Ky përvjetor i Alfabetit e ka gjetur Shkupin në një atmosferë festive të stolisur kuq e zi, me rastin e 100-vjetorit të Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
“Shkupi është identik me Vlorën, Tiranën dhe qytete tjera të Shqipërisë dhe Kosovës. Apeloj përmes mediumeve të gjithë qytetarëve që mbi 10 mijë flamujt që i kemi shpërndarë të përdoren për stolisjen e shtëpive të shqiptarëve. Ka një bashkërendim dhe bashkëfestim të institucioneve dhe qytetarëve në të gjitha qytetet”, deklaron Izet Mexhiti, kryetar i Komunës Çair në Shkup.
Në Tetovë, me rastin e 104-vjetorit të Kongresit të Alfabetit, kryetari i komunës Sadi Bexheti, ka ndarë 22 vendime pune për arsimtarët shqiptarë.
“Ne sot ndajmë 22 aktvendime pune për profesionin e shenjtë të arsimtarit. Ndjehem i kënaqur që kemi zgjidhur problemin e punësimit edhe për 22 profesorë. Jam i sigurtë se aktvendimi i punë do të jetë një motivim shtesë për të punuar me përkushtim për arsimin sa më cilësor të gjeneratave të reja”, Sinkron; Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës.
Me rastin e festës së alfabetit, mesazhe urimi kanë dërguar presidenti maqedonas, kryeministri dhe personalitete tjera të jetës politike e shoqërore. Në Maqedoni 22 Nëntori është ditë pushimi për shqiptarët.