15 profecite e Bill Gates qe jane bere realitet

15 profecite e Bill Gates qe jane bere realitet

Në epokën e teknologjisë, informacioni, dija, komunikimi dhe çdo gjë është bërë më e shpejtë dhe me ritme marramendëse. Babai themelues i disa prej programeve kryesore kompjuterike kishte parashikuar shumëçka nga ato që jetojmë sot, që shumë kohë më përpara.

Më 1999, Bill Gates shkruajti një libër me titull “Business @ the Speed of Thought.”

Në libër Gates bënte 15 parashikime, të cilat asokohe mund të ishin dukur fantazi.

Por sikurse ka shkruar në blogun e tij studenti Markus Kirjonen, Gates del se ka qenë një parashikues më se i saktë.

1: Sajte me krahasime çmimesh

Parashikimi i Gates: “Do të zhvillohen krahasime automatike çmimesh, duke i lejuar njerëzve të kontrollojnë çmimet në uebsajte të shumta, duke e të lehtë që të gjendet prodhimi më i lirë mes industrive të shumta”.

Ja çfarë shohim sot: Mund të kërkosh lehtësisht për një prodhim në Google ose Amazon dhe të gjesh çmime të ndryshme për të njëjtin produkt. Sajte si NexTag dhe PriceGrabber janë  ndërtuar specifikisht për krahasim çmimesh.

2: Pajisjet elektronike të lëvizshme

Parashikimi i Gates: “Njerëzit do të marrin me vete pajisje të vogla që do t’iu mundësojnë të jenë në mënyrë konstante kë kontakt dhe të kryejnë punë elektronike kudo që ndodhen. Ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë lajmet, të shohin fluturimet që kanë prenotuar, të marrin informacione nga tregjet financiare dhe të bëjnë çdo gjë tjetër në këto pajisje”.

Ja çfarë shohim sot: Smartphone dhe tani dhe ora-smart, të cilat e bëjnë më së miri këtë.

3: Pagesat dhe financa, shëndetësi më e mirë nëpërmjet rrjetit

Parashikimi i Gates: “Njerëzit do t’i paguajnë faturat, do të kujdesen për financat e tyre dhe do të komunikojnë me doktorët e tyre nëpërmjet internetit”.

Ja çfarë shohim tani: Teknologjia nuk ka qenë në gjendje ta ndryshojë shëndetësinë së tepërmi, por ka sajte si ZocDoc që mundësojnë gjetjen e një doktori dhe lënien e një vizite më lehtësisht. Tani mund të merren para hua përmes sajtesh si Lending Club dhe mund të kryhen pagesa më lehtë përmes sajtesh si PayPal dhe Venmo.

4: Asistentë personalë dhe interneti i sendeve

Parashikimi i Gates: “Do të zhvillohen ’shoqërues personalë’. Ata do të lidhen dhe do të sinkronizohen me pajisjet e tua në një mënyrë inteligjente, pavarësisht nëse ndodhen në shtëpi, në zyrë dhe do t’i mundësojnë atyre të këmbejnë të dhëna. Pajisja do të kontrollojë e-mailet dhe njoftimet tona dhe do të paraqesë informacionin për të cilin kemi nevojë. Kur shkon në dyqan, mund t’i thuash se çfarë recete dëshiron të përgatisësh dhe ajo do të gjenerojë një listë me përbërësit që ke nevojë të marrësh. Ajo do t’i informojë të gjitha pajisjet që ti përdor për blerjet dhe prenotimet e tua, duke i mundësuar atyre që ta ndreqë automatikisht atë që je duke bërë”.

Ja çfarë shohim tani: Google Now, një asistent i zgjuar që përdoret në pajisjet lëvizëse, ka nisur të marrë këtë udhë. Ndërkohë, pajisje të vogla si Nest grumbullojnë të dhëna për rutinën tonë të përditshme dhe rregullojnë automatikisht temperaturën e shtëpisë. Beacons do të dërgojë kuponë shitjeje bazuar te zakoni ynë në blerjet e veshjeve.

5: Monitorimi i shtëpisë online

Parashikimi i Gates: “Video informuese nga shtëpitë tona do të bëhen të zakonta, duke na njoftuar kur dikush na viziton shtëpinë kur nuk jemi brenda”.

Ja çfarë shohim tani: Dropcam shet survejimin e shtëpisë me kamera, çka e bën monitorimin e saj të lehtë. Google e bleu kompaninë për 555 milionë dollarë më 2014-n.

6: Rrjetet sociale

Parashikimi i Gates: “Uebsajtet private për miqtë dhe familjarët tuaj do të bëhen të zakontë, duke na mundësuar të chatojmë dhe të planifikojmë evente”.

Ja çfarë shohim sot: Rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram kujdesen për këtë.

7: Oferta promocionale automatike

Parashikimi i Gates: “Software që dinë kur ke prenotuar një udhëtim dhe e përdorin këtë informacion për të sugjeruar aktivitete në lokalitetin përkatës. Ato sugjerojnë aktivitete, ulje çmimesh, oferta dhe ulje çmimesh për të gjitha gjërat në të cilat dëshiron të marrësh pjesë”.

Ja çfarë shohim tani: Sajte udhëtimesh si Expedia dhe Kayak ofrojnë marrëveshje të bazuara te të dhënat e blerjeve të mëparshme. Google dhe Facebook ads mund të ofrojnë spote promocionale bazuar te interesat dhe vendndodhjet e përdoruesit.

8: Sajte diskutimi sportesh Live

Parashikimi i Gates: “Teksa shohim një veprimtari sportive në televizion, shërbimet do të na mundësojnë të diskutojmë se çfarë po ndodh dhe të marrim pjesë në votime se cili mendojmë se do të fitojë”.

Ja çfarë shohim tani: Shumë rrjete sociale e mundësojnë këtë, me Twitter-in që është udhëheqësi kryesor. Mund të lihen komente live në sajte sporti si ESPN.

9: Reklamat inteligjente

Parashikimi i Gates: “Pajisjet do të kenë njoftime inteligjente. Ato do t’i dinë trendet tona të blerjeve dhe do të na paraqesin reklama që përkojnë me preferencat tona”.

Ja çfarë shohim tani: Shumica e shërbimeve të reklamave e kanë këtë mundësi, kur reklamuesit mund t’i përzgjedhin përdoruesit bazuar te historia e klikimeve, interesat personalë dhe trendet e blerjeve.

10: Linke të sajteve gjatë transmetimit direkt në TV

Parashikimi i Gates: “Transmetimi televiziv do të përfshijë linke të uebsajteve më të rëndësishme dhe përmbajtje që e plotëson atë që je duke parë”.

Ja çfarë shohim tani:  Thuajse çdo lojë sportive ka ads që lidhen me sajte të caktuara. Këto ads nganjëherë tregojnë edhe profilin e skuadrës në Twitter.

11: Borde të diskutimit online

Parashikimi i Gates: “Rezidentët e qyteteve dhe shtetet do të jenë në gjendje të kenë diskutime nëpërmjet internetit lidhur me probleme që i prekin, sikurse politikat lokale, planifikimi i qytetit, apo siguria”.

Ja çfarë shohim sot: Shumica e sajteve të lajmeve kanë seksione komentesh ku njerëzit mund të diskutojnë live, ndërsa mjaft sajte të tjera kanë forume ku njerëzit mund të pyesin dhe t’iu përgjigjen pyetjeve të caktuara. Twitter dhe Facebook kanë luajtur rol të rëndësishëm në revolucionet politike në Libi, Egjipt dhe Tunizi.

12: Sajte online në bazë të interesit

Parashikimi i Gates: “Komunitetet online nuk do të influencohen nga vendndodhja, por nga interesi ynë”.

Ja çfarë shohim sot: Të gjitha sajtet e lajmeve dhe komunitetet online fokusohen te çështje të caktuara. Shumë sajte lajmesh janë të përhapura më tepër vertikalisht, duke ofruar një mbulim më të gjerë për një çështje të caktuara. Shumë sajte lajmesh janë të përhapura më tepër vertikalisht, duke ofruar një mbulim më të gjerë për një çështje të caktuar.

13: Software për menaxhimin e projekteve

Parashikimi i Gates: “Menaxherët e projekteve që synojnë të krijojnë një skuadër do të jenë në gjendje të shkojnë në linjë, të përshkruajnë projektin dhe të marrin rekomandime nga njerëzit që janë në linjë që do të jenë dakord me kërkesat e tyre”.

Ja çfarë shohim sot: Software-t në hapësirën e biznesit po e revolucionarizojnë mënyrën se si rekrutohet, krijohen skuadrat, apo ndahen detyrat për të tjerët.

14: Rekrutimi online

Parashikimi i Gates: “Njëkohësisht, njerëzit që kërkojnë punë do të jenë në gjendje të gjejnë mundësi pune online duke deklaruar interesat, nevojat dhe njohuritë e specializuara”.

Ja çfarë shohim sot: Sajte si Linkedin iu mundësojnë përdorueseve të përpilojnë një jetëshkrim dhe të gjejnë punë bazuar tek interesat dhe nevojat individuale. Rekrutuesit mund të kërkojnë duke u bazuar te njohuritë e tyre specifike.

15: Software për komunitetin e biznesit

Parashikimi i Gates: “Kompanitë do të jenë në gjendje të shpërndajnë oferta për vende punë ndërkohë që janë duke krijuar një projekt ndërtimi, një prodhim filmi, apo një fushatë publicitare. Kjo do të jetë efikase si për kompanitë e mëdha që duan ta transferojnë punën, ashtu edhe për bizneset që kërkojnë klientë të rinj dhe firmat që nuk kanë një shërbim për të shkruar deri te klienti”.

Ja çfarë shohim sot: Shumë software të kompanive janë të fokusuara te aspekti social i kësaj, në mënyrë që përdoruesit mund të kontaktojnë me bizneset e tjera dhe të nisin një bisedë që mund të çojë drejt projektesh më të mëdha përmes aplikacionit të tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama