100 vjet pavaresi perurohet memoriali i Shqiponjes tek rreth-rrotullimi i doganes

100 vjet pavaresi, perurohet memoriali i Shqiponjes tek rreth-rrotullimi i doganes
Tirana është përfshirë nga atmosfera e festës së pavarësisë ditën e sotme me një sërë aktivitetesh, një ndër të cilët ishte edhe përurimi i memorialit të “Shqiponjës”, i vendosur në rrethrrotullimin e Doganës, në Tiranë, i cili tashmë do të mbajë emrin “Sheshi Shqiponja”.

Ceremonia e organizuar me këtë rast ka mbledhur bashkë personalitete shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare. Në të ishin të pranishëm edhe kryeministri Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të cilët së bashku me kryetarët e komunave të trojeve shqiptare zbuluan memorialin e ‘Shqiponjës’, që është realizuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë me kontributin e vyer të familjes Destani.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në fjalën e tij hapëse gjatë kësaj ceremonie vlerësoi simbolin e shqiponjës dykrenore si simboli i lirisë së të gjithë shqiptarëve, të cilën askush dhe në asnjë kohë nuk arriti ta burgosë, ndërsa shprehu mirënjohjen e thellë për familjen Destani që i bënë një dhuratë kaq të bukur shqiptarëve në këtë përvjetor të rëndësishëm të kombit.

Lazim Destani, biznesmen i njohur, i cili kontribuoi personalisht për realizimin e këtij projekti, u shpreh i lumtur që mundi t’u dhuronte shqiptarëve simbolin e identitetit të tyre në këtë përvjetor, ndërsa falënderoi dhe autoritetet vendore që bënë të mundur realizmin e këtij monumenti kaq të rëndësishëm.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama