Tragjeditë në Shqipëri
Më 27 mars të vitit 1997 ndodh tragjedia e Otrantos. Si pasojë e përplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Radës”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlorës. Në këtë tragjedi humbën jetën 89 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Tragjedia e Otrantos njihet në si tragjedia më e madhe në 20 vitet e fundit. Një tragjedi e rëndë rrugore ndodhi në shkurt të vitit 2002 në Qafën e Luarit, rruga që lidh Vlorën me Sarandën. Një autobus me nxënës nga Berati, u përplas me një tjetër autobus të linjës Vlorë-Dukat. Nga kjo përplasje u plagosën 19 persona, prej të cilëve tetë nxënës në gjendje të rëndë. Një tjetër tragjedi si ajo e djeshmja ka ndodhur gjashtë vjet më parë pikërisht në Fushë-Arrëz. Gjimnazistët kosovarë ishin nisur për një ekskursion 5-ditor në Shqipëri por 14 prej tyre humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Fushë-Arrëz, ngjarja ka ndodhur në 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u përplas me një makinë.
Ashtu si aksidenti i djeshëm, ka ndodhur para dy vitesh një tjetër aksident i rëndë në Pukë. Pasi autobusi i linjës Fushë-Arrës-Durrës del nga rruga në fshatin Dom në komunën Gjegjan të Pukës kur për pasojë 14 pasagjerë gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në gjendje të rëndë. Pak muaj pas aksidentit të Pukës një tjetër aksident i rëndë tronditi shqipërinë. Në aksin Ballsh-Fier u rrëzua një autobus nga 100 metra lartësi, ku si pasojë vdiqën 9 persona dhe u plagosën 38 të tjerë. Pas këtij aksidenti u gjet fajtor shoferi grek i cili edhe u arrestua.
Tragjedi të tjera
Në vitin 2004 pikërisht në 9 janar një tragjedi i ndodh në Karaburun. 21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis në 9 janar të 2004-ës nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Policia arrestoi dy skafistët e tjerë. Më 11 mars 2007, në Dukagjin ka ndodhur një nga aksidentet më të rënda rrugore. Fugoni në të cilin udhëtonin nëntë vetë u rrëzua në një humnerë prej një lartësie 50 metra në rrugën Kir-Dukagjin. Humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë. Në 6 mars 2008 në Liqenin e Farkës pranë Tiranës përmbytet një varkë e cila shkakton vdekjen e 16 personave. Tragjedia e Farkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi shpëtuan katër presona. Më 15 mars 2008, ndodhi tragjedia e Gërdecit e cila është ndër tragjeditë më të mëdha në 20 vitet e fundit. Dita e djeshme solli një tjetër tragjedi e cila nuk ishte e para por me shpresën që është e fundit.
28 mars 1997, Tragjedia e OTRANTOS
Si pasojë e përplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Radës”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlorës. Në këtë tragjedi humbën jetën 89 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Tragjedia e Otrantos njihet në si tragjedia më e madhe në 20 vitet e fundit.
25 shkurt 2002, Qafa e Luarit
Një tragjedi e rëndë rrugore ndodhi në shkurt të vitit 2002 në Qafën e Luarit, rruga që lidh Vlorën me Sarandën. Një autobus me nxënës nga Berati, me një tjetër autobus të linjës Vlorë-Dukat. Nga kjo përplasje u plagosën 19 persona, prej të cilëve tetë nxënës në gjendje të rëndë.
9 janar 2004, Karaburun
21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis në 9 janar të 2004-ës nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Policia arrestoi dy skafistët e tjerë.
14 tetor 2004, Fushë-Arrëz
Gjimnazistët kosovarë ishin nisur për një ekskursion 5-ditor në Shqipëri por 14 prej tyre humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Fushë Arrëz ngjarja ka ndodhur në 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u përplas me një makinë.
6 maj 2006, Dhëmblan
Shpërthimi i predhave të vjetra të ushtrisë në fshatin Dhëmblan të Tepelenës i morri jetën dy ushtarakëve, duke përhapur panik edhe tek banorët. Ka qenë gabimi i një ushtari në çmontimin e predhës që shkaktoi edhe tragjedinë.
11 mars 2007, Dukagjin
Është cilësuar si një nga aksidentet më të rënda rrugore ajo e Dukagjinit. Fugoni në të cilën udhëtonin nëntë veta u rrëzua në një humnerë prej një lartësie 50 metra në rrugën Kir-Dukagjin. Humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë.
6 mars 2008. Liqeni i Farkës
Përmbytja e varkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi shpëtuan katër presona.
15 mars 2008, tragjedia e Gërdecit
Tragjedia e Gërdecit, është ndër tragjeditë më të mëdha në 20 vitet e fundit. Pas shpërthimit të fabrikës së municioneve, humbën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Për këtë ngjarje opozita akuzoi mazhorancën si shkaktare dhe e implikuar në korrupsion. Për shkak të ngjarjeve që ndodhën atje dhe implikimit të politikës me fabrikën e vdekjes, kjo tragjedi rrallë së do të harrohet ndonjëherë.
19 korrik 2010, aksidenti në Pukë
Ashtu si aksidenti i djeshëm, ka ndodhur para dy vitesh një tjetër aksident i rëndë në Pukë. Pasi autobusi i linjës Fushë-Arrës-Durrës del nga rruga në fshatin Dom në komunën Gjegjan të Pukës kur për pasojë 14 pasagjerë gjetën vdekjen dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në gjendje të rëndë.
9 nëntor 2010, aksidenti i Ballshit
Pak muaj pas aksidentit të Pukës një tjetër aksident i rëndë tronditi Shqipërinë. Në aksin Ballsh-Fier u rrëzua një autobus nga 100 metra lartësi, ku si pasojë vdiqën 9 persona dhe u plagosën 38 të tjerë. Pas këtij aksidenti u gjet fajtor shoferi grek i cili edhe u arrestua.