118 dite pa zemer eksperienca e 14 vjecares nga Carolina e Jugut

118 ditë pa zemër, eksperienca e 14 vjeçares nga Carolina e Jugut
Një ekip i kryesuar nga mjeku italian Marko Riki ka realizuar me sukses një ndërhyrje në zemër tek një vajzë 14 vjeçe që jetoi 118 ditë pa zemër falë një makine pompuese vendosur në organziëm e saj. Ndërhyrja është kryer në Maiami.

Është një paciente kaq e re që shënon rastin e parë në botë të një ndërhyrje delikate në zemër. Kështu shkruan media. Vajza D\'Zhama Simmons, nga Karolina e Jugut ka thënë në një konferencë në Maiami Jackson Memorial Medical Center se ka provuar një eksperincë të çuditshme por që ka përfunduar mirë. Gjithë trupi i saj furinizohet me gjak nga një makinë.

 Pacientja kishte një miopati kardiake një patologji e rëndë e zemrës. “Ajo po jeton 118 ditë, pa zemër me një mekanizëm të ri që është një makinë pompuese, në pritje të një transplanti, kur te kete nje dhurues zemre. Kjo ndodh kur një pacient tjeter eshte ne prag te vdekjes dhe familja vendos dhurimin e ketij organi", u shpreh profesor Riki, drejtor i Repartit të Kirurgjisë së fëmijëve në Maiami. Gjatë kësaj periudhe pacientja ka shkuar mirë dhe ky është një rast i mirë për ta përdorur metodën edhe në pacientë të tjerë, tek të cilët zemra nuk funksionon siç duhet.


Gazeta: Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama