Ja 10 vendet më të sigurta për pushime super të qeta:
Zvicra - Berna, Gjeneva dhe Zyrihu janë disa nga qytetet më të sigurta në botë.
Singapori - Vend i pasur dhe i qetë ku mund të shohësh shumë gjëra duke lëvizur shumë pak.
Suedia - Vendi i vajzave të bukura dhe diplomacisë. Të grindesh me një suedez është gati e pamundur.
Luksemburgu - Vendi ku tre etnitë kryesore jetojnë në harmoni (portugezë, italianë dhe francezë). Kurrë nuk është dëgjuar për sulme terroriste apo kafshë të rrezikshme me origjinë nga Luksemburgu.
Danimarka - Qytetet daneze janë ideale për të pirë birrë, për të ngrënë peshk dhe për xhiro me biçikletë.
Irlanda - Edhe pse njihet si popull rebel dhe pijedashës, irlandezët kanë një përqindje krimi shumë të ulët.
Norvegjia - Oslo është një nga qytetet më të qeta në botë, por gjithashtu edhe më të shtrenjta.
Austria - Vend i qetë dhe paqësor. Ideal për dashamirësit e artit, historisë dhe kuzhinës së mirë.
Islanda - Kriminaliteti në këtë vend është aq i ulët sa gjysma e forcave të rendit qarkullojnë pa armë me vete. Siguri e garantuar.
Zelanda e Re - Konsiderohet si shteti më i sigurtë në botë nga revista The Economist.