2. Mos vendosni tapete në dhomën e të sëmurit, përndryshe duhet t’i pastroni mirë ato vazhdimisht.
3. Lani kokën sa më shumë të mundeni gjatë javës, së paku tre herë, për të pastruar zbokthin me të cilin ushqehet mola. Këshillohet vendosja e një luge të madhe nga uthulla e mollës në ujin me të cilin lan kokën.
4. Lani mbulesat dhe batanijet e të gjithë familjes vazhdimisht në mënyrë të rregullt.
5. Ajrosni dhomën dhe mundësoni që rrezet e diellit të futen në të.
6. Për kurimin e gjendjes së nxjerrjes së sekrecioneve dhe të infeksionit të pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes këshillojmë që të përdoret menjëherë uthulla e mollës ose e rrushit, ose xhenxhenfili, duke marrë një lugë të madhe dhe ta përziesh me një gotë ujë, pastaj ta ëmbëltosh me një lugë të madhe mjaltë dhe ta pish. Këtë mund ta përsëritësh disa herë gjatë ditës dhe natës menjëherë në shfaqjen e këtyre simptomave.
7. Largoju rritjes së kafshëve shtëpiake dhe të zogjve brenda shtëpisë, ose së paku të mbahen larg dhomës së sëmurit.
8. Për kurimin e të vjellës së hidhët që zmbrapset nga stomaku këshillojmë të pini një gotë lëng kamomili në mëngjes dhe një gotë lëng koperi në mbrëmje. Këshillohet që ngrënia e darkës të bëhet herët, 2-3 orë para fjetjes.
9. Bllokimi i arterieve apo ngushtimi i tyre shkakton simptoma të ngjashme me këto të sinusitit, dhe për këtë këshillojmë përdorimin e hudhrës.
10. Simptomat e astmës shtohen edhe më shumë gjatë natës tek të prekurit nga alergjia apo infeksioni i sinuseve, si rezultat i grumbullimit të sekrecioneve që vijnë nga sinuset në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga që nuk nxirren në mënyrë të rregullt gjatë gjumit.
11. Pakësimi i simptomave të sëmundjeve alergjike, veçanërisht ato të astmës, mund të ndodhë edhe me largimin nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për sistemin e frymëmarrjes, siç është duhani, thithja e aromave të ndryshme (temjanit), bojërat, përdorimi i parfumeve të ndryshme brenda shtëpisë, etj.
12. Këshillojmë zonjat që të mos neglizhojnë në përdorimin e maskave të gojës dhe hundëve gjatë përdorimit të lëndëve pastruese kimike në shtëpi, pasi që janë vënë re raste të reumatizmit që janë shkaktuar nga thithja e lëndëve kimike pastruese.
13. Ju kujtojmë se astma është sëmundje me pasoja të rënda për jetën, sa që në çdo 250 vdekje që ndodhin në botë, njëra prej tyre është për shkak të astmës.. Po sipas statistikave të OBSH-së, astma vihet në radhë me diabetin dhe cirrozën e mëlçisë për nga numri vjetor i pacientëve (15 milion raste) që kanë kaluar në invalidë për shkak të këtyre sëmundjeve, gjë e cila tregon për përhapjen dhe rrezikun e saj.