10 tragjedite me te medha ne Shqiperinga ajo e Otrantos deri tek e Gerdecit

10 tragjedite me te medha ne Shqiperi,nga ajo e Otrantos deri tek e Gerdecit
Nje aksident me permasa tragjike trondit Shqiperine diten e djeshme. Autobusi i linjes Fushe-Arres- Durres del nga rruga ne fshatin Dom ne komunen Gjegjan te Pukes kur per pasoje 14 pasagjere gjeten vdekjen dhe dhjetera te tjere u plagosen ne gjendje te rende. Por kjo nuk eshte tragjedia e pare e ndodhur ne Shqiperi, pasi 20 vitet e fundit jane te mbushur me raste ku shume veta kane humbur jeten per arsye te ndryshme. Duke filluar nga tragjedia e Otrantos e cila mund te cilesohet edhe si me e renda, per te vijuar me pas me aksidentin ne Qafen e Luarit ne vitin 2002 kur nje tjeter autobus me nxenes doli nga rruga, ku u plagosen 19 prej tyre. Ne radhe eshte tragjedia e 9 janarit ne vitin 2004 per te vijuar me tragjedine e Farkes dhe deri te tragjedia e Gerdecit.

Tragjedite ne Shqiperi

Me 27 mars te vitit 1997 ndodh tragjedia e Otrantos. Si pasoje e perplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Rades”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlores. Ne kete tragjedi humben jeten 89 persona dhe u plagosen shume te tjere. Tragjedia e Otrantos njihet ne si tragjedia me e madhe ne 20 vitet e fundit. Nje tragjedi e rende rrugore ndodhi ne shkurt te vitit 2002 ne Qafen e Luarit, rruga qe lidh Vloren me Saranden. Nje autobus me nxenes nga Berati, u perplas me nje tjeter autobus te linjes Vlore-Dukat. Nga kjo perplasje u plagosen 19 persona, prej te cileve tete nxenes ne gjendje te rende. Ne vitin 2003, si pasoje e çarjes se diges se Liqenit u permbyten qindra shtepi dhe u demtuan shume aktivitete, dyqane por edhe orendi shtepiake. Fatmiresisht nuk pati viktima ne njerez pasi pjesa me e madhe u evakuua. Nje tjeter tragjedi si ajo e djeshmja ka ndodhur gjashte vjet me pare pikerisht ne Fushe-Arrez. Gjimnazistet kosovare ishin nisur per nje ekskursion 5-ditor ne Shqiperi por 14 prej tyre humben jeten tragjikisht ne nje aksident te rende ne Fushe-Arrez, ngjarja ka ndodhur ne 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u perplas me nje makine.

Tragjedi te tjera

Ne vitin 2004 pikerisht ne 9 janar nje tragjedi i ndodh ne Karaburun. 21 persona humben jeten si pasoje e avarise ne motorin e gomones qe u nis ne 9 janar te 2004-es nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italise, nderkohe qe mes te vdekurve ishte edhe nje skafist. Policia arrestoi dy skafistet e tjere. Me 11 mars 2007, ne Dukagjin ka ndodhur nje nga aksidentet me te renda rrugore. Fugoni ne te cilin udhetonin nente vete u rrezua ne nje humnere prej nje lartesie 50 metra ne rrugen Kir-Dukagjin. Humben jeten gjashte persona mes tyre edhe femije. Ne 6 mars 2008 ne Liqenin e Farkes prane Tiranes permbytet nje varke e cila shkakton vdekjen e 16 personave. Tragjedia e Farkes ne oret e para te mesnates ne liqenin e Farkes solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes se varkes ishte numri i madh i personave qe ndodheshin ne te. Nga kjo tragjedi shpetuan kater presona. Me 15 mars 2008, nodhi tragjedia e Gerdecit e cila eshte nder tragjedite me te medha ne 20 vitet e fundit. Pasi shperthimit te fabrikes se municioneve, humben 26 persona dhe dhjetera te tjere te plagosur. Per kete ngjarje opozita akuzoi mazhorancen si shkaktare dhe e implikuar ne korrupsion. Per shkak te ngjarjeve qe ndodhen atje dhe implikimit te politikes me fabriken e vdekjes, kjo tragjedi rralle se do te harrohet ndonjehere. Dita e djeshme solli nje tjeter tragjedi e cila nuk ishte e para por me shpresen qe eshte e fundit.

28.03.1997, Tragjedia e OTRANTOS

Si pasoje e perplasjes me anijen italiane “Sibilla”, mbytet anija “Katri i Rades”. Anija ishte nisur nga qyteti i Vlores. Ne kete tragjedi humben jeten 89 persona dhe u plagosen shume te tjere. Tragjedia e Otrantos njihet ne si tragjedia me e madhe ne 20 vitet e fundit.

25 shkurt 2002, Qafa e Luarit

Nje tragjedi e rende rrugore ndodhi ne shkurt te vitit 2002 ne Qafen e Luarit, rruga qe lidh Vloren me Saranden. Nje autobus me nxenes nga Berati, me nje tjeter autobus te linjes Vlore-Dukat. Nga kjo perplasje u plagosen 19 persona, prej te cileve tete nxenes ne gjendje te rende.

Prill 2003. Çarja e diges se Liqenit Artificial te Tiranes

Si pasoje e çarjes se diges se Liqenit te ciles u permbyten qindra shtepi dhe u demtuan shume aktivitete, dyqane por edhe orendi shtepiake. Fatmiresisht nuk pati viktima ne njerez pasi pjesa me e madhe u evakuua.

9 janar 2004, Karaburun

21 persona humben jeten si pasoje e avarise ne motorin e gomones qe u nis ne 9 janar te 2004-es nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italise, nderkohe qe mes te vdekurve ishte edhe nje skafist. Policia arrestoi dy skafistet e tjere.

14 tetor 2004, Fushe-Arrez

Gjimnazistet kosovare ishin nisur per nje ekskursion 5-ditor ne Shqiperi por 14 prej tyre humben jeten tragjikisht ne nje aksident te rende ne Fushe Arrez ngjarja ka ndodhur ne 14 tetor 2004, ku autobusi i tyre u perplas me nje makine.

31 mars 2005

Nje avion amerikan u rrezua ne fshatin Rovjan te Gramshit, ngjarje e cila u cilesua si nje tragjedi shqiptare ku humben jeten nente ushtare amerikane. Ne ate kohe u percaktua shkak i aksidentit pakujdesia e pilotit.

6 maj 2006, Dhemblan

Shperthimi i predhave te vjetra te ushtrise ne fshatin Dhemblan te Tepelenes i morri jeten dy ushtarakeve, duke perhapur panik edhe tek banoret. Ka qene gabimi i nje ushtari ne çmontimin e predhes qe shkaktoi edhe tragjedine.

11 mars 2007, Dukagjin

eshte cilesuar si nje nga aksidentet me te renda rrugore ajo e Dukagjinit. Fugoni ne te cilen udhetonin nente veta u rrezua ne nje humnere prej nje lartesie 50 metra ne rrugen Kir-Dukagjin. Humben jeten gjashte persona mes tyre edhe femije.

6 mars 2008. Liqeni i Farkes

Permbytja e varkes ne oret e para te mesnates ne liqenin e Farkes solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes se varkes ishte numri i madh i personave qe ndodheshin ne te. Nga kjo tragjedi shpetuan kater presona.

15 mars 2008, tragjedia e Gerdecit

Tragjedia e Gerdecit, eshte nder tragjedite me te medha ne 20 vitet e fundit. Pas shperthimit te fabrikes se municioneve, humben 26 persona dhe dhjetera te tjere te plagosur. Per kete ngjarje opozita akuzoi mazhorancen si shkaktare dhe e implikuar ne korrupsion. Per shkak te ngjarjeve qe ndodhen atje dhe implikimit te politikes me fabriken e vdekjes, kjo tragjedi rralle se do te harrohet ndonjehere.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama