Konceptet e shtetësisë dhe kombësisë janë mjaft të ndërlikuara se kaq dhe po bëhen edhe më komplekse tani që bota po tkurret në një kulturë dhe ekonomi globale. Si rezultat, shumë njerëz mund të kërkojnë shtetësi në një shtet të dytë për shumë arsye, si e drejta për të punuar, votuar apo për të patur diçka në pronësi. Përfitime të tjera janë lehtësia për të marrë viza të tjera udhëtimi apo mundësia e shpërblimit financiar. Edhe pse ekzistojnë programe të ndryshme për të marrë pasaportën e vendit të dëshiruar si “Shtetësi ekonomike”, “Pasaportë e dytë” dhe “Shtetësi për investime”, këto shpesh njihen dhe me emrin e shëmtuar “skema”. Për këtë arsye, shtete të shumta që dikur kanë praktikuar biznesin e shitjes së pasaportave, janë përulur ndaj presionit ndërkombëtar dhe i kanë pezulluar këto programe.
Vendet e mëposhtme janë 10 prej shteteve që lejojnë shtetësi të dyfishtë, të cilat kanë ligje elastikë për kombësinë dhe u sigurojnë shtetasve të tyre privilegje të veçanta. Marrja e shtetësisë së një vendi të dytë ofron përfitime të shumta, por gjithashtu edhe përgjegjësi. Për shembull, ligji australian thotë se “ju kërkohet të mbroni Australinë sa herë të dalë nevoja”. Nevoja për këtë edhe mund të mos lindë, por ideja e marrjes së armëve për të mbrojtur një shtet “tjetër” apo rreziku i burgosjes është vetëm një prej shumë problemeve që lidhen me shtetësinë e dyfishtë.
1. Irlanda
Edhe pse nënshtetësia merret pas 5 vitesh qëndrimi nëse nuk jeni të martuar me një nënshtetas irlandez, ky rregull anashkalohet për një numër arsyesh, për shembull nëse keni prejardhje irlandeze apo keni investuar atje.
2. Kanadaja
Ligji i shtetësisë kanadeze është mjaft bujar, por me raste edhe hutues. Një rezident i përhershëm duhet të jetojë në Kanada për më shumë se 3 vite para aplikimit, dhe edhe më shumë nëse është qytetar i përkohshëm.
3. Dominika
Dominika s’duhet ngatërruar me Republikën Dominikane, pasi është një ishull i Karaibeve në veri të Venezuelës. Pasaportën mund ta merrni me një shumë prej 100 mijë dollarësh. Nëse i paguani, shteti ju siguron një ekzistencë pa taksa.
4. St. Kitts dhe Nevis
Dy ishujt e Karaibeve përbëjnë hemisferën perëndimore të kombit më të vogël. Miratimi i pasaportës kërkon 12 javë dhe ju ofron kalim të lirë në 80 shtete dhe status pa taksa. E gjithë kjo do t’ju kushtojë 40 mijë dollarë.
5. Panama
Panamaja shërben për të ndarë dhe lidhur kontinentet amerikane. Mënyra më popullore për statusin e nënshtetësisë është viza turistike, e cila merret brenda 60 ditëve. Ata që e kanë mund të importojnë mallra pa taksë.
6. Australia
Për t’u bërë nënshtetas australian duhet të jeni rezident i përhershëm nga 2 deri 5 vite para datës së aplikimit për pasaportë. Përveç kësaj, duhet të jetoni në Australi apo të ruani lidhjet me vendin përmes një shoqate.
7. Belize
Shteti sovran i Belize-s është pak në Amerikën Qendrore, pak në Karaibe, një identitet i dyfishtë që kontribuon për shtetësinë e dyfishtë. Pasaporta ju kushton 1 mijë dollarë, por të keni të ardhura prej të paktën 24 mijë dollarësh.
8. Brazil
Shtetësia braziliane kërkon të paktën 4 vite banimi në këtë shtet, me një numër përjashtimesh, si vërtetimi i të ardhurave të mjaftueshme apo me shtetësi nga një vend tjetër që flet portugalisht.
9. EnenKio
Ky ishull ndodhet në veri të Oqeanit Paqësor dhe administrohet nga Departamenti i Brendshëm i SHBA-së. U shpall si Mbretëria e ENenKio-s në vitin 1994 nga një grup separatist. Deri tani asnjë shtet i huaj s’e ka njohur.
10. Macau
I vendosur në jug të Kinës, Macau administrohej nga Portugalia deri në vitin 1999, kur Republika Popullore e Kinës pretendoi sovranitetin. Megjithatë, shumë vende përfshirë SHBA-në, e mbështesin autonominë e saj.