14 divorcet me te bujshme te politikaneve shqiptare

14 divorcet me te bujshme te politikaneve shqiptare
Politikanet shqiptare te divorcuar, nga Nano, Dade, deri tek Genc Pollo Kane arritur te jene nder njerezit me te suksesshem te politikes, por nuk kane arritur qe te kene te njejtin fat edhe sa i perket familjes. Histori dashurie te nisura me zjarr, por qe kane perfunduar si “hi” para dyerve te Gjykates. Disa me femije, te tjere jo, rezultati ka qene i njejte: Divorc! Dhe, divorci duket se eshte nder te paktat zhvillime qe nuk njeh anesi politike, apo pabarazi gjinore. Personazhe nga selia “blu” dhe “roze”, femra dhe meshkuj, por edhe nga ato forca politike qe quhen parti te vogla, kane provuar qe te shkurorezohen ligjerisht.

Aktualisht, disa prej tyre tashme po shijojne martesen e dyte, te tjere kane nisur bashkejetesen, ndersa… duket se ka dhe prej atyre qe u ka lene aq shije te keqe (ose u ka mbetur peng) kurorezimi i pare, saqe nuk shihet ndonje histori dashurie ne horizont. Te pakten, jo publikisht!Po kush jane keta personazhe? Per disa mund te keni degjuar edhe me pare, por per disa te tjere jemi te bindur qe do te mesoni grimcat e historise se dashurise, por edhe te divorcit per here te pare.

GENC RULI

Ministri dy here ne kabinetin “Berisha” ka provuar nje tjeter dysh sa i perket jetes private: eshte martuar dy here! Fakti qe ai ka qene i martuar me celebrim thuajse nuk dihet. Historia e tij e pare e dashurise dhe e fejeses ka nisur para viteve 1990 dhe eshte prishur menjehere pas ardhjes se pluralizmit. Thuhet qe Genc Ruli nuk ka jetuar asnje dite me ish-te fejuaren e tij, per te cilen thuhet se ka pasur me ministrin edhe lidhje zyrtare kurore, edhe pse fejesat dikur kane pasur nje forme tjeter. Tashme Genc Ruli po shijon martesen e tij te kurorezuar edhe me femije.

FATOS NANO

Ishte i pari politikan qe deklaroi se “une nuk mbaj si shoket edhe grua, edhe dashnore”. Ai trokiti ne dyert e gjykates, per t’u ndare nga bashkeshortja e tij, Rexhina Nano, me te cilen kishte dy femije te rritur dhe kishte ndare jeten me te per afro 30 vjet. Divorci qe u shoqerua me nje zhurme te madhe mediatike, erdhi ne vitin 2001. Ne skene doli Xhoana Nano, nje femer disa vite me e re sesa Nano, plot sharm e finese, e cila brenda nje kohe te shkurter shkoi drejt altarit me kryeministrin e asaj kohe.

YLLI PANGO

Nuk ka shume nevoje per prezantim, megjithate po bejme nje retrospektive. Nje tjeter politikan, por edhe ish-minister beqar ne kabinetin “Berisha” eshte Ylli Pango. Ai shkoi drejt divorcit para njembedhjete vitesh. Me pas, lidhja e tij me nje studente, me pas pedagoge ne Fakultetin e Shkencave Sociale, do te ishte ne qender te vemendjes per disa kohe. Mesa duket, Pango dhe vajza simpatike nuk gjeten dot gjuhen e perbashket, ndaj vendosen te ndaheshin. Pjesen tjeter te vitit te fundit mbi skandalin seksual qe i ndodhi, besojme e dini te gjithe…

ARTA DADE

Deputetja e PS-se, Arta Dade eshte nder te paktat femra te politikes qe i shtohet listes se divorceve ne vite. Per arsye qe nuk u bene kurre publike, Dade, e cila ka mbajtur disa poste ministrore si, Ministre e Kultures, apo e Jashtme, vendosi t’i jape fund marteses disavjeçare me Gezim Dabullen. Deputetja e Partise Socialiste, Arta Dade, e vleresuar edhe per bukurine e saj dhe shijen ne te veshur eshte nene e dy djemve. Pas ndarjes nga bashkeshorti, ajo nuk ka tentuar te martohet asnjehere.

LAJLA PeRNASKA

Pas socialistes, po ndalemi te nje politikane demokrate. Ish-studentja e Berishes, Lajla Pernaska ka patur nje martese te hershme, per te cilen nuk dihen shume detaje. Ajo vete pranon divorcin, ndersa sjell nje tjeter aspekt se si duhet te jete dashuria, duke mos e pare perfundimin e saj patjeter ne nje kurorezim. “Dashuria per mua eshte nje ndjenje thelbesore njerezore, i cila ka shume dimensione… Mendoj se dimensioni me i rendesishem i dashurise sone eshte ai per femijen dhe besoj se dashuria e nenes per femijen eshte e vetme dhe e patjetersueshme. Por dhe dimensionet e tjera te saj jane po aq te rendesishme si ajo prinderore, per njerez te dashur etj. Pa dyshim nje dimension unik eshte ai i dashurise ne çift. Kur ndodh, ajo eshte vertet e mrekullueshme. Edhe une e vleresoj mjaft kete dhe mendoj se dashuria dhe ne kete dimension, nuk njeh moshe! Sigurisht e mirepres ate”, thote Lajla, por deri tani nuk e kemi pare qe te shfaqet çift ne ndonje eveniment.

EDI PALOKA

Edi Paloka ka nje histori dashurie qe perfundoi nga martesa ne divorc; nje histori po aq e hershme sa edhe aderimi i tij ne Partine Demokratike. Kurorezimi i pare ka qene me nje shoqe shkolle dhe nga kjo martese ka edhe nje vajze, qe aktualisht eshte 17 vjeç. Nderkaq, nje vit me pare Edi Paloka qe i ka kaluar tashme te 40-at, ka realizuar martesen e dyte me nje vajze te quajtur Desara. Ajo ka mbaruar studimet ne Universitetin e Nee York-ut ne vitin 2007, aktualisht 26 vjeç, ndersa se bashku kane lindur femijen e dyte.

EDI RAMA



Ai piktor, pedagog, aktualisht kryetar i Bashkise se Tiranes dhe kryetar i Partise Socialiste, ajo nje aktore e bukur dhe mjaft e famshme deri ne vitet ’90. Nje martese qe pati si fryt edhe nje djale, Gregorin. Kjo eshte historia e dashurise, marteses dhe divorcit ne dy fjali e kryebashkiakut dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama me aktoren e bukur te dy dekadave me pare, Matilda Makoçi. Martesa e tyre eshte zgjidhur zyrtarisht ne Gjykaten e Tiranes, ne vitin 1991. Me tej, qindra variante per motivet e ndarjes se tyre, qe tashme gjithsecili beson ate pjese apo version qe deshiron...

GAQO APOSTOLI

Qe prej dy vitesh ndodhet neper dyert e Gjykates se Tiranes. Me 17 Mars 2009, ish-nenkryetari i Partise Social Demokrate, ka marre nje thirrje nga ky institucion, pasi bashkeshortja e tij ka depozituar kerkesen per zgjidhje martese. Pas shume muajsh shtyerje, aktualisht marredhenia e tyre vazhdon te jete “e ngrire” ne Gjykate, pasi u eshte dhene mundesia e pajtimit te çiftit, qe sipas informacioneve, deri tani nuk ka ndodhur ende. Te pakten jo zyrtarisht.

ASTRIT PATOZI

Ne te tilla ujera ndodhet pak a shume edhe deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Demokratike, Astrit Patozi, dosja e te cilit ndodhet ne Gjykaten e Tiranes per shkurorezim, me kerkese te bashkeshortes se tij, Enkelejda. Por, ndryshe nga te gjithe politikanet e tjere, per Patozin mungon thuajse çdo lloj informacioni zyrtar. Edhe ne Gjykate nuk jepet informacion mbi vijueshmerine e procesit te divorcit te tij, vetem pranohet qe eshte ne kete proces prej shume muajsh. 

SUZANA GUXHOLLI

eshte nje nder femrat qe eshte futur vone ne partine Demokratike, sa i perket marrjes se teseres, edhe pse ka qene pjesemarrese qe ne protestat e para antikomuniste ne vitet ’90, ’91, ’92. Keshilltarja e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli eshte nje tjeter femer e njohur qe renditet ne listen e atyre qe kane provuar plagen e divorcit. Para pak vitesh, Guxholli u nda nga bashkeshorti i saj, Besnik Pani, me profesion inxhinier. Çifti ka dy femije, te dy te rritur dhe te shkolluar jashte.

BESNIK ALIAJ

Viti 2005 do t’i rezervonte surpriza jo te mira Besnik Aliajt, drejtorit te COPlan. Ne shkurt te kater viteve me pare, Aliaj vendos t’i jape fund marteses se tij me Elvira Aliajn (Lame). Ndersa pese muaj me vone, peson humbjen e radhes ne zonen e Sarandes, ku kandidonte per deputet perballe ish-kryeministrit Fatos Nano. Duke iu referuar vendimit te gjykates, rezulton se mosperputhja e karaktereve, mungesa e respektit dhe e besimit ndaj njerit-tjetrit, jane arsyet qe e shtyne çiftin te shkoje drejt divorcit. Vajza, fryt i kesaj martese 15-vjeçare, Ada, i eshte lene ne kujdestari te emes.

PETRIT VASILI

Emrin e bashkeshortes se pare nuk kemi arritur ta mesojme, por dime gjene me te rendesishme qe i ka mbetur ministrit te Shendetesise nga kjo martese. Petrit Vasili ka nje djale nga celebrimi i pare, i cili tashme eshte ne universitet. Nderkaq, ai eshte nje prej atyre protagonisteve qe po perjeton aktualisht nje histori te bukur dashurie. Menjehere pas ndarjes nga gruaja shume vite me pare, Vasili duket se ka qene ne kerkim. Dhe, duket se ka rene ne krahet e dashurise. Edhe pse per opinionin publik kjo histori eshte krejt e panjohur, prej 16 vjetesh Vasili jeton nje marredhenie dashurie te pakurorezuar ende, por qe vete ministri e pranon dhe ka dale ne publik.

EDUART SHALSI

Pas disa vitesh martese, Edi Shalsi vendos te divorcohet nga bashkeshortja, Alisaveta. Ishte vete nenkryetari i Bashkise se Tiranes, qe kerkoi ndarjen nga e shoqja. Ne fakt, ne nuk kemi mundur te zbardhim arsyet e divorcit, por dime qe gjyqtarja Brunilda Kasmi e ka firmosur ate me date 22 dhjetor 2006. Sipas vendimit te gjykates, Shalsi mund te takohet me djalin e tij, Patrik Shalsi çdo jave, ta marre per pushime ne muajin korrik, si dhe duhet te paguaje nje detyrim ushqimor ne masen 25.000 leke ne muaj.

Genc Pollo

Edhe ministri simpatik Genc Pollo nuk i ka shpetuar sindromes se divorcit. Para disa kohesh Genc Pollo se bashku me bashkeshorten e tij, Dajena, i jane drejtuar Gjykates se Kryeqytetit per t'i dhene fund lidhjes se tyre martesore. Çeshtja, e cila mban numrin 9315 ka per objekt; "zgjedhjen e marteses me pelqim reciprok te ty bashkeshorteve pasojat qe rrjedhin prej saj, pjesetimi i pasurise bashkeshortore, si dhe miratimi i marreveshjes per zgjidhjen e marteses". Nuk dihen ende shkaqet e dhenies fund te kesaj martese midis çiftit te cilet kane vite bashke. Nga kjo martese rezulton se ata kane dy vajza, te cilat per shkak te mosmarreveshjes midis prinderve te tyre jetojne me te emen ne nje shtepi qe kjo e fundit e ka marre me qira. Nderkohe, mesohet gjithashtu se Ministri i Teknologjise dhe Informacionit, Genc Pollo, eshte nder te paktet ministra ne kabinetin e qeverise se mazhorances qe i ka hapur llogari bankare femijeve qe kur ato kane lindur.

Lista

GENC RULI
PETRIT VASILI
YLLI PANGO
FATOS NANO
ARTA DADE
LAJLA PeRNASKA
EDI PALOKA
EDI RAMA
SUZANA GUXHOLLI
BESNIK ALIAJ
EDUART SHALSI
GAQO APOSTOLI
ASTRIT PATOZI
GENC POLLO

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama