Një 19- vjeçare meksikane, Estibalis Chavez arriti ta realizojë ëndrrën e saj, edhe pse për ta arritur qëllimin iu desh mund i madh. Për 16 ditë, adoleshentja qëndroi në grevë urie, dhe mundi iu shpërblye,ajo tashmë ka marrë një ftesë për në dasmën e princit britanik William dhe nuses së tij Kate Middleton. Ceremonia do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Chavez më 29 prill do të udhëtojë në Londër, falë një donatori anonim, shkruan sot gazeta meksikane "Milenio". Kjo vajzë në shkurt ngriti tendën para ambasadës britanike në Mexico City, duke refuzuar të hante, edhe pse zyrtarët e amabsadës i thanë se përpjekjet e saj do të shkonin dëm. "Kam qenë adhuruese e princeshës Diana që kur kam qenë e vogël, dukej si nëna imë", tha Estibalis. 19- vjeçarja, u shpreh se i kisha premtuar vetes se do të shkoja në damën mbretërore.