1- Thuaj disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thoni ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe deri diku jo normale.
2- Mos vish këmishë nate pasi të kesh bërë një dush. Thjesht mbulohu me një peshqir, mundësisht të shkurter, pa fshire pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që peshqiri të tregojë pjesët më magjepëse të trupit tuaj.
3- Bëni ecjen tuaj sa më shume seksi duke u përpjekur të lëkundni vithet tuaja dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe te duket më shumë vrull.
4- Një erë e lehtë djerse mund të shtoje kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim.
5- Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos të dijë për të.
6- Kollituni pak më shumë se sa duhet. Vishni të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t’ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjëndje shpirtërore shumë sensuale duke ndjerë prekjen e mendafshit në lekurën tuaj.
7- Mos qëndroni më në distancë pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të prapta.
8- Harrojini për disa ditë rrobat e përditshme të shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra me një prerje shumë të shkurtër dhe lini të brendshmet tuaja në sirtar. Nisni nje bisedë përfundimi i të cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s’kishit asgjë poshtë.
9- Hartoni vetë një plan seksi të papritur.
10- Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë.
11- Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie me shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas.
12- Shiheni atë direkt në sy, sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai më siguri do t’ju pyesë përse po e vështroni aq shumë.
13- Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur.
14- Nësë kohët e fundit keni qenë pasive, atëherë vëreni veten në rolin kryesor. Shpesh burrave u pëlqen që të drejtohen nga gratë në momentet e tyre të afshit.
15- Luaj rolin e vajzës lozonjare dhe flirto me të në mënyrë shumë energjike. Ngadalë por me siguri ripunoni me mënyrat e vjetra të sjelljes, filloni të qeshni nën hundë ashtu si në fillimet e lidhjes tuaj.
Bluetooth