14 Marsi Elbasani ne feste

14 Marsi, Elbasani ne feste
Netë vere për t'u mbajtur mend kanë qenë koncertet e njëpasnjëshme të zhvilluara në sheshin kryesor të qytetit të Elbasanit me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe grupeve vendase, por edhe të këngëtarëve në nivel kombëtar. Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në dy netët e festës ka qenë skena gjigante e ardhur nga Greqia dhe fonia që mbulonte të gjithë qytetin e Elbasanit.

Gjithçka e ka ndihmuar edhe koha e mirë. Këngëtarët si Maja, Eranda Libohova, Valbona Mema, Endri e Stefi, Noizy etj, kanë performuar më shumë këngë duke bërë që i gjithë sheshi të kthehet në një shesh vallesh. Edhe këngëtarët elbasanas një natë më parë i kanë dhënë ritmin festës, duke sjellë performancat e tyre më të mira. Mehdi Zena, Englantina Toska, Obama dhe këngëtarë të tjerë të rinj, si dhe grupet e kërcimit kanë dhënë shijen e parë të Ditës së Verës.

Festën e ka përshëndetur Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, me një urim për të gjithë elbasanasit për një verë të mbarë. Koncertet janë sponsorizuar nga bizneset e mëdha, si dhe nga Bashkia Elbasan. Këtë vit veç aktiviteteve tradicionale, do të ketë një panair të dytë të traditës në shesh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama