100-vjecari shtyp me makine 11 njerez

100-vjeçari shtyp me makine 11 njerez
Një 100-vjeçar shtypi me makinën e tij 11 persona, përfshi nëntë fëmijë të një shkolle fillore në Los Anxhelos, SHBA.  Të gjithë të lënduarit u shoqëruan në spital dhe katër prej fëmijëve u raportuan në gjendje kritike për jetën, por besohet se do të arrijnë të mbijetojnë. Disa prindër dhe fëmijët e tyre ishin duke blerë akullore e sanduiçë në një kioskë pranë shkollës, kur një “kadillak” i vjetër i përplasi.

Aksidenti ndodhi me shpejtësi të ulët dhe disa persona arritën të shmangeshin, ndërsa të tjerë u munduan të paralajmëronin të moshuarin, Preston Carter, por pa mundur t’i tërhiqnin vëmendjen.

I intervistuar nga një televizion lokal, 100-vjeçari që në 5 shtator do të mbushë ditëlindjen e parë të shekullit të dytë të jetës, tha në vendngjarje. “Është faji i frenave të makinës, ato dështuan. Jam shumë i keqardhur për këtë ngjarje, s’do ta kisha bërë kurrë me vullnet një gjë të tillë. Më vjen shumë keq për fëmijët dhe lutem që të shpëtojnë”.

Megjithatë, sipas të dhënave të pakonfirmuara të policisë, faji nuk është i frenave, por i të moshuarit, që ndërsa ndezi makinën për t’u larguar nga një ushqimore, në vend që të fuste marshin si zakonisht, futi marshin e ecjes mbrapsht dhe i dha gaz mjetit pa e kuptuar se çfarë po bënte.

Besohet se mosha e Carter luajti rol në sekuencën e aksidentit, duke e bërë të paaftë që të shmangte ngjarjen, pavarësisht se ajo dukej tërësisht e parandalueshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama