10 veprat me te bukura te artit te te gjithe koherave

10 veprat me te bukura te artit te te gjithe koherave

Kritiku i artit, Jonathan Jones paraqet për “The Guardian” punimet më të bukura të artit të të gjitha kohrave dhe se në cilin vend të botës mund t’i shikoni ato. Në vend të parë ai vë Leonardo Da Vinçin për krijimin e “Fetusi në barkun e nënës” që ndodhet në Kështjellën Windsor. Sipas Jones, Leonardo shpreh kushtet e njeriut në një guaskë – në të vërtetë ajo ngjan me pjesën e brendshme të një gështenje të egër. Brenda saj zhvillohemi të gjithë ne.

500 vjet më parë, ky artist dhe shkencëtar mundi të portretizonte misterin human me një çudi që nuk është fetare por biologjike. Ai e sheh njerëzimin si fakt i natyrës. Kjo konsiderohet si një ndër veprat më të bukura të artit. Në listë është edhe piktura e famshme e “Guerikës” të Pikasos. Në vitin 1937 Pikaso pikturon “Guernikën”, shkatërrimi i qytetit bask prej bombarduesve gjermanë në luftën civile të Spanjës. Tabloja e “Guernikës” është kthyer në Spanjë pas 25 vjetësh emigrim në Nju Jork. Rëndësia e kësaj pikture për vendin është edhe sot e paçmueshme, thotë Ana Martinez de Aguilar, drejtore e muzeumit Reina Sofia në Madrid.

Pikaso pati udhëzuar që përsa kohë në vendin e tij në Spanjë do të qeverisnin fashistët, kjo vepër e famshme nuk duhej të kthehej në atdhe. “Guernika” konsiderohet si vepra artistike më e rëndësishme politike e shekullit të kaluar. Në listë është “No 31” i Jackson Pollock. Një shembull i përkryer i mënyrës si arti mund të nxjerrë diçka nga hiçgjëja. Është një shkul rrjedhash, spërkatjesh, piklash dhe pëlltumesh në pikturë. Por nëse e lejon, do të të pushtojë. Pulson me energji dhe gjen rrugën për në tru. Sa më e madhe vepra e Pollock, aq më e madhe forca që ka.

 

1. Leonardo Da Vinci – Fetusi në barkun e nënës (1510-1513), në Kështjellën Windsor

Leonardo shpreh kushtet e njeriut në një guaskë – në të vërtetë ajo ngjan me pjesën e brendshme të një gështenje të egër. Brenda saj zhvillohemi të gjithë ne. 500 vjet më parë, ky artist dhe shkencëtar mundi të portretizonte misterin human me një çudi që nuk është fetare por biologjike. Ai e sheh njerëzimin si fakt i natyrës. Kjo konsiderohet si një ndër veprat më të bukura të artit.

 

2. Karavaxhio – Prerja e kokës së Shën John Baptist, në Katedralen e Maltës

Karavaxhio na paraqet momentin e një vrasjeje në oborrin e burgut. Ekzekutuesi mban një thikë në dorë dhe po pret të presë qafën e Shën John-it. Dikush e shikon këtë moment të tmerrshëm nga një dritare e vogël. Kudo ishte errësirë. Vdekja dhe mizoria njerëzore janë të hedhura në këtë kryevepër, ndërsa hijet e saj të pushtojnë mendjen.

 

3. Rembrandt – Autoportret me dy rrathë, në Londër

Nuk jeni ju ata që po e shikoni Rembrandt-in, por është ai që po ju vëzhgon juve. Autoriteti gjenial dhe mosha e tij, të ngulin sytë me një vëzhgim moral që është i tmerrshëm. Rembrandt duket sikur arrin të shohë përtej shpirtit të personit që e ka pikturën dhe arrin të dallojë çdo dështim. Ai është si Zoti. Rembrandt është artisti më serioz nga të gjithë, se të gjithë qëndrojnë përpara tij si në gjykimin e së vërtetës.

 

4. Piktura e Shpellës Chauvet (30 mijë vjet më parë), në Francë

Enigmë mbetet personi që pikturoi në këto shpella portretet e katër kuajve. Nuk ekzistonte një shkrim i tillë në epokën e akullnajave dhe prandaj është e vështirë të identifikohen autorët e kësaj piktore. Artistët e shpellës mund të kenë qenë edhe femra, ato mund të kenë pasur fëmijë. Ajo që dihet është se homosapiensët, rraca jonë njerëzore, ka lënë gjurmë me pikturat e veta që janë kaq të bukura dhe kaq inteligjente sa asgjë tjetër.

 

5. Jackson Pollock – Numri 31, 1950, në Nju Jork

Arti i Jackson Pollock është një mister modern. Është e vështirë të besohet se si arriti ai të krijojë një pikturë të tillë kaq të bukur në një kanavaçë të shtrirë në tokë. Si një solo nga Jimi Hendrix, improvizimet e tij të lira me baltë arrijnë një unitet të shkëlqyer. Kjo pikturë është ‘katedrale e mendjes’.

 

6. Velaskez – Shërbëtoret e nderit (Las Meninas) (1656), Madrid

Mbreti dhe mbretëresha qëndrojnë përballë një pikture. Velaskez nëpërmjet pikturës shikon çiftin mbretëror. Vajza e mbretit dhe shërbëtoret e saj si edhe xhuxhi janë mbledhur përpara monarkut të tyre. Pak më tutje, një lajmëtar ose ministër ndodhet pranë derës. Në një pasqyrë të shndritshme reflektohet çifti mbretëror.

 

7. Pikaso – Guernica (1937), në Madrid

Kur Pikaso filloi të pikturojë protestën e tij kundër bombardimit të Guernikës, kryeqytetit antik bask, nga forcat ajrore të Hitlerit gjatë Luftës Civile në Spanjë, ai ishte në kulmin e suksesit të tij. 30 vjet pas pikturës së tij subversive moderniste Les Demoiselles d’Avignon, inteligjenca e tij e kubizmit tanimë ishte pasuruar nga mitologjia dhe poezia e zbuluar nga lëvizja surrealiste. Ai hidhi vështrimin e tij në disa piktura historike si ajo e Zjarrit të Rafaelit në Borgo dhe vendosi poshtë deklaratën më të bukur njerëzore të shekullit 20.

 

8. Mikelanxhelo – Të burgosurit (1519-1534), në Firence

Piktura e Mikelanxhelos, “Të burgosurit” ose “Skllevërit”, u nis për varrin e Papa Julius-it të Dytë por nuk u përfundua kurrë. Në tërësinë e tij – përfshi “Skllevërit rebelë dhe të vdekur” në Luvër dhe statuja e Moisit e përfunduar – reduktuan versionin e varrit në Romë. Kjo përbën kryeveprën më të madhe të papërfunduar në botë. Por Mikelanxhelo nuk i ka lënë gjërat e papërfunduara për shkak të përtacisë së tij. Kjo është një zgjedhje aspak estetike. “Të burgosurit” e Mikelanxhelos janë një shprehje e kushteve njerëzore që ngjasojnë me Hamletin e Shekspirit.

 

9. Skulpturat Partenon (447-442 para Krishtit), në Londër

Pjesët e gjata prej mermeri, statujat kolosale të thyera të Zotave, skulpturat e centaurëve duke luftuar njerëzit që Lord Elgin i largoi nga Akropoli Athinës dy shekuj më parë njihen sot si objekte kontroversale – gjë që është e trishtueshme, sepse ne duhet të mrekullohemi me gjenialitetin e tyre. Shumica e skulpturave antike greke janë kopjuar nga Romakët. Ky është ai që quhet me të vërtetë arti klasik.

 

10. Cezanne – Mont Sainte Victorie (1902-1904), në Muzeun e Filadelfias

Vizioni i thyer i Cezanne-s, intensiteti i vështrimit të tij dhe ashpërsia në mendje teksa përpiqet të shohë dhe të kuptojë thelbin e malit është një nga betejat më befasuese në historinë e artit. Nga kjo, shumë shpejt lindi kubizmi dhe abstraksioni. Sikur kërkimet e Cezanne-s të kishin vazhduar më tej, ai do të ishte pjesë e artistëve më të mëdhenj të historisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama