Emirjon Gjuta, do të qëndroi në qeli për 15 ditë. Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar ndaj 26-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditor.
Pavarësisht këtij vendimi, gjykata e cilësoi arrestimin nga policia të paligjshëm, pasi ndalimi i Emirjon Gjutës është bërë pa urdhër të prokurorit të çështjes.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku mësohet se vet i dyshuari ka mohuar akuzën, duke pretenduar se nuk po fsheh asnjë person.
Edhe para gjykatës, ai kërkoi nga prokuroria t’i vë në dispozicion foton apo personin e dyshuar që të bëj identifikimin e tij. Si dhe ka shprehur gadishmërin përtë ndihmuar organët e rendit.
Pavarësisht pretendimeve të tij dhe avokatit Qazim Gjonaj që kërkoi lirimin nga qelia, prokuroria i tha gjykatës se i duhen disa ditë kohë për të verifikuar thëniet e të riut nëse tregon të vërtetën për personin që i ka shitur aparatin celular.
Kërkesë kjo që qu pranua nga gjyqtari Ardit Mustafaj.
Në dalje të gjykatës, avokati Gjonaj tha se klienti i tij është i pafajshëm.
Jashtë dyerve të gjykatës, ishin mbledhur shumë familjar të 26-vjeçarit, të cilët pritën lirimin e djalit të tyre.
Babai i Emirjon Gjutës, tha se djali nuk ka lidhje me eksplozivët.
Sipas prokurorisë, telefonin celular të cilin e ka shitur një ditë para shpërthimit Emirjon Gjuta me një vlerë prej 2500 lekësh, është përdorur në shpërthimin e farmacisë së Bashkim Tahirit.
Ndërkohë hetimet janë përqendruar tek kamerat e ndrysme të sigurisë, për të parë nëse mund të jetë fiksuar fytyra e blerësit të këtij aparati cellular në tregun pranë Postës Qendrore në Tiranë.