10 reklamat qe kane tronditur boten

10 reklamat qe kane tronditur boten
Bota e reklamave është një botë ku normalja zbukurohet, gjërat e kota kamuflohen dhe jeta reale portretizohet me anë të syzeve rozë. E gjitha kjo për ti shtyrë konsumatorët të blejnë të tilla ideale. Gjithmonë e më shumë reklamat tentojnë të shokojnë në vend që të këshillojnë, megjithatë efekti i tyre mund të jetë i pabesueshëm siç mund të shohim ditët e sotme.

1. Ky poster është shfaqur nga një fushatë publicitare franceze anti-duhan. Ne kemi zgjedhur dhe nëntë postera te fushatave te ndryshme publicitare për të parë sesi faktori shokues del ne pah.

2. “Ky poster i një fëmijë të zhvilluar në mënyrë jo normale është pjesë e një fushate nga agjencia “Serve”, e mbështetur gjithashtu nga Shoqata e Dhunës në familje në Milëaukee. Slogani i këtij posteri është “nëse e sheh një fëmijë si diçka më shumë, është gabim”

3. Kjo reklamë e çuditshme që shfaq një grua të re në një pozicion intim me një qen, u dizenjua për promovimin e një reviste gjermane” Deutsch Magazine”. Përveç pjesës ku reklamohet stili i jetës në vende të ndryshme më tepër jepet një imazh tepër te dyshimtë.

4. Shumë të përfolura nga mediat janë dhe fotot e reklamave së veshje për meshkuj të Tom Ford. Të shfaqura këto me një seri imazhesh me femra nudo të cilat i mbulojnë pjesët e tyre intime me shishe kolonje në dorë. Sigurisht ne nuk mund të publikonim të tilla imazhe provokuese por këtu do të gjeni variante te tjera të tyre.

5. Toyota me siguri është penduar për reklamat e modelit të ri të makinës Prius. Portretet paraqesin tre skena imorale vrasjesh dhe prostitucioni me sloganin ”Epo, të paktën ai nget një Prius”

6. Një klinikë bukurie amerikano-jugore e quajtur “Qendra e bukurisë Xiomara Coronado” shfaqi foto të modifikuara në mënyrë dixhitale të Paris Hilton dhe Angelina Jolie, duke thënë se ato do të dukeshin pikërisht kështu nëse do ta neglizhonin lëkurën e tyre.

7. M& C Saatchi është përgjegjëse për këtë reklamë të Kryqit të Kuq autralian që promovon dhurimin e gjakut. Ky imazh i një ene shisheje të mbushur me gjak të dhuruar sigurisht që provokon reagime.

8. Kjo foto e publikuar nga firma Benetton shfaq të sëmurin me AIDS dhe aktivistin David Kirby me familjen e tij në vitin 1990. Piktura origjinale është në versionin bardhë e zi por Benetton mendoi se në versionin me ngjyra kjo foto do të ishte më shokuese. Ajo provokoi një stuhi kritikash nga aktivist të tjerë të AIDS të cilët pretendonin se fotoja ishte në një farë mënyre hakmarrje kundër homoseksualëve.

9. Me sloganin “Nuk ka gjyqe të drejta” kjo foto e reklamuesve për të drejtat e njeriut Reprieve, shfaq të brendshmet në ngjyrë portokalli. Reklama ishte pjesë e fushatës  kundër dënimit ilegal të të burgosurve në Guantanamo.

10. Reklama e stlistes së modës Kenneth Cole’s me titullin “Të gjithë kemi AIDS shkaktoi reagime të shumta sepse posteri i afrohet shumë reklamave normale të modës. Mbi titulli “Ne të gjithë jemi mbajtës të fuqishëm”, nuk i referohet çantës qe po mban modelja në dorë por sëmundjes së SIDË-s.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama