12 spiunet me te famshem qe kane punuar per KGB-ne

12 spiunet me te famshem qe kane punuar per KGB-ne
Kush jane agjentet qe kane dale kunder vendit te tyre per te mbrojtur Rusine Nga skandali i fundit ne SHBA e deri tek Kim Philby e Anthony Blunt Nente persona te akuzuar si agjente qe punonin per Rusine ne Shtetet e Bashkuara pritet te dalin para gjykates per te kerkuar lirim me kusht. Seancat do te zhvillohen ne gjykatat federale te Nju Jorkut, Bostonit dhe Virxhinias, prane Uashingtonit.  Nje personi te dhjete i eshte mohuar lirimi me kusht.

Nderkohe, policia e Qipros eshte ne kerkim te personit te 11. Sipas autoriteteve, Christopher Robert Metsos nuk u paraqit dje ne nje stacion policie te qytetit Larnaca ku duhet te shkonte pasi autoritetet qipriote i kishin dhene lirim me kusht.Metsos ishte i dyshuari i njembedhjete. Emri i tij u be i ditur pas njoftimit nga autoritetet amerikane te 10 personave qe akuzohen se punonin ne misione afatgjata supersekrete  ne Shtetet e Bashkuara si agjente te sherbimit rus te zbulimit, SVR. Nje zedhenes i policise qipriote tha se ende nuk ka shenja qe 54-vjeçari Metzos te jete larguar nga Qiproja ose te kete kaluar vijen e gjelber per t’u hedhur ne sektorin turk te ishullit te ndare, i cili njihet vetem nga Turqia. Metzos, i cili thote se eshte kanadez, kerkohet ne Shtetet e Bashkuara nen akuzat se furnizonte me para grupin e agjenteve qe vepronin ne fshehtesi ne lagjet periferike te qyteteve amerikane.

Ai u arrestua te marten ne Qipro kur po perpiqej te shkonte me avion per ne Hungari.Nje gjykates qipriot e liroi ate me kusht ne shkembim te nje pagese prej 33 mije dollaresh por dje ai nuk u paraqit ne polici siç i ishte kerkuar. Ministria e Jashtme e Rusise ka deklaruar se nuk priste qe arrestimet do te demtonin marredheniet me Uashingtonin. Agjentet dyshohen se perpiqeshin te siguronin informacione mbi armet berthamore amerikane, mbi politiken e jashtme dhe aspekte te tjera nderkohe qe punonin dhe jetonin pa buje ne Shtetet e Bashkuara. Ata perballen me akuza per pastrim parash dhe per faktin qe nuk jane regjistruar si perfaqesues te nje qeverie te huaj por deri tani ndaj tyre nuk eshte ngritur akuza me e rende, ajo per spiunazh. Ky eshte rasti me i fundit i amerikaneve te infiltruar ne sherbimet sekrete ruse. Ne histori, shume prej spiuneve me te medhenj boterore kane qene agjente te infiltruar per llogari te Rusise. Nje rast i tille eshte ai i peseshes se Kembrixhit, ku ben pjese dhe i njohur, Kim Philby. Ky grup spiunesh britanike, mori kete emer, sepse u rekrutua nga sherbimet sovjetike, kur pese anetaret studionin ne Kembrixhit.

 Peseshja e Kembrixhit ishte nje rreth spiunesh sovjetike ne Britani, te cilet i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ne fillimet e viteve '50. I pari eshte Kim Philby, i cili mendohet se ka demtuar me shume inteligjencen britanike dhe amerikane duke i dhene informacione te vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student ne Kembrixh dhe u be kolonel ne KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan ne kauzen sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte te MI5, qe pershkruanin strategjine ushtarake. Anthony Blunt ishte nje historian arti dhe marksist i betuar. Nje tjeter spiun i famshem eshte dhe Richard Sorge. Richard Sorge konsiderohet si nje prej spiuneve me te mire sovjetike ne Japoni para dhe gjate Luftes II Boterore, e cila i dha fame atij. Sorge lindi ne Azerbaijan dhe nje prej te xhaxhallareve te atit ishte mik i Marksit. Ne maj te vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dergoi Sorge te organizonte nje rrjet spiunazhi ne Japoni. Ai u arrestua ne tetor te vitit 1941 ne Tokio. Edhe gjate torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetiket.

Ethel and Julius Rosenberg

Julius dhe Ethel Rosenberg ishin komuniste amerikane, te cilet u ekzekutuan pasi i kaluan sekrete berthamore Bashkimit Sovjetik. Ato u takuan ane Lidhjen Rinore Komuniste ne vitin 1936, ku ai ishte lider. Julius u rekrutua nga KGB-ja ne vitin 1942 dhe konsiderohej si nje nga spiunet me te mire. Ai i kaloi KGB-se mijera dokumente nga Komiteti Kombetar i Keshillimit te Aeronautikes. Ne vitin 1951, çifti doli ne gjyq dhe u denua me vdekje.

Lavrenti Beria

Lavrenty Pavlovich Beria ishte drejtues i organeve te sigurise ruse. Ai ishte shume terheqes dhe shume inteligjent. Ai mbikqyri vjedhjen e sekreteve nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe qe mundesuan Bashkimin Sovjetik te shperthente nje pajisje berthamore ne vitin 1949, vetem kater vjet pas amerikaneve. Thuhet se ishte i vetmi anetar i rrethit te ngushte te Stalinit, i cili mund te kishte qene drejtues i “General Motors (Ky ishte kompliment ne ate kohe).

Elizabeth Bentley

Ishte nje grua shume e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete per KGB-ne ne vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetiket dhe ra ne dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi te pakten 8 zyrtare amerikane dhe ne biseda intime u nxirrte te dhena ne llogari te sovjetikeve. Me vone ajo do te kontrollonte dy grupe te ndara spiunesh ne SHBA. Ne vitin 1945 pasi kontrolloret e Moskes e ulen ne detyre ajo i dha FBI-se emrat e 100 spiuneve te rrjeteve te saj.

Rudolf Abel

Ky personazh i spiunazhit sovjetik ka pasur disa identitete. Ai perveç se Abel njihej dhe me emrin Fisher. Pas nje periudhe stervitjeje udhezohet nga Molotovi per misionin e tij. Kishte per detyre qekur shperthen lufta e Korese, te parapergatiste aksione te mundshme sabotimi kunder SHBA-se. Per pakujdesite e tij ai u arrestua nga FBI me 21 qershor 1957. Me 1962-shin ai u shkembye me Francis Gary Poeers, piloti amerikan qe ishte kapur dy vjet me pare nga BRSS, ndersa kryente nje fluturim sekret me aeroplanin U2.

Kim Philby

Kim Filbi eshte cilesuar si spiuni me i rendesishem ne historine e spiunazhit. Nje punonjes i Sherbimit Inteligjent te Britanise se Madhe, Kim Filbi, u rekrutua nga agjentet sovjetike dhe punoi dhe per ta. Ai shume aksione te MI6 dhe CIA i ka dekonspiruar ne disa vende te Evropes Lindore, te cilat ishin perfshire ne bllokun komunist, te udhehequra nga Bashkimi Sovjetik. Nje rast te tille Kim Filbi e ka dhe me Shqiperine, kur planet e anglo-amerikaneve deshtuan per rrjedhoje te nxjerrjes se informacionit nga Filbi.

Anthony Blunt

Anthony Blunt ishte pjese e spiuneve britanike te “Kembridge Five”, ku bente pjese dhe Kim Philby. Ata ishin nje rreth spiunesh sovjektike ne Britani, te cilet i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ne fillimet e viteve '50. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan ne kauzen sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte te MI5, qe pershkruanin strategjine ushtarake. Anthony Blunt ishte nje historian arti dhe marksist i betuar.

Morris dhe Lona Cohen

Dy bashkeshortet linden ne SHBA dhe nisen te sherbejne per sherbimin sekret sovjetik ne fund te viteve ’30. Ata u detyruan te pezullojne aktivitetet e tyre te spiunazhit pasi identitetet e tyre u kompromentuan. Pas disa vitesh ato hapen nje dyqan ne Londer, te maskuar me emrin Helen dhe Peter Kroger, ku shisnin libra te vjeter. Çifti u arrestua ne vitin 1961 per perfshirjen e tyre ne “Portland Spy Ring” dhe u lira ne vitin 1969 ne shkembim te Gerald Brooke, nje britanik i arrestuar nga Bashkimi Sovjetik.

Christopher Boyce

Boyce, i cili ishte burim frymezimi per librin shume te shitur te Robert Lindsey “Fajkoi dhe njeriu i bores” u shiste komunikata te klasifikuara sovjetikeve, nepermjet mikut te tij Andrew Dalton Lee. Boyce u arrestua ne vitin 1977 pasi Lee u kap para ambasades sovjetike ne Meksiko Siti. Pasi doli nga burgu ne vitin 1980 Boyce grabiti nje banke dhe planifikoi te arratisej ne Bashkimin Sovjetik. Ai u arrestua ne nje parkim ne vitin 1981. Ne vitin 2003 doli nga burgu dhe tani eshte ne lirim me kusht deri ne vitin 2047.

Aldrich Ames

Ames eshte nje ish-agjent kunderzbulimi i CIA-s, i cili u denua teksa spiunonte per Bashkimin Sovjetik ne vitin 1984. Ne detyren e tij te pare ai u stacionua ne Ankara, Turqi, ku puna e tij ishte te vinte ne objektiv oficere zbulimi ruse, te cilet mund te rekrutoheshin. Per shkak te problemeve financiare ne jeten e tij personale, Ames filloi te spiunonte per Bashkimin Sovjetik ne vitin 1985. Po ate vit CIA vuri re se po humbiste "asetet" me shpejtesi te madhe. Ames u arrestua ne aeroport, kur po shkonte ne Rusi dhe u denua me burgim te perjetshem.

Richard Sorge

Richard Sorge konsiderohet si nje prej spiuneve me te mire sovjetike ne Japoni para dhe gjate Luftes II Boterore, e cila i dha fame atij. Sorge lindi ne Azerbaijan dhe nje prej te xhaxhallareve te te atit ishte mik i Marksit. Ne maj te vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dergoi Sorge te organizonte nje rrjet spiunazhi ne Japoni. Ai u arrestua ne tetor te vitit 1941 ne Tokio. Edhe gjate torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetiket. Sorge nuk u shkembye me te burgosurit japoneze pasi si ai, edhe Bashkimi Sovjetik mohoi qe ai te ishte duke spiunuar per to.

Klaus Fuchs

Fusch ishte nje fizikan gjerman, i cili punonte ne Los Alamos, per nje projekt bombe. Ai ishte pergjegjes per shume prej llogaritjeve teorike kryesore qe kishin lidhje me modelet e para te bombes se hidrogjenit. Teksa ndiqte universitetin ne Gjermani, Fusch u perfshi ne partine Komuniste te Gjermanise. Pasi u arrestua nga qeveria naziste ai u largua ne Angli, ku filloi te punonte me projektin e bombes atomike britanike dhe filloi t’u jepte informacion sovjetikeve pasi mendonte se kishin te drejte te dinin se çfare po benin britaniket dhe amerikanet.

Anna Chapman

Anna Chapman eshte pjese e nje rrethi spiunes te perbere nga 11 vete qe u zbulua se fundmi nga autoritetet amerikane. Ajo u kalonte rregullisht informacione zyrtareve te qeverise ruse. 10 spiunet e kapur u arrestuan ne SHBA (nje u arrestua ne Qipro) dhe nuk jane akuzuar per spiunazh, por sepse nuk jane regjistruar si agjente te huaj. Disa prej tyre jane akuzuar dhe per pastrim parash, nderkohe qe autoritetet amerikane po kerkojne spiunin e njembedhjete. Ky eshte rasti me i fundit te amerikaneve qe punojne per sherbimet sekrete ruse.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama