Anshtajni, pavarësisht se ishte nxënësi i notës 5, e dinte që ishte shumë i zgjuar. Kjo është dhe arsyeja pse ne e përmendim edhe sot. Por ka një vajzë 11 vjeçe që i ia ka kaluar sa i përket inteligjencës. Cerys Cooksammy ka kryer një test inteligjence, nga ajo ka grumbulluar pikët maksimale, plot 162, të paarritur më parë as nga mendjet e ndritura. Në fakt loja e testit filloi si një shaka mes vajzës dhe babait të saj. ‘Gjeniu’ britanik ka tërhequr vëmendjen e medieve, dhe e frymëzuar nga fama,ajo ka shprehur edhe ambiciet e saj. “Kur do të rritem dua të bëhem president e bankës së Britanisë së Madhe, dhe pse jo kryeministre e vendit”, është shprehur ambiciozja 11-vjeçare.