12 vjecarja akuzon Bankat private na vjedhin dhe qeveria eshte bashkepunetore

12 vjeçarja akuzon: 'Bankat private na vjedhin dhe qeveria eshte bashkepunetore'
Një artikulim i fuqishëm dhe i saktë për sistemin bankar dhe se çfarë mund të bëhet me të. Victoria Grant, është vetëm 12 vjeç dhe muajin e kaluar ka pasur kurajën të shpjegojë me mënyrën e saj dëmet që shkakton sistemi bankar në një dhomë të mbushur me bankier. Shpjegimi është bërë fillimisht në një video të publikuar në Youtube nga i ati i 12-vjeçares kanadeze, e më pas është përhapur virtualisht në rrjetet sociale. Popullariteti i videos është rritur ndjeshëm kur videoja është projektuar pas një takim të Public Banking Institute në Filadelfia, e që prej andej është postuar në mijëra blogje.

Çelsi i analizës së 12-vjeçares Grant është fakti se bankat ndikojnë në aktivitetin e qeverive, ashtu dhe të kontribuuesve. “Qeveria dhe bankat kanë marrëveshje për të skllavëruar financiarisht popullin e Kanadasë”, nis fjalimin e saj 12-vjeçarja, e cila e ka arritur këtë konkluzion pas një detyre që kanë pasur në shkollë. “E keni pyetur ndonjëherë veten pse Kanadaja ka borxhe? E keni pyetur ndonjëherë veten pse qeveria detyron kanadezët të paguajnë kaq shumë taksa?

E keni menduar ndonjëherë pse bankierët nga bankat private më të madhe po bëhen të pasur, ndërsa ne jo?”, ka thënë më tej Victoria, duke vënë në dukje se Kanadaja paguan 160 milionë dollarë në ditë në interes të bankave private. Sipas revistës Forbes numri i vizitorëve të kësaj videoje është rritur shumë gjatë 24 orëve të fundit, duke arritur në 200 mijë persona.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama