100 vjet shtet ekspozite me portretet e firmetareve te Pavaresise

100 vjet shtet, ekspozite me portretet e firmetareve te Pavaresise
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është hapur në ambientet e Kryeministrisë një ekspozitë e piktorit Arben Morina, ku janë ekspozuar portretet e 40 firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha përshëndeti mbajtjen e kësaj ekspozitë në institucionin që ai drejton, ndërsa theksoi se në nder të atyre personave që dhanë jetën për pavarësinë shqiptarët sot duhet të jenë më të bashkuar.

“Ndaj një detyrim madhor del para shqiptarëve sot, që në projektin e tyre të bëjnë gjithcka për tu bashkuar me njeri tjetrin, sic kanë bërë për tu bashkuar në momente të ekzistencës së tyre, ky të jetë një proces që duhet të arrihet me vendosmëri më të madhe dhe në interesin më të mirë të kombit shqiptar dhe të një Ballkani evropian dhe në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”,- deklaroi Berisha.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama