10 vdekjet me te cuditshme te njerezve te famshem
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Shumë nga njerëzit e famshëm të artit kanë vdekur në kushte normale, por ka edhe nga ata që kanë vdekur vërtet në mënyrë shumë të çuditshme. Përshemmbull Herakliti vdiq i bërë copash nga qentë e tij, Sofokliu u mbyt nga një kokërr rrushi, ndërsa Sergei Esenin u var në tubacionet e ngrohjes. Më poshtë janë 10 vdekjet më të çuditshme.
Federico Fellini, asfiksim nga djathi mocarela
Federico Fellini regjisori i madh italian vdiq në 31 tetor 1993 në Poliklinikën Umberto I në Romë, ku ishte shtruar prej disa ditësh për një kancer në mushkëri që i ishte shkaktuar nga një incident i parëndësishëm. Ai ishte mbytur me një pjesë të vogël djathi mocarela i cili i mbylli traketë duke i shkaktuar dëme të pariparueshme në tru.
Elvis Presly, kapsllëk kronik
Fansat e tij do të ngeleshin të habitur, e ndoshta edhe të zhgënjyer kur zbuluan shkakun e vdekjes së mbretit të muzikës Rock end Roll. Sipas mjekut të tij, Elvis vdiq nga kapsllëku kronik dhe për këtë arsye ai u gjend i vdekur në tualetin e tij.
Pierre Curie, rrëshqiti dhe u godit nga një karrocë
Pierre Curie fizikanti francez që fitoi çmimin Nobel për fizikën në vitin 1903 vdiq në Paris në 19 prill 1906. Ai u përpoq të kalonte rrugë në një mot të keq me shumë shi dhe nga lagështia e rrugës rrëshqiti duke u goditur me një karrocë që po kalonte aty pranë. Ky aksident i shkaktoi vdekjen.
Sofokliu, u mbyt me një kokërr rrushi.
Sipas historianëve të lashtë, të apasionuar pas anekdotave thuhet se Sofokliu një ndër tragjedianët më të mëdhenj të antikitetit grek, autori i veprës “Edipi Mbret” vdiq pasi u mbyt me një kokërr rrush.
Bob Marly, kancer i shkaktuar nga një dëmtim gjatë një ndeshje futbolli
Në korrik të 1977 Bob Marley muzikanti Xhamajkan u diagnostikua me sëmundjen melanoma malinje që kishte prekur gishtin e madh të këmbës së tij, ky dëmtim i ishte shkaktuar gjatë një ndeshje të zakontë futbolli. Bob Marley refuzoi të merrte kurën e duhur sepse feja nuk ja lejonte një gjë të tillë. Feja e tij (Rastafarianismi) mbronte fortë idenë se trupi i njeriut duhet të ngelet “i paprekur”. Kanceri që e kishte prekur në gisht, filloi të përhapej në lëkura, në anën e djathtë të trurit, në mushkri, mëlçi dhe stomak. Bob Marley vdiq pa lënë testament.
Pirro i Epirit, u vra nga një tjegull
Pirroja i Epirit po kalonte në një rrugë të ngushtë, ku po zhvillohej një betejë, një grua e vjetër që ishte duke e parë nga çatia e shtëpisë së saj i lëshoi pa dashje një tjegull. Tjegulla e goditi në kokë Pirron dhe e hutoi, kjo i dha mundësinë ushtrisë kundërshtare që ta vriste me lehtësi.
Sergei Esenin, u var në tubacionet e ngrohjes
Dy ditë pasi mjekët i kishin dhënë leje që të dilte nga spitali me rastin e Krishtlindjeve poeti rus Sergei Esenin preu damarët e njërës dorë dhe shkruajti një poemë lamtumire me gjakun e tij. Ditën tjetër u var në tubacionin e ngrohjes të dhomës së hotelit ku po qëndronte në San Petersburg. Ishte vetëm 30 vjeç kur u vetëvra. Ka dhe alternativa të tjera që sugjerojnë se vetëvrasja e Eseninit ishte një mashtrim pasi në fakt poeti ishte vrarë nga agjentë të GPU-së.
Luigji i III- të, ra nga kali në përpjekje për të kapur një grua
Luigji i III-të i Francës vdiq në vitin 882 në Saint-Denis, ndërsa ishte duke bërë një lojë dashurie me një vajzë të re. Luigji i III-të ishte duke ndjekur me kalë vajzë e re dhe në hutim e sipër nuk e pa portën e ulët që i doli përpara, e përplasi fort kokën pas portës. Përplasja ishte aq e dhunshme sa ai theu kokën dhe vdiq.
Eskili, goditet në kokë nga një breshkë
Legjenda thotë se Eskili vdiq për faj të një shqiponje e cila kishte kapur për të ngrënë një breshkë dhe po kërkonte një shkëmb për ta çarë breshkën. Shqiponja nga largësia e ngatërron kokën e dramaturgut të madh grek me një shkëmb dhe e lëshon breshkën. Ky aksident banal i shkaktoi vdekjen.
Herakliti, i bërë copa-copa nga qentë e tij
Herakliti për t’u shëruar i drejtohet një burri që rezultoi një sharlatan. Ai e këshilloi Heraklitin që të zhytej në pleh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të largonte ujërat e tepërt që kishte në trup dhe si rezultat do të shërohej. Ky sugjerim nuk rezultoi aq i dobishëm sa dukej sepse kur Herakliti doli nga plehu qentë e tij nuk e njohën dhe e bënë copa-copa. Është e mundur që shkaku i vdekjes së Heraklitit është zhytja në bajgat e lopëve.
Jean Baptiste Lully, gangrenë e shkaktuar nga goditja me staf (shkop dirigjimi)
Vdekja e Lully-të u shkaktua nga një ngjarje që mund të duket qesharake në qoftë se nuk do të kishte pasur pasoja të rënda për shëndetin e tij. Ishte duke kompozuar një pjesë në nder të mbretit rreth viteve 1686, kur nga hutimi godet këmbën me shkopin e dirigjimit. Pas disa kohësh mjeku e këshilloi që ta priste këmbën e infektuar nga goditja, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shpëtonte jetën por kompozitori preferoi t’i besonte fjalëve të një sharlatani në vend të fjalëve të mjekut. Sharlatani i premtoi se duke përdorur kurën e tij nuk do të ishte e nevojshme që Lully të priste këmbën. Kompozitori pranoi, në fillim kura pati efekt, dhe ai ndjeu përmirësime por më vonë gangrena e shkaktuar nga këmba avancoi sa i mori jetën.