11.11.11 magjia e numrit perfekt

11.11.11, magjia e numrit perfekt
Pas 900 vjetësh rikthehet data që na “tërheq” të gjithëve. Nga Jungu te Pitagora, cilat janë sekretet e numrit magjepsës. Ja përse njerëzit prej kohësh kërkojnë domethënie të fshehura dhe rastësi për të analizuar botën.

Ata që mendojnë se bota do të përmbyset më 20 dhjetor të vitit 2012 kanë gabuar, për shkak të optimizmit të theksuar. Katastrofat natyrore të këtyre ditëve, nga Tajlanda në Itali, të bashkuara me krizat ekonomike dhe politikat botërore, të bëjnë të dyshosh se momenti i larjes së hesapeve është tashmë afër. Madje mund të themi se ka ardhur. Natyrisht që parashikimet për fundin e botës mund të përgënjeshtrohen, sepse nëse do të konfirmoheshin nuk do të mbetej më askush për të dëshmuar. Por teksa na vijnë në mendje një mijë e një pyetje për fundin e botës, kemi të drejtë të mendojmë se përse fundi i botës nuk mund të parashikohet në një datë çfarëdo, por pikërisht në ditë domethënëse nga pikëpamja numerologjike si 11.11.11. apo 20.12.2012. Po çfarë qëndron pas këtyre shifrave, çfarë i bën ato më tërheqëse se të tjerët? Nga një këndvështrim, data e djeshme ishte shumë e veçantë në kuptimin që nuk ka data të tjera ku të gjitha shifrat të jenë njëlloj.

Nëse do të kishim jetuar 900 vjet më parë, sot do të ishte pikërisht 11.11.1111. Edhe më datën 11.11.11 duhet të kënaqemi, sepse sipas numerologjisë është një bashkim shifrash shumë i bukur por mbi të gjitha, tërheqës. Për shembull nëse do të shumëzohet me vetveten, do të përftohet një palindromë e përbërë me shifra nga 1 deri te 6, d.m.th 12.345.654.321. Anasjelltas, numri 111.111 përftohet nga këto shifra, duke shumëzuar 12.345 me 9 dhe duke shtuar 6. Me thënë të vërtetën nuk ka asgjë të magjishme në gjithë këtë: gjëra analoge ndodhin për të gjithë numrat, siç mund të argëtohesh, për shembull duke nisur nga 11, katrori i së cilës është 121, që arrihet duke shumëzuar 1 me 9 e duke shtuar 2, e në fund duke përfunduar me 111.111.111 që në mënyrë analoge përfshin të gjitha numrat nga 1 deri te 9. Nga një tjetër këndvështrim, 111.11.11 nuk është numër prim dhe rezulton të jetë produkti i 3 shumëzuar me 7, me 11, me 13, me 37.

Në këtë pikë, numerologët janë të kënaqur sepse secili prej këtyre faktorëve ngjall interes në vetvete. Për shembull numri 3 mund të lidhet me shumë trilogji të rëndësishme dhe data të rëndësishme për historinë njerëzore. Edhe për numrin 7 mund të shkruhet një libër i tërë, që do të përfshinte notat muzikore, ngjyrat e ylberit, mrekullitë e botës, mëkatet më të mëdha dhe betimet. Edhe 12 mund ta lidhim me muajt e vitit, orët e ditës dhe të natës, tributë e Izraelit apo apostujt e Krishtit. Porsa i përket 37-s në pamje të parë duket një numër jo shumë interesant. Por në fakt, duhet të jetë, sepse të gjithë numrat janë interesantë.

Një pjesë e magjisë së numrave qëndron pikërisht në faktin se mund të luash në këtë mënyrë, duke shkuar në krijim të supozimeve sekrete magjike që ata fshehin. Sot shumë prej nesh e konsiderojnë numerologjinë thjesht si një sëmundje infantile të matematikës. Ashtu siç janë astrologjia, alkimia apo mitologjia krahasuar me astronominë, kiminë apo historinë. Antikët në fakt nuk mund ta dinin apriori se cilat ishin rrugët e duhura për të mbërritur te një arsyetim i logjikshëm, ndaj i privuan të gjitha mundësitë që kishin në dorë. Si “atdhe” të numerologjisë antike mund të përmendim shumë shtete si Egjipti, India, Kina, Izraeli dhe Greqia.

Në këtë të fundit, në veçanti Pitagora, hartoi një konceptim mistik të numrave. Ai nuk u kufizua që të zbulonte vetëm vetitë aritmetike, por u jepte atyre edhe karakteristika numerologjike. Për shembull shenja e barazimit konsiderohej femërore, sepse mund të ndahej në dy pjesë, ndërsa mosbarazimi, mashkullor. Për Pitagorën, 6 ishte numri perfekt, sepse ishte e barabartë me shumën e përpjesëtuesve të saj (1,2,3). Megjithatë traktati më i famshëm i numerologjisë nuk i përket kulturës perëndimore, por asaj lindore. Bëhet fjalë për një nga pesë klasikët konfucianë “Ching, libri i ndryshimeve”, ku prezantohet një vizion binar i botës bazuar në 64 ezogramet, të përftuara duke marrë në të gjitha mënyrat e mundshme 6 segmente të plotë apo të ndarë. E bazuar në numrat nga 0 në 63 të shkruar në bazë të 2 dhe jo të 10-s, duke përdorur vetëm shifrat 0 dhe 1, siç bëjnë programuesit elektronikë, në vend të shifrave nga 0 deri te 9 siç bëjnë njerëzit.

Në këtë sistem 11.11.11 nuk është gjë tjetër veçse përfaqësimi binar i numrit 63. Kjo korrespondon me ezogramin “Ch’ien”, (krijuesi) i përbërë nga gjashtë segmente të plotë. Fjalia që “Ching” lidh me këtë numër është: “Krijuesi vepron me sukses sublim. Është e detyrueshme të jemi të kujdesshëm”. Nga ana tjetër, Carl Gustav Jung në vitin 1949 i kushtoi një parathënie të famshme kësaj vepre. Ndërsa Leibniz u habit kur mësoi nga misionarët jezuitë se Kina i kishte paraprirë me disa mijëvjeçarë zbulimit të sistemit të tij binar. Por jo gjithmonë këto gjëra funksionojnë: përkundrazi, thuajse kurrë. Megjithatë nuk na ngelet gjë tjetër veçse ta konsiderojmë datën 11.11.11 si një datë që sjellë fat dhe jo të kundërtën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama