Shkelesit qe arrijne te vjedhin adresat elektronike dhe te dhenat personale. Ne boten e sotme teknologjia eshte perfundimisht menyra per te bere gjithçka. Mund te shohesh televizor ne internet, te degjosh muzike, te lexosh libra, te besh blerje e madje dhe te porosisesh ushqim. Aq e madhe sa eshte teknologjia, veçanerisht interneti dhe kompjuterat, kjo ka dhe anen e saj te erret. Si çdo gje e mire edhe interneti ka nje ane te keqe. Nderkohe qe ju mund t’u pelqeje per lehtesine qe u krijon, te tjereve mund t’u pelqeje sepse mund te perfitojne ne menyre te paligjshme, ose thjesht te demtojne te tjeret per t’u zbavitur.
Vjedhja e te dhenave nga piratet e internetit eshte nje nder problemeve me te diskutuara ne ditet e sotme. Askush nuk deshiron qe t’i shohin dokumentet personale ne kompjuter, dhe aq me pak kompanite e medha nuk duan qe dikush t’i preke sistemin qendror. Por, ka njerez kane jetuar vetem duke bere kete profesion, piraterine ne internet. Profesioni i tyre ka qene shume me i nderlikuar se marrja e kengeve apo disa filmave pa paguar te drejtat e autorit. Ata kane krijuar krimba dhe viruse qe kane hyre ne sistemin e Departamentit te Mbrojtjes ne SHBA, ne ate te NASA-s dhe ne shume laboratore kerkimesh per armet berthamore.
Me i kerkuari prej tyre dikur ishte Kevin Mitnick. Ne vitet ’90 ai grabiste sekrete korporatash, nderhynte ne rrjete telefonike dhe ne sistemin e alarmit te mbrojtjes kombetare, duke shkaktuar deme ne miliona dollare I denuar me 6 vite burg ai sot eshte nje person i ri, pasi punon si keshillues kompjuteresh, eshte autor dhe foles. Adrian Lamo eshte nje tjeter prej tyre. Krimet e tij perfshijne kompani si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “Aol Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup”, “McDonald’s” dhe “Sun Microsystems”, nje liste qe e gjen vetem tek kompanite me te medha te listuar ne “Forbes”. Per fatin e tij asnjera prej tyre nuk e denoncoi, dhe u denuan ne 6 muaj arrest ne shtepine e prinderve. Sot eshte nje gazetar dhe foles, fitues i shume çmimeve “Awards”. Edhe pse denimi qe meritonte ishte 10 vite burg, per shkak se ishte i mitur u denua me 6 muaj. Iu kerkua gjithashtu t’i dergoje letra ku i kerkonte falje NASA-s dhe “DoD”-it. Mes te denuarve te operacionit “Web Snare” ishin Mark Pentrack, i cili ofronte pjese makinash, avionesh dhe artikujt te tjere per shitje, te cilat nuk ishin te tijat.
Kevin Mitnick ishte dikur pirati me i kerkuar i kompjutereve ne bote. Ai grabiti sekrete te korporatave, ngaterroi rrjete telefonike dhe hyri ne sistemin e mbrojtjes kombetare, e cila shkaktoi miliona dollare deme. Kaloi 6 vite ne burg ne izolim per krimet e famshme. Ato dite jane harruar, tani eshte konsulent kompjuteresh dhe foles i njohur.
Adrian Lamo pranoi shume krime kompjuteresh drejt kompanive te tilla si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “AOL Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup” e shume te tjera, por njihet me shume per hyrjen ne sistemin kompjuterik te “The Nee York Times”. Ne vitin 2004 iu dorezua FBI-se dhe u denua 6 muaj burg ne shtepine e prinderve. Tani eshte gazetar dhe foles i njohur.
Jonathan James ishte i pari i mitur, ne moshen 16-vjeçare, qe u burgos per krime kompjuteresh ne SHBA. Shenjestrat ishin NASA dhe Departamenti i Mbrojtjes. NASA pohon se grabiti softuer me vlere 1.7 milione dollaresh. Me pas ai pranoi se kishte instaluar nje “sniffer” ne sistemin e tyre, gje qe e lejonte te shihte mesazhet e tyre.
I famshem duke qene bashkethemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrieren e tij te piraterise ‘kapela-e bardhe’ me ‘truket telefonike’ – term i perdorur per anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndersa studionte ne Universitetin e Kalifornise ai prodhoi pajisje per miqte e tij, te quajtura ‘kutite blu’, qe i lejonin ata te benin telefonata te largeta falas.
Ivory Dickerson u arrestua per piraterine ne kompjuteret e adoleshenteve. Ai hynte ne kompjuteret e tyre, shkruante fjale ne adresat ne “MySpace” dhe u kerkonte imazhe fotografike. Me pas i kercenonte t’i lendonte pjesetaret e familjes. Ai u denua me 110 vite burg.
I njohur si Max Vision, Butlet ishte nje specialist i talentuar kompjuteresh, i cili drejtonte nje kompani sigurimesh. Shkoi ne burg se krijoi nje krimb interneti qe hynte ne sistemet e “McChord Air Force Base”, “NASA Marshall Space Flight Center”, laboratoret kombetare dhe sistemeve te Departamentit te Mbrojtjes.
Nahshon Even-Chaim, i perkiste nje elite piratesh kompjuteresh te njohur si “The Realm”. Ai ishte pirati me i madh i kompjutereve i denuar ne Australi. Shenjestrat ishin rrjetet e kerkimeve te armeve berthamore dhe NASA. Ishte kaq i afte sa viktimat nuk e kuptuan se po spiunoheshin derisa pane provat.
Pas nje operacioni te FBI-se, Vasiliy dhe Alexey nga Rusia u arrestuan per 20 shkelje piraterie, mashtrim dhe komplot. Ata u denuan per grabitje te 50 mije kartave te kreditit te bankave amerikane, kompanive shitjesh ne internet. Gorshikov u denua me tre vite burg dhe pagoi 690 mije dollare.
Jeanson James Ancheta nga Kalifornia mban 17 akuza komploti per 14 muaj pirateri kompjuterike, e cila filloi ne qershor, 2004. Ai u shpall fajtor pasi mori kontrollin e qindra mijerave kompjutereve. Ai shkarkoi ne fshehtesi “Spy ware/Ads aware” ne me shume se 400 mije kompjutera te infektuar, perfshire dhe Divizionin e Armeve ne Kaliforni.
Pasi u rekrutua nga KGB-ja si nje spiun nderkombetar per te siguruar informacion ushtarak amerikan per sovjetiket, Markus Hess, nje qytetar gjerman, sulmoi 400 kompjutera ushtarak. Ai u denua me tre vite burg kur doli fajtor per spiunazh, por u lirua me kusht. Tani punon per nje kompani kompjuteresh ne Gjermani.
Nen pseudonimin pirat Dark Dante ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjeter te eskortes Te Fleteve te Verdha per nje njohje dhe me pas drejtoi nje agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi nje baze te dhenash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq ne televizionet amerikane ne Mistere te Pazgjidhura si nje i arratisur.
I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte nje anetar i disa grupeve elite piratesh ne 1980, i cili luftonte per epersi “ne linje” kundra Mjeshterve te Mashtrimit. Sidoqofte, pretendimi me i madh i tij per fame eshte ai i te qenit autor i Hacker Manifesto (Ndergjegjja e nje Pirati Kompjuterik), te cilin e shkroi dhe me pas u arrestua ne 1986.
Calce fitoi fame kur ishte vetem 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale me te medha ne bote. Ne Diten e Valentinit ne 2000, duke perdorur nofken e piratit MafiaBoy, Calce leshoi nje seri sulmesh refuzim-te-sherbimeve nepermjet 75 kompjutereve ne 52 rrjete, te cilat ndikuan ne faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit te tij ne dhomat e bisedes “ne linje”.
Smith eshte autori i virusit krimb famekeq Melissa, i cili ishte virusi i pare i suksesshem i perhapur nepermjet postes elektronike ne grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dergua nepermjet postes elektronike. Smith u arrestua dhe me vone u denua me burgim per shkaktimin e me shume se 80 milione dollare ne deme.
Jaschan u gjet fajtor per shkrimin e krimbave Netsky dhe Sasser ne 2004, ndersa ishte ende adoleshent. Viruset u gjeten pergjegjese per 70 perqind te gjithe programeve te demshme qe u perhapen neper internet ne ate kohe. Jaschan mori nje denim te pezulluar dhe tre vjet liri me kusht per krimet e tija. Ai gjithashtu u punesua nga nje kompani sigurie.
Mjeshterit e Mashtrimit (MeM) ishin nje grup piratesh elitare me qender ne Nju Jork te cilet shenjestruan sistemet telefonike amerikane ne vitet ’80. Ata u bene objektiv per autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik te AT&T. Grupi u soll para drejtesise ne 1992 me shume nga anetaret e tij te denuar me burg ose me denime te pezulluara.