1994 - 2004 Brezi i te hekurtave

1994 - 2004, Brezi i te hekurtave
Ishte 4 dhjetori i vitit 1994: e ulur ne vitrinen e Fioruccit, nje dyqan per te rinjte ne qender te Milanos, modelja Carmen Pepe bllokonte gjithe kalimtaret. Adoleshente, studente, menaxhere... te gjithe me nje shikim te fiksuar drejt e aty. Tek kemisha e zberthyer nga e cila nxirrte krye nje gjoks i pacipe, i ngritur lart nga nje sutjen i zi me hekur: i pari Wonderbra "ballkon i mrekullive" i cili sapo kishte mberritur ne Itali pas disa muajve triumfi anglez dhe amerikan.

Filloi keshtu, dhjete vjet me pare, era e "push- up"-it, mjeti sensual i joshjes, protagonist i nje revolucioni te vertete te zakoneve. Me dantellat dhe ojnat, mendafshin dhe hekurin, ne ato vite kur vleresoheshin trupat tejet te dobet, riktheu deshiren per forma te mbushura dhe te rrumbullakta.

Neper gazeta dhe ne reklama, triumfonin trupa grash hermafrodite dhe mes modeleve ishte ngjitur ne maje fytyrezbehta Kate Moss, ikone e stilit anoreksik-shik. Por djallezori "ballkon" fitoi, dhe qe nga ajo kohe eshte shndrruar ne nje fetish te vertete dhe krejtesisht u trasformua ne nje risi estetike, teknologji dhe biznes fitimprures [4 miliard dollare qe levizin cdo dite].

Krejt e re struktura e perbere nga 52 pjese dhe e pajisur me 36 pika mbeshtetjeje. Qe mund te nderpriste cdo lloj komunikimi: mbi posterat super gjigande [pergjegjes qe nga ajo kohe per shume aksidente apo perplajse automobilistike], nje vajze e vogel ftonte ne menyre ironike: "Me shihni ne sy! Ne sy ju thashe". E persosur ne butesine e saj kunder rrymes, modelja qe i bente reklamen, ne ate kohe ende e panjohur, Eva Herzigova, e cila brenda pak mujash arriti te ngjitej ne Olimpin e yjeve. I pranueshem edhe cmimi, rreth 30 dollare, nje rekord shitjesh boterore ne dy muajt e pare: nje pale cdo 15 sekonda. Ende edhe sot sytjenat "rritese" kapin ne 27 perqind te te gjitha blerjeve ne te gjithe boten. "Nje treg qe nuk i njeh krizat", pranon Francesco Durante, drejtoi i marketingut i firmes "Playtex Italia", shperndaresi ekslkuziv i Wonderbra.

Suksesi i mash i Push-Up? Kjo vjen sepse ka lejuar nje zgjerim social te bazave te bukurise: demokratik dhe seksi, ai u ka lejuar te gjithave, edhe atyre femrave te shemtuara dhe me aftesi te kufizuara blerese, qe te luajne per te paren here me joshjen. Firma Wondebra dhe motrat e saj kane ditur qe te kapin rrymat e nendheshme te narcizmit qe rridhnin ne shoqerine tone pas viteve te tera te etikes dhe te sakrifices. Ne krize te plote sociale dhe te identitetit, trupi ishte duke u shndrruar ne vendstrehimin me te mire, qendra e vertete e gravitetit te individit te ri; dhe ai objekt i vogel ishte atje, per t\'u komunikuar te gjitheve kete revolucion.

Impakti i Push-Up ka qene kaq i forte, sa ndoshta edhe ne saje te ketij aksesori, gjoksi u be qendra barike e bukurise ne fundin e mijevjecarit. Pika thelbesore rreth te ciles vertitet joshja e re. Pikerisht per te pasur dekolte si "ballkon", ne fakt grate gjithmone e me teper u drejtohen bisturive duke marre persiper te gjitha risqet e kirurgjise estetike.

Pikerisht per te nxjerre ne dukje objektet e reja te deshires, gjoksin e persosur moda ka shpikur ndjellesa stili: jakat e hapura te xhaketave, kemishat, bluzet jane bere me te thella per t\'i sherbyer si kornize sytjenit dhelperak. Shpatullat me vata, ne krize prej kohesh, tashme jane zhdukur krejtesisht. Dhe intimja eshte gjithnje e me e dukshme. Qe nga hekuri i "push-up"-it, tek kerthiza jashte, qe nga mbathjet qe dalin siper xhinseve tek shpina e zbuluar, me tatuazhe. Eshte e gjithe merite e tij, e "push-up"-it, ati i te gjitha provokacioneve te 10-vjecarit te fundit.

Disa stiliste si pershembull Jean Paul Gaultier dhe Viviene Westwood, e kane kthyer sutjenin ne nje lende te vertete provokimi, ekzagjerimi dhe paradoksi. paraardhesit e Wonderbra jane dizeinuar ne formen e korseve, me kupa teper te fryra dhe me maja, qe te kujtojne filmat fumeti. Kurse sfilata historike e vjeshtes se vitit 1994, e frymezuar nga korsete dobesuese dhe mbi te gjitha nga imazhet e viteve \'700, solli modelin e sotem te "push-up"-it. Si nje forme loje.

Loja: Ne fund te fundit kjo eshte pika e forte e ketij sutjeni qe u lejon grave ndryshimin e rrolit, te jene ne kohet e sotme "femme fatale", tashme te pjekura dhe ndoshta ne karriere. Dhe qe u jep mundesine te provokojne pa leshuar mesazhe te vertete te gadishmerise seksuale. Nje joshje simbolike, nje revolucion i lojes. Nje nevoje per t\'u zbavitur qe vertitej prej kohesh ne ajer. "Prej vitesh "ballkonin" e ndertoja vete duke futur brenda pales se sytjenit sfungjer", rrefen Loredana Lecizo, mikesha e Al Banos. "Dhe kur shpertheu moda e "push-up"-it, u ndjeva e lehtesuar. Tani kam ne shtepi nje koleksion te tere. Shume te tilla, te gjitha te zeza, zbavitese dhe te ekzagjeruara. Te gjitha te gatshme per te dale mbi dekolte". Por edhe Irene Iveti, spikere dhe dikur presidente e dhomes se deputeteve pranon: "Hekur dhe sfungjer? Nuk mund te bej pa to, me pelqen t\'i vesh nen rrobat e ngushta dhe me dekolte, per te perftuar formen sensuale".

Nga ekspertet e joshjes arrin megjithate nje keshille qe na meson dozen e duhur te lojes dhe genjeshtres: "Mos e eksagjeroni me sfungjeret, dhe mos i shtrengoni shume hekurat, mbi te gjitha mos e rrisni gjoksin me dy numra", paralajmeron aktorja Anna Falchi, e cila merr goxha vesh "push-up"-it meqenese ka sherbyer si modele per marken italiane te sutjenave Infiore: "Heret apo vone do t\'ju duhet te zhvisheni. Dhe e imagjinoni efektin?!"

Nga : Revista Klan

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama