10 qytetet e se ardhmes qe do dominojne boten. Nga Budapesti te Shangai

10 qytetet e se ardhmes qe do dominojne boten. Nga Budapesti te Shangai
Para tridhjetë vitesh Shenzheni në Kinë nuk ishte më shumë se një port peshkatarësh. Para një dekade ishte kthyer në një qendër të vogël rajonale peshkimi. Sot, ky qytet pret në portin e tij më shumë konteinierë anijesh se Dubai, Nju Jorku dhe Tokio bashkë, sipas të dhënave nga Shoqatës Amerikane të Autoriteteve Portale.

 Në këtë qytet është vendosur dhe bursa e dytë më e madhe në vend. Rritja meteorike e Shenzhenit nga terri në njohje globale lidhet me rritjen e Kinës. Por gjithashtu ilustron faktin sesi globalizimi i kthen qytetet dytësore në qendra të fuqishme komerciale. Shenzhen renditet i dhjeti në një listë të qyteteve më të fuqishme të reja botërore. Ai vjen pas fqinjëve të tij si Shangai dhe Pekini, të cilët renditen në vend të parë dhe të dytë. Renditja është kryer nga “MasterCard Worldwide Emerging Markets Index”, i cili rendit tregjet botërore që po bëhen të fuqishme në bazë të tetë kritereve, siç është ambienti për biznes, rritja ekonomike, mjedisi ekonomik etj.

Më pas, ekzaminimi vazhdon me lidhjet që ka qyteti me botën, siç është fluturimi komercial dhe trafiku detar; sa i arsimuar dhe si i ka instalimet elektronike qyteti; cilësia e jetës dhe siguria. Teksa kriza financiare botërore bën progres, qytetet më pak të ekspozuara ndaj basteve të këqija në tregun e kredive janë në pozicion më të favorshëm për t’u rritur më tej. Edhe pse pikët e Budapestit janë mjaft të larta në listë, nevoja e fundit e Hungarisë për një plan shpëtimi prej 6.5 miliardë dollarësh nga Banka Qendrore Evropiane, tregon për telashe.

Më pak të ekspozuara ndaj krizës financiare deri tani janë qytetet kineze, të cilat dominojnë në listë. “Qytetet e vogla mund të jenë një platformë globale për zgjerimin global të kompanive”, shprehet Saskia Sassen, profesor në Komitetin e Universitetit të Kolumbias për Mendimin Global. “Shumë prej këtyre ekonomive të reja nuk janë financializuar si ato të vendeve të zhvilluara. Ne dikur mendonim se ky do të ishte pengesë, por mund të kthehet në avantazhin më të madh të këtyre qyteteve”, shprehet Sassen.

1. Shangai, Kinë
Pikët e përgjithshme: 66.01
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.29
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.83
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 7.67
Marrëdhëniet tregtare: 9.57
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 7.31
Cilësia e jetës: 7.39
Rreziku dhe siguria: 5.91

2. Pekin, Kinë
Pikët e përgjithshme: 62.35
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.29
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.82
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 5.49
Marrëdhëniet tregtare: 8.49
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 7.71
Cilësia e jetës: 6.76
Rreziku dhe siguria: 5.57

3. Budapest, Hungari
Pikët e përgjithshme: 58.82
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.94
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 5.05
Ambienti për biznes: 11.02
Ambienti i shërbimeve financiare: 5.21
Marrëdhëniet tregtare: 5.41
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.71
Cilësia e jetës: 8.37
Rreziku dhe siguria: 9.11

4. Kuala Lumpur, Malajzi
Pikët e përgjithshme: 58.63
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 9.04
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 5.99
Ambienti për biznes: 11.87
Ambienti i shërbimeve financiare: 6.01
Marrëdhëniet tregtare: 6.05
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 4.37
Cilësia e jetës: 7.38
Rreziku dhe siguria: 7.38

5. Santiago, Kili
Pikët e përgjithshme: 57.76
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 10.34
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 6.04
Ambienti për biznes: 11.51
Ambienti i shërbimeve financiare: 4.91
Marrëdhëniet tregtare: 4.12
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.05
Cilësia e jetës: 7.77
Rreziku dhe siguria: 8.02

6. Guangzhou, Kinë
Pikët e përgjithshme: 56.98
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.92
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.8
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 3.7
Marrëdhëniet tregtare: 5.88
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 6.63
Cilësia e jetës: 6.65
Rreziku dhe siguria: 5.98

7. Meksiko Siti, Meksikë
Pikët e përgjithshme: 56.85
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.24
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 5.73
Ambienti për biznes: 11.01
Ambienti i shërbimeve financiare: 6.34
Marrëdhëniet tregtare: 6.57
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 4.87
Cilësia e jetës: 7.87
Rreziku dhe siguria: 6.22

8. Varshavë, Poloni
Pikët e përgjithshme: 56.77
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.4
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 4.56
Ambienti për biznes: 10.81
Ambienti i shërbimeve financiare: 5.12
Marrëdhëniet tregtare: 5.5
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.43
Cilësia e jetës: 8.2
Rreziku dhe siguria: 8.76

9. Bangkok, Tailandë
Pikët e përgjithshme: 56.74
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.58
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 4.95
Ambienti për biznes: 10.99
Ambienti i shërbimeve financiare: 6.11
Marrëdhëniet tregtare: 8.81
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 4.26
Cilësia e jetës: 6.69
Rreziku dhe siguria: 6.09

10. Shenzhen, Kinë
Pikët e përgjithshme: 54.47
Ambienti ekonomik dhe tregtar: 8.29
Rritja dhe zhvillimi ekonomik: 9.81
Ambienti për biznes: 10.04
Ambienti i shërbimeve financiare: 4.31
Marrëdhëniet tregtare: 4.96
Marrëdhëniet e arsimit dhe IT-së: 5.59
Cilësia e jetës: 6.4
Rreziku dhe siguria: 5.71

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama