14 te shkarkuarit nga administrata ne diten e dyte te greves ngrihet cadra e trete

14 te shkarkuarit nga administrata ne diten e dyte te greves, ngrihet cadra e trete

Dhjetë përfaqësuesve të shoqatës së të larguarve nga administrata, 4 gra dhe 6 burra te cilet vijojnë ditën e dytë të grevës së urisë, iu shtuan mengjesin e sotem edhe 4 persona te tjere, edhe ata te shkarkuar nga puna ne administrate, ndërkohe qe numri i çadrave te ngritura prane Kryeministrise ka shkuar ne 3.

Ndërkaq, 10 personat qe e nisen dje greven e urise e kaluan natën jashtë në një çadër të improvizuar përpara piramidës në krah të selisë së qeverisë.

Grevistët të cilët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, nga të cilat kryesorja mbetet kthimi në punë i të gjithë të larguarve nga administrata me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë, janë mbështetur nga Partia Demokratike, një pjesë e deputetëve të të cilës e kaluan natën me ta.

Gerti Bogdani, Keltis Kruja dhe Aldo Bumçi qëndruan në çadrat e grevistëve gjatë gjithë natës për të bërë, siç u shprehen, rolin e policisë që sipas tyre nuk e kreu detyrën për t’i ruajtur personat qe jane futur ne në grevë urie.

Një ambulancë ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë çadrës së grevistëve të urisë, ndërkohë që mjekët që i kanë kontrolluar mëngjesin e sotëm kanë bërë me dije se gjenda e tyre shëndetësore mbetet brenda parametrave normalë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama