10 pyetje ne lidhje me stadiumin e ri kombetar

10 pyetje në lidhje me stadiumin e ri kombëtar

Kryeministri Rama bëri, dje, një koment të gjatë në faqen e tij në Facebook për t'ju përgjigjur kritikave ndaj projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, por që nuk sqaronte asnjë nga pyetjet e ngritura rreth projektit.

Komenti ishte, në fakt, një shfryrje arrogante publike e bezdisë së Kryeministrit ndaj njerëzve që guxojnë ta kritikojnë atë, apo të vënë në dyshim zgjedhjet e tij, si dhe, në përgjithësi, përpjekjet e tij për të rilindur Shqipërinë, sportin, futbollin, ekonominë dhe çdo gjë tjetër në vend.

Shfryrja e Kryeministrit nuk ndryshon faktin që as ai dhe as FSHF-ja nuk kanë bërë publike asnjë informacion për projektin, edhe pse ata kanë nëshkruar kontratën me kompaninë fierake. Asnjë e dhënë teknike, financiare, ekonomike, ligjore, etj nuk dihet. Të vetmit që i dinë këto të dhëna janë kompania fierake, Kryeministri dhe Presidenti i FSHF-së.

E vetmja gjë që ata gjykuan të nevojshme t'i tregojnë qytetarëve janë ca skica artistike të stadiumit është një video banale propagandistike e cila ngjan me propagandën që prodhojnë, zakonisht, diktaturat apo organizatatat okulte për të mashtruar dhe tërhequr idhtarë në mbështetje të tyre.

Më poshtë është një listë e vetëm disa nga informacionet e domosdoshme që qeveria dhe FSHF-ja duhet të bëjnë publike:


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama