10 sekretet per te joshur te tjeret ne stinen e veres

10 sekretet per te joshur te tjeret ne stinen e veres
Shpesh herë pyet veten a është vapa që stimulon vënien në dukje të linjave që joshin, sensi i mendjelehtësisë, tangat dhe fizikët e kalitur që na kalojnë përpara ose është vetë stina e verës që përfaqëson një moment trasgresioni. Pushimet janë periudha ideale për të filluar një histori romantike, një flirt të vogël ose edhe një aventurë, qoftë edhe për një natë të vetme. Të gjithëve i ndodh të shohin dikë në rrugë dhe për një moment do të ëndërronin të qëndronin me të. Dikush pëlqen një person, por pret momentin dhe vendin e përshtatshëm për t’ia thënë të gjitha. Do të bësh për vete biondinën që i ke shkuar pas gjithë vitit apo atë djalin që në palestër të pëlqente vërtet shumë, por nuk di si të bësh?

Ja 10 këshilla për të dy palët që të bëjnë menjëherë shenjë dhe ta bëjnë të bjerë në këmbët e tyre.

1- Buzëqesh. Është ngjitëse, shumë shpejt do të shohësh se edhe personi i dëshiruar të buzëqesh, dhe aq më tepër nuk kushton. Buzëqeshja të afron me personin tjetër. Një buzëqeshje ndriçon fytyrën dhe tërheq njerëzit drejt teje. Kështu do të jesh një person magnetik.

2- Bëj komplimente. Më të mirët janë ata që bëhen papritur dhe plot fantazi, gjithkujt i pëlqen t’ia bësh të ditur se ka diçka të veçantë dhe tërheqëse. Mbani mend që komplimentet duhet të jenë të ndershëm, të sinqertë dhe origjinalë. Nëse edhe ju juve iu bëjnë ndonjë kompliment, përgjigjja duhet të jetë thjesht faleminderit.

3- Shikimi. Shikoje personin tjetër në sy, dhe këtë bëjeni ëmbëlsisht, por jo më shumë se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek diçka tjetër. Mos e kontrolloni kurrë me sy sepse do ta vini në siklet.

4- Dëgjo. Ke dy veshë dhe një gojë sepse duhet të dëgjosh dyfishin e asaj që flet. Të dish të dëgjosh është një art i vërtetë. Personi që të intereson do të vijë direkt tek ty. Mbani mend: të gjithëve u pëlqen t’i dëgjojnë.

5- Bëj hapin e parë. Afrohu tek personi që të intereson dhe thuaji “përshëndetje”. Çdo moment bisedimi varet nga një prezantim domethënës e aspak arrogant. Qëndrimi yt duhet të duket i sinqertë dhe aspak tallës apo ironizues.

6- Mundohu të jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar në ftues. Nuk jeni një person pasiv që pret arritjen e një historie, jeni ju vetë ai që dëshironi të arrini gjithçka që keni ëndërruar.

7- Përdor ndihmësat. Mos dil nga shtëpia pa ndihmësat: janë aksesorë për të filluar një bisedë natyrale. E mbajnë të gjallë bisedën dhe i bën të tjerët të flasin me ty. Ndihmësit më të mirë janë: qeni, aksesorë të pazakontë, parfum shumë i mirë, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazetë apo një libër i bukur.

8- Argëtohu. Mundohu të jesh i qeshur, i ëmbël, shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobësitë e tua për t’u bërë sa më i afërt. Vetëm kështu mund të arrish të bësh dikë për vete, duke i treguar se në praninë tënde momentet argëtuese dhe çlodhëse nuk do të mungojnë. Kush do të mund të rezistonte para tyre!

9- Fillo një bisedë. Mënyra më e mirë është përshëndetja. Flit për atë që keni përreth, bëj një pyetje, kërkoji ndihmë ose shpreh një opinion. Nëse të bisedosh me të, ngjall simpati, atëherë mos nguro t’ia shprehesh atë, si dhe të guxosh edhe për më tepër.

10- Flirtimi është një dhunti. Një joshës apo joshëse e mirë ka besim në vetvete dhe nuk ka frikë nga rreziqet. Mundohuni të jeni entuziastë e sidomos pozitivë. Nëse kjo që po bëni është ajo që ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë nuk keni pse të nguroni për asnjë çast.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama