100-vjetori i shpalljes se autonomise se Epirit te Veriut i pranishem dhe Pirro Dhima

100-vjetori i shpalljes se autonomise se Epirit te Veriut, i pranishem dhe Pirro Dhima

Një ceremoni me dhjetëra pjesëmarrës është mbajtur në Athinë me rastin e 100-vjetorit të deklarimit të autonomisë së Epirit të Veriut. Ceremonia ka nisur me një meshë lutjeje në kishën St. Dionysius Areopagite dhe më pas me himnin kombëtar grek janë vendosur kurora me lule në monumentin e Ushtarit të Panjohur. Ashtu edhe si vitet e fundit, edhe këtë vit ceremonia ka pasur problem për shkak të pranisë së mbështetësve të Agimit të Artë.

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe deputetë të parlamentit grek. Voultepsi Sophia, e Republikës së Re, e cila vendosi kurorë me lule në emër të parlamentit grek. I pranishëm ishte edhe Pirro Dhima, deputeti i PASOK-ut që në permanentin grek njihet si “deputet i veriut”, i cili vendosi kurorë me lule në emër të PASOK-ut. Ndërsa nuk mundoi edhe deputetja e Agimit të Artë, Elias Kasidiaris.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama