lartë dhe nivelin e lumturisë deri në 81%, ndihmësja e kirurgëve duket sikur ka fituar lotarinë: përfshihet emocionalisht në punë, por nuk ka përgjegjësinë e atij që operon.
2. Fizioterapiste
Në këtë rast, lumturia është në të njëjtin nivel me atë të infermieres në sallën e kirurgjisë, por me një ndryshim: pagesa është disa mijë dollarë më e ulët. Në këtë lloj profesioni, që lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien e pacientëve, ajo që ua kthen buzëqeshjen fizioterapistëve është tendenca e shtimit të punës.
3. Inxhinier mjedisi
E gjithë kompetenca e këtyre personave që merren me këtë profesion është ndjesia pozitive që të bëjnë diçka për të shpëtuar mjedisin. Në qoftë se marrim parasysh pastaj edhe të ardhurat mesatare që arrijnë në 63,000 dollarë, zor se qahesh.
4. Përgatitës atletik
Për rreth 40 mijë dollarë në vit, këta persona ndjekin nga afër atletët duke përjetuar bashkë me ta arritjet dhe suksesin. Pavarësisht se nuk fitojnë shumë para, janë të rrethuar nga një mjedis pozitiv. Jo keq, apo jo!
5. Dietolog
Njësoj si përgatitësit atletikë, edhe kjo e dietologëve është një punë që ndjek hap pas hapi ecurinë e klientit, duke përjetuar së bashku sforcon për të rrëzuar kilet e tepërta. Mes gjërave të dobishme, futet edhe orari jo shumë i zgjatur i punës dhe pagesa. 6. Mësuese e fillores
Profesioni i nderuar i mësuesit, në rastin e të vegjëlve ka shumë avantazhe: duke pasur orare jo shumë të zgjatura, kanë mundësi të bëjnë diçka të rëndësishme për shoqërinë, duke qenë se janë edhe më të përgjegjshëm.
7. Analist
Këta persona mund të punojnë për agjenci, shoqata qeveritare ose private. Në këtë lloj profesioni, pagesa është e lartë, pavarësisht se duhen kapërcyer disa hallka. Orët e punës janë të gjata, por 76% që e ushtrojnë këtë lloj profesioni janë të kënaqur dhe të lumtur.
8. Ekspert i rrjeteve informatike
Me një pagesë mesatare 70,000 dollarë dhe një nivel lumturie rreth 75%, eksperti i “Information Tecnology” nuk mund të ankohet, sepse ka edhe më keq.
9. Higjienist dentar
Kjo është një ndër ato profesionet që të jep kënaqësi, paguhet mirë, nuk ka orare të zgjatura dhe klientët kanë shumë besim tek ti. Kushdo mund të zgjedhë një profesion të tillë.
10. Shkrimtar i manualeve teknike
Ata që shkruajnë manualet e udhëzimit bëjnë një punë të vështirë, që kërkon shumë saktësi, por është më interesante nga ç’mund të imagjinohet. Komoditeti i kësaj pune është se mund të bëhet në shtëpi dhe fiton mjaft para. Në fakt 71% e personave që e ushtrojnë këtë profesion janë shumë të lumtur.