12 keshilla per t’u bere nje fotograf i mire me smartphone

12 keshilla per t’u bere nje fotograf i mire me smartphone
Po mendoni se si të merrni më të mirën nga kamera e smartphone-t tuaj? Gazetari i multimedias Ricgard Koci Hernandez ka dhënë disa këshilla sesi të bëhemi një fotograf i mirë me smartphone.

“Njerëzit se kuptojnë sesa mundësi të pabesueshme i kanë dhënë celularët fotografisë. Kjo është epoka e artë”,-tha Hernandez, këshillat e të cilit janë:

1. Lidhet gjithçka me dritën. Fotografoni herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje, e bën situatën më spektakolare.

2. Kurrë mos përdorni afrimin, ‘zoom’. Është e tmerrshme dhe hapi i parë për një imazh të pasuksesshëm. Nëse doni të afroheni, afrojuni ju imazhit.

3. Vëreni ekspozimin tuaj dhe fokusin. Fotot tuaja do të permisohen 100%. Mund të përdorni app si ProCamera për përqëndrimin.

4. Vini në heshtje kritikat e brendshme. Shkoni me mendimin se doni të kapni një foto sot.

5. Editoni, editoni, editoni. Ndaleni veten nga ndarja e gjithçkaje. Postoni vetëm gjëra të mira dhe audienca juaj do të rritet. Edhe pse është e vështirë të zgjedhësh dhe është shumë personale.

6. Aftësia teknike vlerësohet. Ushtrojini fuqitë tuaja të vëzhgimit. Mësoni të shihni dhe të mesoni në thellësi.

7. Filtrat nuk zëvendësojnë një sy të mirë. Shikoni për momentin dhe ndriçoni subjektin. Nëse doni filtra mund t’i përdorni pasi ta keni kapur imazhin. Kujtoni se një buzëkuq në buzët e një derri bëjnë që në fund të fund ai të mbetet sërish një derr.

8. Mbajeni telefonin pranë belit dhe fotografoni, miqtë dhe familja se dinë ç’po bëni dhe do të duken më të sinqertë.

9. Jepini vetës detyra dhe afate. Merrni 20 imazhe për një gjë nga këndvështrime të ndryshme, do të mësoni ta shihni botën ndryshe.

10. Duhet të dini se çfarë doni të shihni para se ta shihni atë. Bëni një listë të gjërave që doni të fotografoni sot.

11. Studioni fotografët e tjerë, është e vetmja mënyrë për t’u përmisuar.

12. Ji gjithmonë gati! Duhet të keni gjithmonë gadishmërinë për të shkrepur një foto, e jo të nxirrni justifikime s’kam bateri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama