10 ushqimet me te rrezikshme ne bote nga hot-dogu te kikiriket e peshku ton

10 ushqimet me te rrezikshme ne bote, nga hot-dogu, te kikiriket e peshku ton
Akademia Amerikane e Pediatrëve ka publikuar listën e ushqimeve më të rrezikshme në botë. Janë ushqime të nevojshme, disa shumë të shtrenjta, por që nëse s’i përdorim siç duhet mund të na shkaktojnë vdekjen,ose thjesht të na sëmurin për ca ditë. Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjec shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit.

Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë. Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë.

Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc. Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsisë ka alergji nga kikirikët. Është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët. Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2012.

Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre. Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të merkurit që gjendet tek ai.

1. Hot-dogs

Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjeç shkaktohen nga hot-dogët. Ndaj ata konsiderohen si një prej dhjetë ushqimeve më të rrezikshme të vitit.

2. Fugu

Fugu është një lloj peshku që shërbehet me feta të holla nga shefat e kuzhinës. Të brendshmet e fugut, vezët dhe mëlçia përmbajnë një lloj helmi, i cili është 1200 herë më shumë helmues se cianidi. Toksina është aq e fuqishme sa një dozë mikroskopikë mund të vrasë 30 njerëz. Për shkak të rrezikut që mbart shefat kalojnë kurse dhe trajnime tre-vjeçare para se të marrin licencën për ta gatuar. Një pjatë e tillë kushton rreth 200 dollarë.

3. Acke

Në Xhamajkë fruta e ackes është një lloj bekimi i dyfishtë. Ajo njihet si fruti kombëtar i Xhamajkës dhe nëse hahet menjëherë mund të shkaktojë atë që quhet sëmundja xhamajkane e të vjellave dhe mund të çojë në koma ose vdekje. Ky frut përmban një lloj helmi, i cili duhet evituar me kujdes kur fruti piqet plotësisht dhe më pas acke shërbehet me merluc.

4. Kikirikët

Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsisë ka alergji nga kikirikët. Është një prej shkaqeve më të rëndësishme në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikirikët është rritur tek fëmijët.

5. Gjethet jeshile

Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme të vitit 2012. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar 363 sëmundje vitin e kaluar; 240 prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre.

6. Raveni

Raveni, zarzavatja e lavdëruar për rolin në brumin e ëmbëlsirave nuk është aq e ëmbël sa jemi mësuar ta mendojmë. Kjo zarzavate ka origjinë mjekësore që daton në Azi, por nëse përzien një sasi të madhe nga gjethet e saj mund të jetë helmuese. Sipas studimeve mjekësore, gjethet e ravenit nuk duhet ë gatuhen apo konsumohen për shkak të toksinave.

7. Peshku ton

Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku më i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmëruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të mërkurit që gjendet tek ai.

8. Tapioka

Kjo është lloj bime që prodhohet nga rrënjët e një bime që duket si shkurre. Rrënja përdoret për puding, por shkurrja mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Nëse përgatitet në mënyrë të gabuar kjo bimë prodhon cianid, një përbërje që shkakton vdekjen e menjëhershme kur konsumohet. Disa njerëz janë edhe alergjikë ndaj kësaj bime.

9. Kafja

Përveç mundësisë së rritjes së ritmit të rrahjeve të zemrës, kafja shkakton një sërë problemesh të tjera që nga mungesa e gjumit e deri tek ngjyrosja e dhëmbëve. Kafja mund të duket si produkti i nevojshëm për konsum ditor, por në fakt ajo konsiderohet në listën e dhjetë ushqimeve më të dëmshme për njerëzit në mbarë botën.

10. Kërpudhat

Nuk është për t’u çuditur që kërpudhat bëjnë pjesën në listën e ushqimeve të rrezikshme. Duke lënë mënjanë vetitë e tyre për të shkaktuar halucinacione kërpudhat edhe mund të vrasin. Shumë prej tyre janë aq helmuese sa mund të vrasin dikë qe i konsumon në vend. Prandaj, këshillohet që ato të mos këputen asnjëherë vetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama