13-vjecari shqiptar djeg flamurin grek

13-vjecari shqiptar djeg flamurin grek

Një minoren shqiptar ka djegur flamurin grek në gjimnazin e një shkolle në Kavala. Mësohet se ndaj djalit 13-vjeçar ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arrestohet për shkak të moshës. Sipas policisë greke, 13-vjeçari e ka djegur dy herë flamurin grek, njëherë mëngjesin e 28 tetorit të vitit 2013. Adoleshenti shqiptar pasi hyri në oborrin e gjimnazit të Kavala-s, shkolla ku edhe ai vetë ai studion, mori një nga flamurët dhe ia vuri zjarrin.

Ndërsa rasti i dytë u shënua në mbrëmjen e 16 janarit të këtij viti, ku 13-vjeçari pas hyri në oborrin e gjimnazit mori një nga flamurët e varur dhe ia vuri zjarrin jashtë ambienteve shkollës.  Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj 13-vjeçarit shqiptar, i cili akuzohet për xheste ekstremiste dhe për dhunim të simboleve greke.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama