1400 vende shenojne Oren e Tokes

1400 vende shenojne 'Oren e Tokes'
Për 30 minuta në 1400 vende, përfshirë edhe Shqipërinë do të shuhen dritat në monumentet kryesore  në mese 5000 qytete dhe qyteza. Sot shënohet ngjarja më e madhe  mjedisore “Ora e Tokës”, aktivitet i cili në Shqipëri është prezent prej katër vitesh, dhe këtë vit organizohet nga ANEP – Shoqata për politika të reja të mjedisit dhe IDEA – Klubi studentor për edukim mjedisor. Sipas organizatorëve eventet që do të mbahen gjatë ditës së sotme në Tiranë janë mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës.

“Ora e Tokës” ka lindur si një iniciativë e ’’WWF Sidney’’ në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë.

Gjatë ditës së sotme janë parashikuar të mbahen disa aktivitete gjate orëve të paradites.

Do të jetë firmosja publike për pjesemarrje në “Orën e Tokës” ne Shqipëri, nje ceremoni simbolike dhe e bukur qe vitet e meparshme ka patur shume sukses, thonë organizatorët.

“EARTH HOUR RIDE”, nje event me biçikleta në perkrahje të “Earth Hour and beyond”. Aktiviteti do të mbahet tek Parku Rinia (Tajvani) prej orës 09.30. Eventi i mbremjes, do të jetë po ashtu me biçikleta, nga ora 20:30 -21.30.

Monumentet që do të shuhen

Monumentet që do të shuhen për një orë janë: Sydney Opera House, Sydney Harbour Bridge, Tokyo Toëer(Kulla e Tokios), Taipei 101, Muri i madh i Kinës,  Stadiumi Kombëtar i Pekinit (Bird’s Nest), Orchard Road Singapore, Lumbini Sacred Garden, Gateëay of India, The Burj Khalifa, Muzeu Libian, Table Mountain, Biblioteka Kombëtare e Bjellorusisë, Muret e qytetit të Dubrovnikut, Eiffel Toëer, Muzeu i Luvrit, Porta e Brandenburgut, Stadiumi Allianz Arena në Mynih,Kulla e Pizës, Kupola e Bazilikasit të Shën Pjetrit në Vatikan, Buckingham Palace, Tower Bridge, Parlamenti i Britanisë së Madhe, Big Ben, Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Brazil, CN Tower, Las Vegas Strip, Times Square, Empire State Building, Selia e OKB-së etj.

Rreth “Orës së Tokës”

“Ora e Tokës” është një iniciativë globale e mjedisit në bashkëpunim me ËËF dhe Leo Burnett. Janë të ftuar individë, biznese, shoqata dhe qeverit  që të fikin dritat dhe aperaturat e tepërta me 31 Mars në orën 20:30-21:30 për të treguar mbështetjen e tyre në zhvillimet ekologjike të qëndrueshme. Për vitin 2012 motoja e Earth Hour është “Unë mundem nëse Ju mundeni”  ku ftohen individë  dhe organizata për të sfiduar të tjerët për një angazhim të vazhdueshëm mjedisorë  përtej ores. Earth Hour  ka filluar  në vitin 2007 në Sidnej dhe çdo vit e ka zgjeruar përkrahjen e saj në botë. Në “Earth Hour 2011” morën pjesë 5.251 qytete nga e gjithë bota, në mbi 135 vende, dhe me mbi 1,8 miliardë përkrahës apo pjesëmarrës vullnetarë në 135 vende të botës duke u cilësuar si “Fushata më e madhe  mjedisore në Botë”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama