2. Kosi & Gjiza. Përveç kalciumit, kosi përmban mikroorganizma të dobishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve ushqimore të ndryshme etj.
3. Bostani, pjepri. Një kilogram bostan ka 300 kalori, aq sa ka një kanoçe koka-kola. Përveç ujit, bostani ka vitaminë C dhe antioksidantë të dobishëm. Pjepri gjithashtu ka përmbajtje të lartë uji, ka vetëm 34 kalori në 100 gr dhe 60% të nevojave ditore në vitaminë C.
4. Avokado. Ky frut, i pazakontë për shqiptarët, është një superushqim. Përmban acide lyrore omega, të nevojshme për sistemin tonë imunitar. Vitamina B5, B6, magnez, kalium – një paketë kjo antistres. Është i pasur me vitaminë E dhe C duke dhënë mundësi rigjeneruese për lëkurën. Përmban vitaminë K, e nevojshme për mpiksjen e gjakut.
5. Specat e kuq. Vitamina C është e domosdoshme për formimin e kolagjenit, i cili gjatë verës, nën rrezet e diellit, është më i ekspozuar të humbasë strukturën e tij dhe të vështirësojë elasticitetin e lëkurës, duke nxjerrë në pah edhe deformime si celuliti.
6. Misrat e freskët të zier. Janë të pasur me vitaminat e kompleksit B dhe në acid folik.
7. Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë, fiqtë. Këto fruta qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese. Përveç kësaj, te rrushi i kuq dhe te manaferrat është zbuluar një substancë, e cila quhet resveratrol dhe ka efekte të pazëvendësueshme në zgjatjen e jetës.
8. Peshk & prodhimet e detit. Acidet lyrore që vetëm peshku i ofron, trupi ynë është në gjendje t’i depozitojë dhe t’i përvetësojë në qelizat e vetë trurit, duke na bërë më të mbrojtur ndaj depresionit si dhe humbjes së memories.
9. Borziloku. Ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Përmban hekur dhe kalcium, të gjithë përbërësit që i nevojiten trupit për t’u relaksuar.
10. Uji. Në një klimë të nxehtë, e vetmja gjë që na mbron nga dehidratimi(tharja), është pikërisht uji. Nevojitet afërsisht 30 ml për çdo kilogram të trupit. Nevojat rriten kur kryejmë aktivitet fizik, kur jemi shtatzënë, kur jetojmë në klimë të nxehtë dhe kur pimë alkool.